2011-03-28

Duke pritur Tsunamet e radhës...





Operacionet në ndihmë të emergjencave civile gjatë periudhës 2009–2011

Bashkëpunimi i forcave ushtarake me strukturat dhe popullsinë civile në ambientet e veprimeve të tyre ka qenë gjithmonë një element i rëndësishëm i planizimit të veprimtarisë ushtarake. Vlerësimi i efektivitetit të përdorimit është i lidhur me mënyrën e organizimit dhe realizimin e një bashkëpunimi me strukturat e popullsisë civile në hapësirën aktivitetit ushtarak. Nën kontekstin e zhvillimit të filozofisë moderne ushtarake vihet re se koncepti i bashkëpunimit civilo-ushtarak ka marrë një dimension shumë më të ndryshëm dhe kompleks.
© realbollywood.com

Koncepti, sipas doktrinës së NATO-s, që bashkëpunimi civilo-ushtarak (CIMIC, sipas NATO-s në doktrinën përkatëse të saj AJP-9), përkufizohet “CIMIC është koordinimi dhe bashkëpunimi në mbështetje të misionit midis komandantit të NATO-s dhe aktorëve civilë, duke përfshirë këtu popullsinë dhe autoritetet, qofshin këto lokale, kombëtare apo ndërkombëtare, organizata apo agjenci kombëtare dhe joqeveritare” edhe në Forcat e Armatosura të RSH-së, nisur nga ky konceptim, vendi dhe roli i BCU-së në bazë të analizës së faktorëve përcaktues në realizimin e qëllimit është konsideruar parësor dhe në këtë kuadër është evidentuar se BCU-ja është një element thelbësor suksesi; BCU-ja planifikohet dhe kryhet jo vetëm nga personeli organik i BCU-së, por edhe nga gjithë personeli ushtarak; në rastet e emergjencave kombëtare mbështetja duhet të jetë e gjithanshme; në procesin e zhvillimit të operacionit të sinkronizohen veprimtaritë e BCU-së me aktivitetin informativ pa u komprometuar në opinionin publik etj.

Koncepti mbi BCU-në në Forcat e Armatosura të vendit tonë nuk ndryshon në përmbajtje me konceptin e NATO-s; përkundrazi, duke marrë në konsideratë dokumentet themelore të shtetit shqiptar, kushtet, mundësitë, kapacitetet tona operacionale, traditën dhe nivelin e angazhimit në të ardhmen, ai konkludon: “Politika e BCU-së dhe operacionet në Forcat e Armatosura të RSH-së duhet të drejtohen në bazë dhe në mbështetje të parimeve të sigurisë kombëtare dhe Strategjisë Ushtarake të RSH-së” (MP-9, faqe 9). Pra, BCU-ja, duke shprehur tipare dhe karakteristika dalluese kombëtare, merr përsipër përgjegjësi të cilat i japin kuptim veprimtarisë drejtuese e operacionale të Forcave të Armatosura në planin kombëtar. Në këtë kuptim, përgjegjësitë e BCU-së janë shfaqur në këto drejtime themelore: BCU-ja është konsideruar mjeti parësor i Forcave të Armatosura për integrimin e tyre në veprimtarinë e strukturave të shoqërisë civile dhe të shtetit; BCU-ja angazhohet brenda vendit në bazë të ligjeve kombëtare shqiptare; BCU-ja është një mjet me kosto të ulët, por me vlera të mëdha, me anën e së cilës Forcat e Armatosura të RSH-së mund të shndërrohen në kontribuese të sigurisë; dhe BCU-ja ndihmon në trajtimin e kërcënimeve asimetrike që i kanosen vendit dhe shoqërisë në tërësi përmes koordinimit të aktorëve ushtarakë dhe joushtarakë.



Koncepti doktrinor i BCU në FA të RSH-së, duke qenë në akordancë të plotë me konceptin e CIMIC-it të NATO-s, bazohet në të njëjtat parime e norma. Gjatë ristrukturimit të FA-ve në periudhën mars–shtator 2010 u arrit të shtrihen strukturat e BCU-së në të gjitha nivelet e drejtimit strategjik, operativ dhe taktik. Aktualisht në strukturat e BCU-së kemi rreth 85 persona: oficerë, nënoficerë, ushtarë profesionistë dhe civilë. Në përforcim të rolit të BCU-së synon edhe realizimi i objektivit nr. 3783 në fund të vitit 2013. Nëpërmjet realizimit të këtij objektivi do të arrihet jo vetëm sanksionimi i rolit BCU-së, por dhe modernizimi i tij në nivelet e vendeve të NATO-s.

Aktivitetet e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të Forcave të Armatosura të RSH-së këto vite më tepër se kurrë kanë qenë në nivele tepër të larta dhe rezultative. Gjatë periudhës 2009–2011 Forcat e Armatosura kanë kontribuar në ndihmë të komunitetit civil në dy mënyra kryesore:

• Operacione të kryera në situata emergjente.

• Operacione të kryera në situata joemergjente.

a. Operacione të kryera në situatë emergjente

a. Operacionet e kryera në situata emergjence në periudhën shtator–dhjetor 2009 kanë qenë operacione sipas ndarjes së mëposhtme:

Operacione kërkim-shpëtimi në ujë. Janë kryer 2 (dy) operacione kërkim-shpëtimi në ujë për nxjerrje viktimash në lumë dhe liqen. Në operacionet e kërkim-shpëtimit në ujë janë angazhuar 54 forca dhe 8 mjete të tipit ambulance dhe “Land-Rover”.

Operacione të kryera për pastrimin zonave të ndotura (infektuara). Janë kryer 3 operacione për pastrimin e hapësirës nënujore nga minat në gjirin e Vlorës, pastrimi i zonës së infektuar dhe grumbullim municioni në zonën e Gërdecit, pastrimi i zonës së plazhit të Durrësit.



Në këtë operacion janë angazhuar 75 forca dhe 23 mjete transporti tokësor dhe ujor, si anije, gomone, furgona, fadroma, ambulanca, autobote uji, “Iveco”.

b. Emergjenca prej përmbytjes në rrethet Shkodër–Lezhë, dhjetor 2009–janar 2010

Për eliminimin e pasojave nga përmbytja janë kryer 31 operacione në komunat Dajç, Bërdicë, Anë e Malit, Velipojë, Bushat, Gur i Zi, Shëngjin, Fushëkuqe dhe Tale. Janë kryer këto volume pune:

• Zhvendosur apo transportuar nga zona e përmbytur 5000 njerëz, 1838 kafshë (gjë e gjallë).

• Transportim ushqimi për njerëzit 9550,3 tonë, transport ushqimi për kafshët 389,2 tonë dhe furnizim me ujë të pijshëm 50 tonë.

• U ndërtuan 892 ml argjinature si dhe 1552 ml përforcim argjinature.

• U ndërtuan 9 ml urë tip “Bejli” në Obot dhe u riparua rruga Velipojë–Shkodër.

• Ngritje kampingu për shpërngulje të familjeve të përmbytura.


Në këtë emergjencë u angazhuan 983 forca, 256 mjete transporti. Gjithashtu në këtë situatë emergjente u angazhuan dhe 115 forca dhe 3 helikopterë nga vende të ndryshme, si: 29 forca të Qendrës së Emergjencave Civile të Greqisë, 6 forca dhe 3 helikopterë të Qendrës së Emergjencave Civile të Italisë, 33 forca të Sigurisë së Kosovës, 47 forca të Qendrës së Emergjencave Civile të Maqedonisë.

c. Emergjenca prej përmbytjes në Shkodër, dhjetor 2010–janar 2011.

Për eliminimin e pasojave nga përmbytja janë kryer 86 operacione në komunat Dajç, Bërdicë, Anë e Malit, Velipojë, Bushat, Gur i Zi, Shëngjin, etj. Janë kryer këto volume pune:

• Transport (zhvendosur apo transportuar nga zona e përmbytur) 18449 njerëz, prej të cilëve 24 të sëmurë, 660 kafshë (gjë e gjallë).

