2011-03-28

4 LIBRA

1.Haruki Murakami  : Pylli norvegjez

Botues Skanderbeg Books, përktheu Etta Klosi
Roman, 318 faqe, 1500 Lekë


Toru, një student i urtë, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike. Ndjenjat e tyre ndikohen nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë. Një roman ku përzihen muzika, emocionet dhe erosi, me të cilat kanë qenë dominuar vitet '60.

2.Edo Popoviç :Kalda - histori nën lëkurë



Botues Ideart, përktheu Milena Selimi
Roman, faqe 236, 9 Lekë


Përsëri në vitet '60 të shekullit të kaluar, nga pena e një autori kroat. Në këto vite e çojnë kujtimet personazhin kryesor, fotografi Ivan Kalda. Ajo kohë i shfaq Ivanit dashurinë e zymtë, shpërfilljen, mungesën e lirisë dhe perspektivën e një njeriu që rritet pa harruar asgjë prej atyre që i lanë gjurmë mbi lëkurë.


3.Justine Levy :Asgjë me rëndësi


Botues Dituria, përktheu Edit Dibra

Roman, 144 faqe, 600 Lekë


Luiza dhe Adriani: një dashuri që duket e përjetshme dhe që papritmas shkërmoqet. Për Luizën do të jetë e vështirë që të kthehet nga humnera e depresionit. Sigurisht që nuk janë histori me të cilat mund të bëhen kryevepra letrare, por lexuesi i interesuar do të gjejë te romani i autores së re franceze, një dëshirë për "rimëkëmbje" që shërben për ta parë jetën me tjetër sy.


4.Simon Montefiore :Sashenka



Botues 55, përktheu Ergys Petriti
Roman, 600 faqe, 2100 Lekë


Perandoria ruse, ngjarjet e mëdha, triumfet dhe tragjeditë e historisë së saj të shekullit të njëzetë dhe si u përball me to një familje e zakonshme. Autori anglez, Simon Montefiore e prezanton "Sashenkën" që sapo është hedhur në qarkullim me katër libra të tjerë në shqipe, sot, ora 18.00, në Sheraton.

FLORI BRUQI

No comments:

Post a Comment