2011-03-30

Edhe gjeneral Agim Çeku mund të jetë kandidat për president...

Agim Çeku mund të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Ky është njëri prej skenarëve që do të pasonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse në të Presidenti Behxhet Pacolli konsiderohet pjesë e shkeljes së Kushtetutës, që për pasojë do të kishte tërheqjen e tij nga posti i të parit të vendit.

Burime të KosovaOnline mësojnë se kandidatura e Agim Çekut për president ka mbështetje edhe brenda koalicionit qeveritar, mirëpo një mbështetje të madhe gëzon edhe nga shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.

Burimet në fjalë bëjë të ditur se deputetët e PDK-së do ta mbështesnin Çekun për president, ndërkaq deputetët e Koalicionit Kosova e Re, një gjë të tillë do ta bënin vetëm me pajtimin e Pacollit. Ndërkaq, pro kandidaturës së Çekut janë edhe një pjesë e AAK-së.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sot do të bëjë publike detajet e vendimit të saj në të cilin ka konstatuar se gjatë seancës së 22 shkurtit 2011, ka pasur shkelje të Kushtetutës me rastin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli.

No comments:

Post a Comment