• Transportim ushqimi për njerëzit 907,6 tonë dhe 34 678 pako, transport ushqimi për bagëti 538,7 tonë dhe 3576 paleta, furnizim me ujë dhe lëngje të pijshme 726,1 tonë, transport materiale të ndryshme jetike 99 697 copë (batanije, dyshekë, çarçafë, xhupa, këpucë etj.).

• U riparua 1705 ml argjinature, si dhe u vendosën 84 515 thasë me mbushje për përforcim argjinature dhe u riparuan rrugë 3600 ml.

• Transport inertesh 965 m3

• Misione fluturimi 653.

• Ngritje kampingu për shpërngulje të familjeve të përmbytura në Velipoje dhe te stadiumi në Shkodër.

Në këtë emergjencë u angazhuan mesatarisht 765 forca, 271 mjete transporti, 142 mjete speciale dhe 10 helikopterë.

Në këtë situatë emergjente u angazhuan dhe 124 forca dhe 5 helikopterë nga vende të ndryshme, si: 9 veta dhe 3 helikopterë nga Turqia, 9 veta dhe 2 helikopterë nga Greqia, 106 forca të Sigurisë së Kosovës bashkë me 34 mjete transporti dhe 4 mjete lundruese.

d. Zhbllokim rrugësh nga dëbora, dimri 2009–2010. Janë kryer 5 operacione duke pastruar rreth 240 km rrugë: në Qafën e Malit, Kukës; në Qafën e Buallit, Bulqizë; në Qarisht–Librazhd, në të cilat u angazhuan 21 forca dhe 9 mjete.

e. Zhbllokim rrugësh nga rrëshqitjet e dheut, gjatë vitit 2010. Janë kryer 6 operacione (në Pogradec, Librazhd, Shkodër, Skrapar, Elbasan, Berat).

• Në Velçan, Pogradec, janë angazhuar 20 forca dhe 7 mjete, janë ngritur 40 copë çadra familjare për strehimin e familjeve.

• Në fshatin Dorëz, Librazhd, u angazhuan rreth 10 forca dhe 7 mjete teknike për hapjen e rrugës.

• Në fshatin Ashtë, Shkodër, u angazhuan 10 forca dhe 7 mjete për pastrimin e rrugëve nga rrëshqitjet e dherave.

• Në fshatin Bogovë, Skrapar, u angazhuan 72 forca dhe 12 mjete për pastrimin e rrugëve nga rrëshqitjet e dherave, që kishin prishur tubacionin e ujësjellësit.

• Në poligonin Xibër, Elbasan, u angazhuan 10 forca dhe 1 mjet AD-14 (traktor) për pastrimin e rrugës.

• Në Vërtop, qarku i Beratit, u pastrua rruga nga rrëshqitjet e dherave. U angazhuan 4 forca dhe 2 mjete.

Gjithsej u angazhuan 126 forca dhe 36 mjete.

f. Kërkim-shpëtim në tokë dhe det gjatë vitit 2010. Janë kryer 2-operacione: në gjirin e Palermos dhe në derdhjen e lumit të Bunës, për shpëtim njerëzish në rrezik jete, duke angazhuar ekipet e motovedetave të Forcave Detare.

e. Operacione të kryera për pastrimin zonave të ndotura (infektuara) gjatë vitit 2010

Pastrimi i zonës së infektuar dhe grumbullim municioni trofe të gjetura në Mullet, Tiranë. U pastrua 2000 m² sipërfaqe toke, si dhe u hoqën 5242 copë municione të kalibrave 76 mm, 85 mm, 100 mm, duke angazhuar 6 forca dhe 2 mjete teknike speciale.

B. OPERACIONE TË KRYERA NË SITUATA JO-EMERGJENTE

a. Operacione për ndërtimin e urave tip “Bejli” gjatë vitit 2010

Për ndërtimin e urave tip “Bejli” është angazhuar batalioni i xhenios dhe gjatë kësaj periudhe ka ndërtuar këto ura:

• Në komunën Milot, Kurbin, u ndërtua 1 urë dhe u angazhuan 28 forca dhe 7 mjete.

• Në komunën Qafa e Malit dhe Kryezi të Pukës u ndërtua 1 urë dhe u angazhuan 24 forca dhe 5 mjete.

• Në komunën Katundi i Ri, Durrës, u ndërtua 1 urë dhe u angazhuan 12 forca dhe 8 mjete.

• Në komunën Gurrë, Mat, u ndërtua 1 urë dhe u angazhuan 6 veta, 1 vinç, 1 “Iveco”, 4 mjete transporti (“Astra”).

• Në komunën Margegaj, Tropojë, u ndërtua 1 urë dhe u angazhuan 18 forca dhe 9 mjete.

• Në komunën Piskovë, Përmet, u ndërtua 1 urë dhe u angazhuan 10 forca dhe 9 mjete.

Gjithsej u ndërtuan 6 ura dhe u angazhuan 98 forca dhe 44 mjete.

b. Operacione të kryera për pastrimin e zonave publike gjatë vitit 2010.

• Vazhdon puna në mbështetje të br. logjistike për kryerjen e punimeve në poligonet e asgjësimit të municioneve në Librazhd, Pukë dhe Skrapar.

• Në Rez. Qeveritare Vlorë u transportuan dhe larguan inerte, duke kryer një volum pune prej 490 m³ nga (1 “Astër”, 1 fadromë dhe 1 rimorkjator).

• Batalioni i kërkim shpëtimit i (Br MR) ngriti kamping me të gjithë elementet jetësore në malin e Tomorit në dispozicion të Kryegjyshatës Bektashiane, personeli 18 veta dhe 5 mjete transporti.

Gjithsej u angazhuan 18 forca dhe 8 mjete teknike speciale.

c. Hapje dhe përmirësim e infrastrukturës rrugore të komunitetit gjatë vitit 2010.

- Në Komunën Tropojë e Vjetër u angazhuan 3 mjete të Bxh (2 mjete tip “AD-20” dhe një motokompresor).

- Në Margegaj, Tropojë, u punua për hapje rruge, një volum pune prej 580 m³ u angazhuan 2 mjete.

- Në prefekturën e Shkodrës kanë bërë pastrimin dhe heqjen e mbeturinave 4 mjete të Bxh (1 fadromë dhe 3 “Astra”).

- Në komunën Velipojë Shkodër u ndërtua ura e drurit për këmbësorë.

- Nga data 2–6.06.2010, Bxh mbështeti aktivitetin e Festivalit Kombëtar Polifonik Shqiptar në Bylis me një agregat ndriçimi.

- Batalioni i kërkim-shpëtimit i (Br MR) punoi për rregullimin e infrastrukturës në Ballenjë të Bizës me (1 fadromë dhe 2 mjete vetëshkarkuese).

- U hap rrugë e re në komunën Poliçan, punoi (1 ekskavator dhe 1 mjet vetëshkarkues).

• Në Ksamil të Sarandës u hoqën inerte, punuan (2 “Astra” dhe 1 ekskavator).

• Në komunën Memaliaj u punua për hapje rruge të re. U krye një volum pune prej 300 m³ gërmim dheu nga një traktor.

Gjithsej u angazhuan 19 mjet teknike.

d. Operacione të kryera për fikje zjarri në verë 2010.

• Reparti ushtarak nr.1010, Vau Dejës, Shkodër, ka marrë pjesë në fikjen e zjarreve, në rajonin Guri i Bardhë dhe Bushat. Ky operacion zgjati 4 ditë dhe morën pjesë 4 oficerë, 4 n.oficer, 69 ushtarë profesionist, 4 mjete.

• Reparti ushtarak nr.1003, Bateria e Mortajave në Babrru, në bashkëpunim me batalionin e kërkim-shpëtimit të (Br MR) dhe mjetet zjarrfikëse të Ministrisë së Brendshme u krye operacioni i shuarjes së zjarrit në pjesën veriore të repartit në bregun e liqenit të vogël të zonës Babrru. Në këtë operacion nga forcat tona morën pjesë 30 veta dhe një automjet tip “Iveco”.

• Reparti ushtarak nr.1010 në Poshnjë, Berat, ka pasur dy situata në ndihmë të komunitetit të qarkut të Beratit. Operacioni për shuarje zjarri nga data 19-21 gusht 2010 në zonën Guri i Bardhë, Ura Vajgurore dhe lagjja “Goric”, Berat dhe morën pjesë 4 oficerë, 6 nënoficerë, 16 ushtarë profesionist, 2 mjete.

Gjithsej u angazhuan 133 forca dhe 7 mjete teknike.

Diagram showing the processes involved in a tsunami approaching a coastline

Strukturat e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak kanë analizuar veprimtaritë e Forcave të Armatosura të RSH-së për të ngritur në nivele më të larta njohjen e interesave të komuniteteve ku janë vendosur repartet e FA-ve si dhe krijimin e lidhjeve permanente me përfaqësuesit e pushtetit lokal për tu gjendur pranë tyre në çdo rast dhe në mënyrë sa më efikase, informimin në kohë kur kryhet dorëzimi përfundimtar i objekteve te përfaqësuesit e pushteti vendor, evidentimin e problemeve e mangësive të konstatuara në formë e mësimeve të nxjerra për të mundësuar jo vetëm eliminimin e tyre, por dhe ngritjen në nivele më të larta të këtij bashkëpunimi.

Gjatë vitit 2011 në planizimin e veprimtarive të FA-ve të RSH-së është parashikuar dhe ka një rritje të ndjeshme kontributi i reparteve ushtarake në ndihmë të komunitetit civil në të gjithë territorin e vendit.




Centralet berthamore



Shteti: Bullgari Centrali: Kozloduy

Kur Departamenti i Shtetit i SHBA renditi impiantet bërthamore më të rrezikshëm të ish-Bllokut Sovjetik në një dokument top sekret të vitit 1995, dy prej reaktorëve në kompleksin Kozloduy të Bullgarisë zinin vend në dhjetëshen e parë. Rreziqet që paraqiste teknologjia e vjetëruar sovjetike e impianteve përforcoheshin edhe nga rrethanat disi të dëshpëruara të Bullgarisë: "Ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, sidomos gjatë muajve të dimrit, e kanë dëmtuar Bullgarinë që nga viti 1984", shkruanin autorët e raportit. "Shpesh herë, për çdo tre orë me energji elektrike, ka një orë pa energji elektrike. Këto ndërprerje të energjisë kanë shkaktuar një trysni nga ana e kërkesës për të vazhduar shfrytëzimin e Kozloduyt pavarësisht rrezikut".

Dy reaktorët më të rrezikshëm u mbyllën në vitin 2004, dhe dy nga katër të mbeturit ishin planifikuar që të mbylleshin si një kusht për anëtarësimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, duke shkaktuar edhe pakënaqësinë e bullgarëve. (Edhe Lituania, reaktorët e së cilës datonin nga epoka sovjetike dhe që ishin gjithashtu në listën e rrezikut të Departamentit të Energjisë bëri lëshime të ngjashëm). Presidenti Georgi Parvanov u bëri thirrje evropianëve që të rishikojnë këtë kërkesë, duke pasur parasysh dimrin e fortë, si dhe mosmarrëveshjet për gazin mes Ukrainës dhe Rusisë në 2009-ën, por më kot. Kështu që, në vend të rihapë reaktorët e vjetër, Bullgaria po ndërton të rinj, dhe sigurisht më të sigurt, në këtë central me ndihmën e kompanisë shtetërore ruse të energjisë atomike, Rosatom. I pari është planifikuar të nisë punën në shtator, dhe nuk ka plane pas Fukushimës për të rishikuar rindërtimin e impiantit.

Shteti: Turqia


Centrali: Akkuyu

Pozicioni i Turqisë mbi vijën anatoliane të pllakave tektonike e bën atë një prej vendeve me veprimtari më të lartë sizmike në botë - gjatë shekullit të fundit ka pasur aty 14 tërmete me më shumë se 1000 viktima. Dhe nuk është habi që shumë turq kanë qenë shumë të kujdesshëm në mbështetjen për ndërtimin e impianteve të energjisë bërthamore. Një plan nga një konsorcium rus për të ndërtuar një central në Akkuyu, pranë portit mesdhetar të Mersinit, u la në sirtar në vitin 2000 pas një reagimi të fortë të publikut. Një tjetër impiant i ndërtuar nga rusët në atë vend plus një i dytë në bregun e Detit të Zi u lanë gjithashtu në vitin 2009, këtë herë për shkak të shqetësimeve për një varësi në rritje të Turqisë nga Rusia.

Por hera e katërt duket se do jetë e vërteta: Si pjesë e një marrëveshje të gjerë për energjinë të firmosur vitin që kaloi, Turqia dhe Rusia bënë një ujdi që një kompani bijë e Rosatom të ndërtojë një central në Akkuyu. Pas fatkeqësisë së Fukushimës, Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ripohuan entuziazmin e tyre për projektin, pavarësisht protestave të zgjatura të vendasve dhe faktit që, siç i tha një ekspert energjie turk “New York Times” vitin që kaloi, modeli i reaktorit që mendohet të përdoret në impiant nuk është miratuar nga autoritetet evropianë.

Shteti: Armenia


Centrali: Metsamor

Centrali bërthamor, flamur i forcës energjetike të Armenisë, që furnizon më shumë se 40 për qind të energjisë elektrike në vend, po vjetërohet me kalimin e viteve. I ndodhur jo larg nga 1.1 milionë banorët e kryeqytetit armen, Jerevan, ai ka një reaktor prodhim i vitit 1980, një projekt sovjetik i mesit të shekullit që kaloi, i njëjti i përdorur në impiantin Kozloduy të Bullgarisë, të cilit i mungojnë disa karakteristika shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e që gjenden në impiantet bërthamorë modernë; Bashkimi Evropian e ka përshkruar Metsamorin si "më i vjetri dhe më i rrezikshmi" i 66 reaktorëve t tillë që vazhdojnë të ekzistojnë.

Metsamori u mbyll në vitin 1989 pas shqetësimeve për sigurinë në vijim të një tërmeti, dhe më pas u hap në mesin e viteve nëntëdhjetë. Siguria e tij ka qenë një sebep mosmarrëveshjesh mes autoriteteve evropianë dhe amerikanë, që i japin Armenisë para në formë ndihmash dhe që shqetësohen për eficencën e impiantit, si dhe udhëheqësve armenë që këmbëngulin që impianti është shumë në rregull. Metsamori është futur prej vitesh në rrugën e mbylljes, por zyrtarët thonë se vonesat në ndërtim, si dhe problemet e financimit të zëvendësuesit të tij, një model më i ri dhe më i sigurt rus, bëjnë që kjo të mos ndodhë ndoshta deri në vitin 2017.

Shteti: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Centrali: Indian Point

Në gusht të vitit që kaloi, Komisioni rregullator Bërthamor i SHBA përllogariti shanset që 104 impiantet bërthamorë të Amerikës të dëmtohen në mënyrë kritike nga një tërmet. Më i rrezikshmi reaktori numër 3 në centralin e Indian Point në Westchester County të New Yorkut, 24 milje larg nga Manhattani. Ndërkohë që impiantet e tjerë, sidomos impianti Diablo Canyon dhe Stacioni Prodhues bërthamor i San Onofre në California, kanë shumë më tepër shanse që të pësojnë një tronditje të fortë, ata gjithsesi janë ndërtuar për ti rezistuar. Indian Point jo.

Shanset që bërthama e reaktorit numër 3 të dëmtohet në një vit të caktuar sipas MSNBC janë 1 në 10 000, afro shtatë herë më shumë se mesatarja e vendit. (Krahasuar me këtë, shansi vjetor për amerikanët që të vdesin në një aksident automobilistik është 1 në 6600). Janë shanse jo shumë të largët për politikanët e New Yorkut që janë pak më të brishtë në këto gjëra se sa homologët e tyre në Jerevan dhe në Sofie. "Kam pasur prej kohësh shqetësime për impiantin e Indian Point", tha këtë javë Guvernatori Andrew Cuomo. "E kuptoj energjinë dhe dobinë që ajo sjell. Kuptoj edhe riskun... Por ky është informacion i ri që do të na duhet ta vlerësojmë".

Shteti: Japonia


Impianti: Shika



Në vitin 1999, një incident i ndodhur gjatë një inspektimi rutinë tek nëj reaktor në centralin bërthamor të Shika, në një qytet me afro 15 mijë banorë në prefekturën Ishikawa të Japonisë e ekspozoi impiantin ndaj riskut të një reaksioni zinxhir të pakontrolluar për 15 minuta. Asgjë nuk ndodhi, por siç thonë, fshehja është më keq se krimi: Menaxherët e impiantit fshehën të dhënat e incidentit deri në vitin 2007, kur qeveria japoneze kreu një rishikim tërësor të industrisë së energjisë bërthamore në vend, zbuloi çfarë kish ndodhur, dhe urdhëroi që Shika të mbyllet përkohësisht.

Ishte hera e dytë që impianti mbyllej në po kaq vite: në vitin 2006, një gjykatë kish urdhëruar mbylljen e tij pasi vendasit kishin paditur të shqetësuar se ndërtimi i Shika nuk do u rezistonte tërmeteve të një madhësie që arsyeshëm mund të priteshin në atë zonë, gjë që u hodh poshtë më pas nga Agjencia Japoneze e industrisë Bërthamore dhe Sigurisë.

Problemet e Shika janë pjesë e një modeli më të gjerë e të dobët të mbikëqyrjes së industrisë bërthamore në Japoni që ka dalë më së shumti në pah pas aksidentit të Fukushimës. Siç deklaronte për The Guardian më 12 mars një sizmolog japonez, shumica e impianteve bërthamorë të brezit të parë në Japoni janë ndërtuar në një epokë me aktivitet të ulët tërmetesh. Pavarësisht ndërprerjeve të shkaktuar nga tërmeti në disa impiante në mesin e viteve 2000, kompanitë e energjisë elektrike dhe rregullatorët bërthamorë nuk arritën të kuptojnë dëmin e katastrofave potenciale që prisnin nën këmbët e tyre.

Flasin të mbijetuarit e bombës:Fukushima do të vrasë për vite të tërë

Qytetet e holokaustit të vjetër e të ri janë në dy anë të ndryshme, njëri në jugperëndim, tjetri në verilindje. Nga njëra anë e vijës ndarëse të pllakave që ndan më dysh ishullin ku lind dielli është Hiroshima, mbi një dektë të madhe të formuar nga dhjetëra lumenj të vegjël. Është simboli historik i shkatërrimit bërthamor të provokuar falë viteve të tërë kërkimesh të perëndimorëve për të gjunjëzuar Japoninë në luftë.

Nga ana tjetër, qindra kilometra distancë, në buzë të detit është emblema e fatkeqësisë moderne të prodhuar vetë, reaktorët atomikë të Fukushimës. Suzuko Sumata, 87 vjeç, ka humbur një këmbë mes rrënojave që shkaktoi bomba atomike në Hiroshima. Ajo ndjek nga televizori pamjet e centraleve që shpërthejnë në verilindje, teksa rri shtrirë në shtratin e klinikës në Hiroshimë ku është e detyruar të qëndrojë si pasojë e atij 6 gushti të vitit 1945.

"Rrezatimi është i padukshëm si atëherë, thotë teksa merr frymë thellë, por edhe gënjeshtrat e qeverisë janë të njëjtat", na thotë me një energji të paparashikueshme. "Ashtu siç bënë edhe atëherë, politikanët japonezë përpiqen të minimizojnë problemin e rrezatimit të lëshuar tashmë dhe ai që do të lëshohet nga Fukushima. Edhe pse nuk shihet, nuk është se nuk bën efekt. Ne që jetojmë prej vitesh e dimë mirë, janë plagë që djegin në të gjithë trupin dhe në mendje. Ua kemi thënë, por nuk na kanë dëgjuar asnjëherë dhe vazhduan gjithsesi duke ndërtuar centralet. Tani nuk duan të pranojnë që fatkeqësia ka përmasa shumë të mëdha, dhe që ajo çfarë ndodh përreth reaktorëve do të shihet me kalimin e kohës, ashtu siç na ndodhi ne".

Numata San kishte një punë, dhe i fejuari po kthehej nga lufta për tu martuar me të, kur bota u përmbys dhe ajo humbi një këmbë, një bashkëshort, dhe shumë pjesëtarë të familjes, bashkë me ata që vdiqën njëri pas tjetrit për shkak të tumoreve.

Fatura më e lartë


Qeveria japoneze thotë se kostoja e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga cunami mund të arrijnë në 25 trilionë jenë, apo 309 miliardë dollarë. Qytete të tëra u fshinë nga faqja e dheut kur u goditën nga vala e madhe e detit më 11 mars. U shkatërruan ferma, fabrika, rrugë, hekurudha e linja elektrike, ndërsa gati një milion njerëz kanë mbetur pa shtëpi. Me gjithë shkatërrimet, shumë japonezë shpresojnë që përpjekjet për rindërtim ta ndihmojnë ekonominë e vendit. Nëse vlerësimet e qeverisë dalin të sakta, ato do ta radhisnin tërmetin dhe cunamin që dërmuan bregdetin verilindor të Japonisë ndër fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme në histori.

Kostoja e parashikuar, që arrin deri në 309 miliardë dollarë, përfshin shkatërrimin e banesave, bizneseve dhe infrastrukturës në shtatë prefekturat të goditura më rëndë. Por kjo mund të mos jetë e tëra. Tokio është zemra e ekonomisë së tretë në botë. Kjo qendër financiare botërore po përballet me ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të centralit bërthamor të Fukushimës. Humbjet e bizneseve për shkak të pengesave në furnizim me energji nuk llogariten në vlerësime.

Ish-ministri japonez i financave Makoto Ucumi, tani kryetar i Agjencisë Japoneze të Klasifikimit të Kredive, thotë se muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. “Për sa i përket planit afatshkurtër, kuptohet se kemi sfida të mëdha para nesh. Prandaj, ka të ngjarë që për dy a tre tremujorë të shënojmë rritje negative. Por në planin afatgjatë, besoj se do të ketë ndikime pozitive për ekonominë; për shkak të rindërtimit të vazhdueshëm ekonomia do të rritet në tri apo katër vjetët e ardhshëm”. Pasojat e menjëhershme të cunamit po prekin çdo aspekt të jetës ekonomike. Cukixhi-shixho në Tokio është një nga tregjet më të mëdha në botë të peshkut dhe perimeve. Çdo ditë, këtu shiten me dhjetëra mijëra tonë mallra nga Japonia dhe mbarë bota.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera kanë ndaluar importimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale nga Japonia për shkak të shqetësimeve rreth ndotjes së mundshme nga impianti bërthamor. Tregtarët këtu shqetësohen se mund të ketë pasoja në punën e tyre. “Sështë vetëm Fukushima. Ka vende të tjera si Çiba [afër Tokios] dhe prefektura të tjera që po preken nga rrezatimi; unë bëj biznes me to. Jam vërtet i shqetësuar”. Në një cep të tregut, Hiro Masamoto punon thika për tregtarët e peshkut. Ai po ashtu shqetësohet për të ardhmen. “Jam i shqetësuar. Nuk mendoj se i kemi parë të gjitha pasojat akoma. Nëse nuk na vijnë më klientët, atëherë do të kemi telashe”. Trenat e shpejtësisë së lartë kanë filluar të qarkullojnë sërish mes kryeqytetit dhe rajonin Tohoku, të goditur nga cunami. Autostradat drejt veriut po rihapen për trafikun e rregullt.

Por shumë kompani ndërkombëtare i kanë larguar punonjësit nga Tokio nga frika e një katastrofe të mundshme në centralin bërthamor të Fukushimës. Shumë seminarë, takime dhe ngjarje të tjera janë anuluar. Turizmi ka ngecur. Rritja mbetet e dobët, ekonomia japoneze ska shumë që doli nga recesioni, më 2009. Por ish-ministri i financave Makoto Ucumi këmbëngul se ekonomia do të rimëkëmbet sërish. “Për të rindërtuar ekonominë, jo vetëm rajonin e prekur, por ekonominë e mbarë vendit, mendoj se i kemi mundësitë financiare, njohuritë, teknologjinë, aftësinë dhe guximin për tu bërë ballë këtyre vështirësive dhe në fund do tia dalim mbanë që tia kthejmë shkëlqimin rajonit të goditur dhe mbarë vendit”.

Sikurse zoti Ucumi, shumë japonezë janë të vendosur se vendi i tyre mund të përsërisë mrekullinë ekonomike të viteve 80, këtë herë duke përballuar me sukses katastrofën në rritje. Në kushtet kur 25 mijë vetë figurojnë të vdekur ose të humbur, është e qartë kostoja tragjike e fatkeqësisë. Por do të duhen muaj, në mos vite, për të mësuar plotësisht vlerën e dëmeve që i është shkaktuar ekonomisë së Japonisë.

Kompania e Energjisë Elektrike në Japoni thotë se punonjësit u evakuan sot nga një ndërtesë e reaktorit, pasi u gjetën nivele jashtëzakonisht të larta radiacioni.

Një zëdhënës i TEPCO-s i tha gazetarëve se niveli i radiacionit në rezervuarin e ujit të turbinës numër 2 të reaktorit ishte 10 milionë herë më i lartë se ai normal.

Po dje, Agjencia Bërthamore e Japonisë tha se niveli i radiacionit në det pranë centralit bërthamor të Fukushimës ka arritur të jetë 1 mijë e 850 herë më i lartë nga kufiri i lejuar, pra është rritur në krahasim me dje, kur ishte 1 mijë e 200 herë më i lartë se niveli normal. Ndotja e detit është treguesi më i fundit, se radiacioni nga uzina e Fukushimës është duke u përhapur.

Kundër bërthamores

Rreth 250 mijë vetë protestuan në qytetet e mëdha të Gjermanisë, Berlin, Këln, Hamburg dhe Mynih kundër energjisë atomike. Pas katastrofës në Japoni ata kërkojnë largimin e menjëhershëm nga energjia atomike. Në demonstratat masive kundër energjisë atomike në Gjermani të zhvilluara ditën e shtunë morën pjesë sipas të dhënave të organizatorëve në katër qytetet në Berlin, Hamburg, Këln dhe Mynih rreth 250 mijë vetë. Policia e vlerësoi numrin e pjesëmarrëse më të ulët. Organizatorët folën për protestën më të madhe kundër energjisë atomike të zhvilluar në Gjermani. Demonstratat që u thirrën nën moton "Fukushima paralajmëron për rreziqet: Mbyllni gjithë centralet atomike!" u organizuan nga shoqatat ambientaliste, sindikatat dhe organizatat kishtare. Me një minutë heshtje pjesëmarrësit kujtuan viktimat e tërmetit dhe të cunamit në Japoni.

Kryetari i sindikatave DGB Michael Sommer tha para masës së njerëzve në Berlin duke iu drejtuar lobistëve të energjisë atomike: "Ekziston mundësia e lidhjes së industrisë dhe energjive të rinovueshme, dhe atëherë kjo do të jetë e mundur dhe ne do të bindim shumicën politike. Nëse jo, atëherë do të vazhdojmë të luftojmë. Sepse ajo që ndodh këtu, mos largim nga energjia atomike, është çmenduri e vërtetë".

Në demonstratat kundër energjisë atomike në Berlin morën pjesë edhe kryetarët e fraksionit në Parlament të partisë ekologjike E gjelbërta, Renate Künast dhe Jürgen Trittin. Të gjelbërit përfitojnë politikisht në atmosferën kritike ndaj energjisë atomike në Gjermani. Në kuadër të protestës në Berlin, Trittin kritikoi politikën pro energjisë atomike të qeverisë federale: "Ne demonstrojmë sot kundër një vendimi të gabuar historik. Ky vendim i gabuar historik u mor vjeshtën e kaluar, kur u shtua afati i mbajtjes në punë të reaktorëve të vjetër", tha politikani ekologjist.

Ngjashëm foli edhe kryetari i fraksionit të Partisë Socialdemokrate, Frank-Walter Steinmeier: "Është qeveria federale që duhet të bëjë kthimin 180 gradë nga politika energjetike. Kjo do të ketë pasoja tek rezultati i zgjedhjeve, prandaj le të shohim çfarë do të ndodhë në fundjavë".

Fukushima, gjendja edhe më kritike

Në Japoni rritet shqetësimi tek njerëzit lidhur me përhapjen e radioaktivitetit pas aksidentit në “Fukushima I”. Sipas të dhënave të fundit edhe deti është kontaminuar me radioaktivitet. Qysh prej ditësh ekspertët e kishin të qartë, që kjo do të ndodhte. Pas konstatimit të radioaktivitetit tek ushqimet dhe uji i pijshëm, tani edhe deti është kontaminuar. Ky fakt nuk është befasues, sepse katastrofa në kompleksin bërthamor Fukushima i ndodhet direkt në bregdet.

Një gjë është e qartë: Radioaktiviteti në det në afërsi të kompleksit “Fukushima I” i ka tejkaluar disa herë vlerat normale. Por edhe ekspertë të pavarur theksojnë se rreziku i vërtetë për njeriun është ende i ulët. Ata nënvizojnë aspektin kohor duke përdorur ndajfoljen "ende".


Problemet në Fukushima mbeten: Mbi reaktorët II dhe III vazhdon të ngrihet reja e tymit. Kryesisht blloku III i jep shkas edhe vetë zëdhënësit të qeverisë Edano për t u shqetësuar. Sepse elementët djegës në këtë bllok përmbajnë pluton helmues: "Është e vështirë, që të zbulosh shkaqet për daljen e tymit, sepse ne nuk mund të shohim direkt brenda. Ekipet në vendin e aksidentit po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur shkaqet dhe njëkohësisht kërkojnë informacione për të verifikuar presionin në reaktor, sasinë e rrezatimit dhe për gjendjen në vaskën e ftohjes."

Për tymin, sipas inxhinierëve, shkas mund të jenë pjesë të rrënojave, që digjen dhe avujt e ujit. Sidoqoftë, punimet, që duhej të ndaloheshin të hënën (21.03.2011), sepse gjendja u bë e rrezikshme për punonjësit, po vazhdojnë, ndonëse me ndërprerje të herë pas hershme. Zjarrfikësit po përpiqen të ftohin bllokun e tretë dhe të katërt duke përdorur pompat e ujit. Të gjashtë reaktorët ndërkohë janë lidhur sërish me rrjetin dhe po furnizohen me rrymë. Megjithatë mbetet e paqartë, nëse sistemet e ftohjes do të rivihen në funksionim. Mesazhi i qeverisë sot është: "Ju lutemi durim!". Japonia gjithnjë e më intensivisht vazhdon të përgatitet për një jetë me rrezikun bërthamor.

Rikthehet jeta

Një shembull është Tokio - ndonëse kryeqyteti për disa ditë kishte marrë pamjen e një qyteti fantazmë, ndërkohë ka nisur të rikthehet jetë në rrugët e tij. Metroja, arteria kryesore e jetës së metropolit, është rivënë plotësisht në funksionim dhe qendrat gjigante tregtare janë të frekuentuara mirë. "Pavarësisht nga ndërprerjet e rrymës në qytet, tashmë tek gjithçka është kthyer normaliteti. "E rëndësishme është tani, që të dërgojmë më shumë ndihma në Veri", shprehet një nëpunëse, e cila shpreh ndenjën e të gjithë njerëzve në Tokio. Njerëzit, në një kohë që vështrojnë të shokuar gjendjen mjaft të tensionuar në zonat e katastrofës së cunamit, tani kanë filluar të ambientohen me rrezikun latent bërthamor. Ata shkojnë sërish në punë, shumë dyqane, që u mbyllën përkohësisht për mungesë të klientelës, tani janë hapur sërish. P.sh. një sipërmarrës taksish ka aktualisht vetëm një problem, që për shkak të gjendjes në zonat e katastrofës disa mallra të rëndësishme mungojnë: "Mua më preokupon mungesa e benzinës. Ne lejohemi të furnizohemi vetëm me 20 litra për person dhe ndonjëherë na duhet të presim për këtë në radhë katër deri në pesë orë. Unë nuk e di, se si do të zgjidhet ky problem për një të ardhme të afërt."

Me sa duket ky problem nuk do të zgjidhet kaq shpejt, sepse benzina mungon në masë në zonat e tërmetit dhe të cunamit. Kësisoj gjendja e jashtëzakonshme me kalimin e kohës po kthehet në diçka të zakonshme në Japoni.

Përpjekjet vazhdojnë

Japonia po vazhdon me përpjekjet për të ftohur reaktorët e dëmtuar dhe lëndën djegëse radioaktive në centralin bërthamor të dëmtuar rëndë në pjesën verilindore të vendit. Japonia thotë se do të duhet disa ditë para se të risillet energjia elektrike tek një reaktor ku një rezervuar që strehon lëndën djegëse ose bërthamën mund të jetë dëmtuar. Ky është njëri prej tre reaktorëve në centralin bërthamor Fukushima-1 me bërthama, për të cilat zyrtarët thonë se mund të jenë shkrirë pjesërisht. Punonjësit kanë pompuar ujë deti mbi këta reaktorë për të parandaluar ekspozimin e lëndës djegëse.

Kompania e Energjisë Elektrike "Tokyo" thotë se linjat e jashtme janë rilidhur tek objekti i dëmtuar. Kjo gjë do të mundësojë përsëri që punonjësit e centralit të monitorojnë nivelet e rrezatimit radioaktiv, të ndriçojnë dhomat e kontrollit dhe stabilizojnë procesin e ftohjes. Hidehiko Nishijama, zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Agjencisë japoneze Bërthamore dhe të Sigurinë Industriale, thotë se stabilizimi i reaktorit numër dy do të marrë shumë kohë.

Zoti Nishijama thotë se motori i pompës që qarkullon ujin në rezervuarin e lëndës djegëse të shpenzuar, ka pësuar difekt dhe janë porositur pjesët e këmbimit. Ndërkohë, zjarrfikësit që po punojnë me turne për të mënjanuar ekspozim të madh radiacioni po vazhdojnë të spërkatin me ujë rezervuarët e lëndës djegëse të reaktorëve ku ende nuk është vënë në punë energjia elektrike.

Shkencëtarët thonë se reaktori numër 3, i cili ka lëndë djegëse okside të përzierë, paraqet rrezikun më të madh nga gjashtë reaktorët e centralit. Nëse kjo bërthamë shkrihet, pritet çlirimi i një mase të madhe radiacioni toksik plutoniumi. Një sfidë tjetër serioze paraqet edhe reaktori katër. Lënda djegëse nuk ishte në bërthamën e reaktorit në kohën kur ndodhi tërmeti më 11 mars. Lënda djegëse, që paraqet rrezik radiacioni, është ekspozuar sepse çatia e ndërtesës që strehon reaktorin u dëmtua gjatë një shpërthimi.

Një cunam i shkaktuar nga një tërmet 9 ballësh shkatërroi impiantet e ftohjes së centralit bërthamor. Kryeministri japonez Naoto Kan kishte planifikuar të vizitonte të hënën një prej komuniteteve të goditura rëndë nga fatkeqësia natyrore si dhe një bazë për punonjësit e centralit bërthamor. Por zyrtarët thanë se udhëtimi me helikopter u anulua si rezultat i motit të keq. Shirat e rrëmbyera po ashtu kanë ndikuar tek përpjekjet e shpëtimit në rajonin Tohoku të goditur rëndë. Po ashtu reshjet çuan në paralajmërime të pazakonta nga zyrtarët lokalë për të mënjanuar ekspozimin ndaj shiut. Autoritetet thonë se ndërkohë që ka nivele të ngritura të radiacionit në ajër, tokë dhe ujë, nuk ka rrezik të menjëhershëm ndaj shëndetit të njeriut.

Megjithatë, zyrtarët thanë se duhen teste të tjera përpara se të hapet energjia elektrike. Për momentin, uji deti po përdoret për të ftohur reaktorin numër 3. Më herët puna u pezullua për të dytën herë brenda 24 orësh pasi nga reaktorë u pa të dilte avull dhe tym. Niveli i radioaktivitetit u rrit për pak kohë dhe inxhinierët u urdhëruan të largoheshin nga uzina. Puna për të rivendosur rrymën në reaktorë filloi pak përpara agimit. Në mbrëmje për herë të parë, kabllot e energjisë u lidhën në të gjashtë reaktorët. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike thotë se situata mbetet ende shumë serioze. Deri tani numri i viktimave ka shkuar në mbi nëntëmijë vetë. Mbi 12000 njerëz janë ende të zhdukur pas tërmetit prej 9 ballësh dhe cunamit që goditi pjesën verilindore të Japonisë.

Rreziqet bërthamore, çfarë nuk tha Tokio


Në ditën e gjashtë të frikës së Madhe, sipas Uashingtonit dhe Parisit, Tokio ka fshehur deri tani të vërtetën. Atëherë, çfarë ndodhi dhe çfarë mund të ndodhë ende në centralin e Fukushimës, Dai-ichi? Çfarë dhe sa informacion të "privilegjuar", qeveria e Tokios, agjencia për sigurinë bërthamore NISA, kompania menaxhuese e impiantit TEPCO nuk kanë ndarë me pjesën tjetër të botës?

Dy ditë më parë amerikanët përplasën grushtin mbi tryezë. Por në Vjenë, që të martën në mbrëmje, japonezi Yukia Amano, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore ka lënë mënjanë çdo lloj diplomacie: Kemi nevojë për më shumë informacione, për më shumë detaje, për shpejtësi më të madhe informimi".

Në po të njëjtat orë, rusi Juli Andreev, njëri prej specialistëve që punoi për shuarjen e mostrës së Chernobyl-it, ka një sinqeritet brutal: "E di nga përvoja, deklaroi ai për Reuters, që autoritetet japoneze janë në një situatë paniku të heshtur. Fjalët dhe veprimet e tyre, ashtu si ato të ANEB varen nga industria bërthamore, e cila kërkon disiplinë dhe burokraci". Një "e vërtetë" që Kuni Yogo, inxhinier i Agjencisë Japoneze të Shkencës dhe Teknologjisë, e thotë në mënyrë edhe më të thatë: "Qeveria japoneze dhe TEPCO janë duke zbuluar vetëm informacionet që i konsiderojnë të domosdoshëm".

Është fakt që agonia e katër reaktorëve të Fukushimës duket sot jo vetëm një aksident, pasojat e të cilit kanë ardhur duke u rënduar. Është më shumë zbulimi progresiv i një të vërtete që qeveria japoneze dhe TEPCO e nuhatën që në orët e para të katastrofës, por u përpoqën ta mbulojnë. Me shpresën që ata reaktorë do të mund të viheshin sërish në kontroll përpara se bota të niste të frikësohej.

Atëherë ia vlen të kthehemi në 19.46 me orën e Tokios, datë 11 mars. Kanë kaluar pesë orë nga lëkundja në brigjet e Paqësorit dhe më pak se katër orë nga dallgët e Tsunamit. TEPCO është në dijeni që sistemet e ftohjes së reaktorëve 1, 2 dhe 3 të Fukushimës janë jashtë përdorimi. Është e paralajmëruar kështu për rrezikun që kanoset nga një ngrohje e skajshme e lëndës djegëse.

TEPCO ka një histori disi të errët. Në vitin 2002 pranoi se ka falsifikuar në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë testet e sigurisë së centraleve të vet (mes tyre edhe të Fukushimës). Në vitin 2007 ka gënjyer për një lëshim radioaktiv nga centrali Kashiwazaki-Kariwa pas një lëkundjeje tërmeti.

Edhe më 11 mars nuk është se ka shkëlqyer për transparencë. Krejt thatë ka informuar qeverinë për "probleme në ftohjen e reaktorëve". Por rrethanat, në fjalët që thotë edhe Yukio Edano, zëdhënësi i Kryeministrit japonez, nuk shfaqet as në sfond.

"Është shpallur emergjenca bërthamore si masë paraprake”, shpjegon ai. Nuk ka lëshime radioaktivë. Vija e evakuimit është 3 kilometra larg nga vendndodhja e impiantit". Gjatë natës, tonet bëhen edhe më sigurues. Sepse, ndërkohë që në 21.55 burimet qeveritarë hedhin hipotezën për një "lëshim të parë radioaktiv" nga centrali, në orën 1.27 mëngjesit prefektura e Fukushimës informon që për pasditen e 12 marsit "sistemet e ftohjes së reaktorëve do të jenë sërish funksionalë”.

Aksident i nivelit 4

Në realitet në natën mes 11 dhe 12 marsit, TEPCO ishte në dijeni që sistemi i ftohjes së reaktorëve nuk kish asnjë shans të rivinte në jetë. Aq sa në mëngjesin e datës 12, drejtuesi paralajmëron që në reaktorët 1 dhe 2 niveli i ujit që mbulon shufrat ka rënë për shkak të avullimit progresiv dhe që "është i mundur një lëshim materiali radioaktiv". Qeveria autorizon manovrën e lëshimit të kontrolluar të hidrogjenit radioaktiv në atmosferë për të ulur presionin. Bashkë me pompimin në sistemin e ftohjes të ujit të detit.

Ka një shpërthim të parë që hedh në erë ndërtesën e reaktorit 1. Por në Vjenë, ANEB, ndikuar nga informacionit që vijnë nga Tokio, jep siguri. Mbrëmjen e datës 12, kur në Japoni është tashmë mëngjesi i datës 13, një komunikatë bën të ditur se "Nisa e ka klasifikuar aksidentin të nivelit 4 të shkallës Ines. Me pasoja lokale".

Nervozizmi francez

Ka një mospërputhje objektive mes sigurisë që jep Tokio dhe masave që qeveria merr në terren. Më 13 mars, zona e evakuimit përreth centralit rritet në 20 kilometra dhe fillon shpërndarjen e pilulave dhe jodit për popullsinë. Ndërkohë që në orën 11 të 14 marsit një shpërthim hedh në erë ndërtesën e reaktorit 3. Është prova që në Fukushima, tre ditë më vonë, operacionet e ftohjes së reaktorëve nuk kanë dhënë asnjë efekt. Pritej të rishikohej klasifikimi i aksidentit. Por autoritetet japoneze nuk e bëjnë as në mëngjesin e 15 marsit, kur regjistrohen dy shpërthime nga reaktorët 2 dhe 4. Kryeministri Naoto Khan informohet nga shtypi dhe e shpreh publikisht zemërimin e tij ndaj TEPCO: "Do të doja të dija çfarë dreqin po ndodh". Më tej, shton: "Rreziku i lëshimit radioaktiv po rritet”.

E vërteta në shesh

Atëherë, është Parisi që plas flluskën e fshehjes. Niveli i rrezatimit i regjistruar në central më 15 mars është dokumentuar 400 milisievert në orë. Dyqind herë më shumë se sa doza që një qenie njerëzore përthith normalisht gjatë një viti. Më tej: francezët, në bazë të informacioneve të tyre (kanë një ekip Mbrojtjeje civile në Sendai) lënda djegëse e të paktën dy nga tre reaktorët është e dëmtuar, një rrethanë që japonezët e konfirmojnë në 24 orët e mëvonshme. Siç ishte e mundur të parashikohej, katastrofa tashmë zgjerohet edhe në ata reaktorë që ishin në gjendje pune në momentin e tërmetit. "Është një aksident i nivelit 6". Pikërisht kjo është e vërteta. Që tani edhe japonezët kanë nisur ta pranojnë.

Stabilizohet gjendja

Gjendja në kompleksin atomik japonez të dëmtuar rëndë Fukushima, sipas të dhënave zyrtare është stabilizuar pjesërisht. Inxhinierët arritën ta lidhin me rrymën elektrike bllokun e reaktorit 2. Në këtë mënyrë mund të vihen në punë e pompat e ujit për ftohjen e reaktorit. Por ende nuk është testuar nëse këto pompa funksionojnë pas tërmetit dhe cunamit. Sipas qeverisë, reaktorët 1 deri 4 goditen pa ndërprerje me ujë me presion, për ti ftohur dhe për të penguar shkrirjen e bërthamave radioaktive. - Nëntë ditë pas tërmetit dhe cunamit në Japoni forcat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat dy vetë. Në qytetin Ishinomaki u shpëtuan një grua 80-vjeçare dhe një i ri 16-vjeçar. Ata ishin në gjendje hipotermie, por ende të vetëdijshëm, bëri të ditur policia. Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, numri i zyrtar i viktimave është rritur në 8.133. Më shumë se 12.000 vetë rezultojnë të humbur.


Paralajmrime....


Ndërkohë që vazhdon kriza bërthamore në pjesën verilindore të Japonisë, qeveria po u kërkon banorëve në afërsi të reaktorëve të dëmtuar në centralin Daiichi të Fukushimës që të rrinë brenda shtëpive të tyre. Qeveria amerikane po i paralajmëron amerikanët që ndodhen në Japoni që të qëndrojnë të paktën 80 kilometra larg nga zona e reaktorit. Ka njoftime se shumë njerëz në Amerikë, Kinë dhe Rusi po blejnë tableta me jodio potasiumi që të vetëmbrohen nga çdo lloj rrezatimi radioaktiv i përcjellë përmes erës.

Dhjetëra mijëra njerëz në Japoni janë skanuar për ekspozim ndaj radioaktivitetit nga grupet mjekësore me kostume të bardha dhe aparate skanimi “Geiger”. Kur jodi radioaktiv futet në trup, ai depozitohet tek tiroidet. Fëmijët janë në veçanti të rrezikuar.

Kur shpërtheu reaktori bërthamor në Çernobil në 1986, banorët pranë zonës u ekspozuan ndaj niveleve shumë të larta të rrezatimit. Ekspertët thonë se më shumë se gjashtë mijë fëmijë u prekën nga kanceri i tiroideve si rezultat i ekspozimit. Mjeku Edwin Lyman është me Shoqatën e Shkencëtarëve të Shqetësuar.

“Radioaktiviteti është i rrezikshëm për fëmijët sepse u dëmton ADN-në dhe ndikon mënyrën se si ndahen qelizat. Fëmijët kanë qeliza që ndahen më shpejt sesa tek të rriturit sepse ata po rriten”.

Ekspertët e shëndetësisë tani e dinë se shumë prej kancereve mund të ishin parandaluar nëse fëmijët të ishin mjekuar me “jodio potasiumi” para se të ishin ekspozuar ndaj radiacionit. Nëse nuk skanohesh, është e pamundur të dihet masa e rrezatimit që ke marrë. Po ashtu edhe terminologjia e përdorur mund të jetë konfuze. Mjeku John Sue është shef i onkologjisë së rrezatimit në Klinikën e Klivlandit.

“Matja mund të bëhet përmes njësisë rem apo sievet. Meqenëse sievet është një njësi matëse e madhe, ne e masim rrezatimin në millisieverts. Sa për krahasim, grafia e gjoksit ka një rrezatim prej rreth 0.2 milliseiverts”. Mjeku thotë se një njeri i zakonshëm nuk duhet të ekspozohet më shumë se 1 milliseivert në vit. Nëse një person rrezatohet me 17 seiverts apo 1,700 rem, kjo mund të çojë në kancer fatal.

Mëngjesin e së enjtes, një zëdhënës për centralin bërthamor japonez u mundua të qetësojë popullsinë se nivelet e rrezatimit përqark reaktorit të dëmtuar po binin.

“Ndryshimet në nivelin e rrezatimit më 17 mars në orën 9:30 ishin 3,786 microsieverts në orë. Një orë më pas u ul në 3,750”.

Profesori Robert Baker me Universitetin Teknik të Teksasit ka studiuar efektet e rrezatimit përqark Chernobyl-it. “Sasia e radioaktivitetit që vret njerëzit është një sasi e konsiderueshme. Nëse nuk ekspozohesh ndaj kësaj sasie, atëherë efektet për pjesën tjetër të jetës nuk mund të maten lehtësisht”.

Ajo që ndikon nuk është vetëm sasia e marrë njëherë, ekspozimi i menjëhershëm, por sasia e ekspozimit në orë, apo rregullisht gjatë javëve dhe muajve. Ekspozimi ndaj rrezatimit në masën katër apo pesë seiverts në orë mund të bëjë të domosdoshëm transplantimin e palcës së kockës. Një shqyrtim nga Instituti Teknologjik i Masaçusets thotë se nivelet më të larta deri tani në centralin e Fukushimës kanë qenë rreth 400 millisiverts, sasi të mjaftueshme për të ndikuar tek shëndeti brenda dy-tre orësh. Këto nivele ranë me shpejtësi dhe nivelet e tjera kanë qenë shumë më të vogla. Po ashtu nivelet e rrezatimit janë edhe më të vogla sa më shumë që të largohesh nga centrali i dëmtuar.

Masa

Ndërkohë që Japonia po përballet me krizën e acaruar në uzinën bërthamore të Fukushimës, zyrtarët amerikanë të fushës bërthamore po i përgjigjen thirrjes së Presidentit Barak Obama për të siguruar uzinat e energjisë bërthamore në Shtetet e Bashkuara. Çështja e energjisë bërthamore po vihet përsëri në fokus në Shtetet e Bashkuara, pas fashitjes së frikës nga aksidenti i vitit 1979 në uzinën bërthamore në Three Mile Island. Në propozimin e Presidentit Obama për buxhetin e vitit 2012 përfshihet edhe një shumë prej 36 miliardë dollarësh si hua të garantuara për ndërtimin e uzinave bërthamore.

Por amerikanëve iu përmendën rreziqet javën e kaluar, kur një tërmet dhe cunami që e pasoi, shkaktuan një sërë ngjarjesh të pakontrolluara në uzinën bërthamore të Fukushimës në Japoni. Imazhet e shpërthimeve, zjarret dhe shtëllungat e tymit u transmetuan nga kanalet televizive amerikane dhe sollën ngritjen e pyetjeve për sigurinë e uzinave bërthamore në Shtetet e Bashkuara.

Me kërkesë të Presidentit Obama, Komisioni Rregullator Bërthamor i Shteteve të Bashkuara, NRC, njoftoi dje se do të ndërmarrë një kontroll të gjithanshëm për sigurinë e 104 uzinave bërthamore në Shtetet e Bashkuara. Kryetari i Komisionit Gregori Jazhko u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do të nxjerrin mësime nga situata në Japoni. "Ne do të shqyrtojnë çfarë ka ndodhur, ne do të bëjmë një studim sistematik dhe metodik të informacionit dhe nëse do të na duhet të bëjmë ndryshime në programin tonë, do t’i bëjmë ato”.

Eksperti bërthamor Pitër Bradford parashikoi dje se industria bërthamore do të pësojë rënie. "NRC-ja nuk mund të përdorë burimet që ka për procesin e nxjerrjes së mësimeve dhe rrjedhimisht do të vazhdojë të miratojë projekte ndërtimi, si dhe liçenca zbatimi sipas planit origjinal të saj”.

Bradford, ish-anëtar i Komisionit Rregullator Bërthamor amerikan, tha se do të duhet nga 12 në 24 muaj për të përfunduar vlerësimin e krizës bërthamore në Japoni. Vetëm atëherë, tha ai, do të jenë nxjerrë mësimet. Robert Alvarez, analist i Institutit për Studimin e Politikave, shpreh shqetësimin e tij për disa nga uzinat amerikane të energjisë bërthamore. "Për momentin, ne duhet të ngadalësojmë veprimtarinë në disa nga reaktorët në funksionim. Ka reaktorë aktivë në zona tërmetesh që janë goditur nga tërmete shkatërrimtare në të kaluarën, shumë prej të cilëve po shqyrtojnë mundësinë e rinovimit të licencave operacionale”.
195tsunami_panel_516
Ai diskutoi gjithashtu edhe për raportin e vitit 2004 të Akademisë Kombëtare të Shkencave, ku janë vënë në dukje probleme të mbingarkesës së depozitave të karburantit dhe metodës së ftohjes së shufrave bërthamore në ujëra të thella, për të parandaluar emetimin e radioaktivitetit. "Në Shtetet e Bashkuara, depozitat e karburantit janë të mbushura me një sasi katër herë më të madhe se sa kapaciteti i projektuar. Ato janë tejet të mbushura”.

Në Japoni, depozitat e karburantit janë në qendër të vëmendjes së punonjësve të emergjencave. Temperatura e ujit është dy herë më e lartë nga sa duhet të jetë në dy prej gjashtë depozitave, ndërsa shufrat e karburantit në një tjetër depozitë besohet të jenë ekspozuar në ajër dhe emetojnë gaze radioaktive. Një raport i publikuar nga “Bashkimi i Shkencëtarëve të Shqetësuar” dje, thotë se NRC ka “toleruar probleme të njohura me sigurinë”, duke çuar në ndodhi shqetësuese, në probleme me pajisjet e sigurisë dhe mangësi të sigurisë në uzinat bërthamore në gjithë Shtetet e Bashkuara. Por Kryetari i Komisionit Rregullator Bërthamor, Gregori Jazhko, e siguroi publikun se uzinat bërthamore të Shteteve të Bashkuara, të cilat ndodhen në 31 shtete amerikane, inspektohet rregullisht për sigurinë teknike.

"Dua të vë në dukje dhe të theksoj se ne kemi një program shumë të fuqishëm, nëpërmjet të cilit ndjekim sigurinë dhe mbrojtjen e objekteve tona bërthamore nga minuta në minutë”.


Të mërkurën, sekretari amerikan i Energjisë, Stiven Çu, tha se administrata Obama vazhdon të mbështesë zgjerimin e energjisë bërthamore në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga kriza në Japoni.

/Përgatiti:Flori Bruqi/

No comments:

Post a Comment