2011-03-30

Flori Bruqi :Dredhitë partiake në Kosovë dhe ....

Koalicioni qeverisës PDK-AKR dhe minoritetet ka vendosur sot që sërish të dalë me Behgjet Pacollin si kandidat për president të Kosovës, në seancën zgjedhore që pritet të mbahet së shpejti.
 
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë për Kosovapress se koalicioni qeverisës PDK-AKR dhe minoritetet kanë vendosur që sërish të dalin me Behxhet Pacollin si kandidat për president të Kosovës dhe se tashmë kanë mbledhur numrin e nënshkrimeve të nevojshme për një gjë të tillë. 

Sipas Makollit, çështja e nënshkrimeve nuk ka qenë asnjëherë problem dhe se tashmë janë siguruar nënshkrimet e nevojshme sipas Kushtetutës, ku parashihen që për nominim e një kandidati për president duhet të jenë më së paku 30 nënshkrime të deputetëve. 

Makolli ka thënë se Kosova ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë, pasi që afati kushtetues për një ushtrues detyre të presidentit ka kaluar para dy ditësh, kështu që sipas tij procedimi i zgjedhjes së presidentit do të bëhet së shpejti.





Këshilltari i parë i Behgjet Pacollit, Ibrahim Gashi ka thënë se presidenti është i gatshëm ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk ka asnjë koment më shumë në lidhje më këtë vendim.
Këtë deklaratë e dha Gashi të mërkurën në Presidencë, kur mediat prisnin që Pacolli t’i drejtohet publikut, pasi që e kishte marr vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e LDK-së për procedurën e zgjedhjes së tij president....


Duke konsideruar se çështja e Behgjet Pacollit do të kthehet në “pikën zero”, prof.dr.Ibrahim Gashi ka thënë se Behgjet Pacolli do të jetë përsëri kandidat, pasi ai, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e ka shkelur Kushtetutën.



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se nuk ka qenë befasues konfirmimi nga Gjykata Kushtetuese se është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në seancën parlamentare të 22 shkurtit të këtij viti, gjatë procedurës së zgjedhjes së Presidentit të vendit.

AAK e përshëndet vendimin e drejtë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në mbrojtje të dokumentit më të lartë juridik të shtetit.

AAK konsideron se përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar drejt shkeljes së aktit më të lartë juridik të vendit, është z. Hashim Thaçi, i cili përmes presioneve dhe insinuatave ndaj deputetëve, krijoi klimë degraduese mbi Kuvendin dhe institucionet tjera të vendit.

AAK konsideron se Kosova dhe imazhi i saj në botë, fatkeqësisht po vazhdojnë të dëmtohen gjithnjë e më shumë, për shkak të politikave për interesa të ngushta dhe personale të përgjegjësit kryesor të këtyre zhvillimeve, Hashim Thaçit.

AAK fton në rivendosjen e shpejtë të kushtetutshmërisë në vend dhe kërkon respektimin e plotë të saj në të gjitha veprimet tjera në ndërtimin dhe udhëheqjen e institucioneve.




Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof.dr.Enver Hasani, në një deklaratë dhënë sonte për medie vendore mohoi mundësinë se ai mund të bëhet ushtrues detyre i Presidentit të vendit. Sipas tij, spekulimet për gjoja mundësinë që ai të bëhet U.D i Presidentit paraqesin një interpretim laik të Kushtetutës së vendit. 

Më herët në medie është spekuluar mundësia që ai të bëhet ushtrues detyre i postit më të lartë në vend. Sipas tyre, Hasani do të emërohej në këtë detyrë duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, në të cilën nënvizohet se pas kryetarit të Parlamentit, detyrën e ushtruesit të presidentit mund ta kryejë kryetari i Gjykatës Kushtetuese. 



Në këtë rast, sipas medieve, kryeparlamentari  Prof.dr.Jakup Krasniqi do të anashkalohet kësaj radhe, për shkak se edhe ai është përfshirë në lëshimet e bëra procedurale dhe ligjore lidhur me zgjedhjen e Behgjet Pacollit.

Lidhur me krizën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit, në Prishtinë janë zhvilluar takime intensive midis krerëve të institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj situate të re të krizës institucionale.



Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof.dr.Enver Hasani, në një deklaratë dhënë sonte për medie vendore mohoi mundësinë se ai mund të bëhet ushtrues detyre i Presidentit të vendit. Sipas tij, spekulimet për gjoja mundësinë që ai të bëhet U.D i Presidentit paraqesin një interpretim laik të Kushtetutës së vendit. 

Më herët në medie është spekuluar mundësia që ai të bëhet ushtrues detyre i postit më të lartë në vend. Sipas tyre, prof.dr.Enver Hasani do të emërohej në këtë detyrë duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, në të cilën nënvizohet se pas kryetarit të Parlamentit, detyrën e ushtruesit të presidentit mund ta kryejë kryetari i Gjykatës Kushtetuese. 



Në këtë rast, sipas medieve, kryeparlamentari Jakup Krasniqi do të anashkalohet kësaj radhe, për shkak se edhe ai është përfshirë në lëshimet e bëra procedurale dhe ligjore lidhur me zgjedhjen e Behgjet Pacollit.

Lidhur me krizën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit, në Prishtinë janë zhvilluar takime intensive midis krerëve të institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj situate të re të krizës institucionale.


Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e vlerëson si të pranueshme ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nënshkruesve të tjerë të ankesës lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke vlerësuar kështu se vendimi për zgjedhjen e tij ka qenë jokushtetues tashmë i është dërguar Kuvendit të Kosovës.
Një kopje e këtij vendimi i është dorëzuar Sekretarisë së Kuvendit, Presidencës dhe Grupit Parlamentar të LDK-së.


Tekstin e plotë të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth këtij rasti e gjeni në linkun:

http://www.gjk-ks.org/repository/docs/ko_29_11_agj_om_shq.pdf


KUSH E SHKELI KUSHTETUTËN. BEHGJET PACOLLI JO?


Vetëm 35 ditë pas zgjedhjes së kontestuar, Gjykata Kushtetuese ia mohon Behgjet Pacollit postin e presidentit të shtetit. Me aktgjykimin e shpallur të hënën, vendimi i Kuvendit të Kosovës i datës 22 shkurt 2011, me të cilin Pacolli u zgjodh president i Republikës së Kosovës, u gjykua si jokushtetues.

Sipas njoftimit të bërë publik të hënën pasdite, Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka vendosur se zgjedhja e presidentit është bërë në kundërshtim me nenin 86 të Kushtetutës. Këtë vendim nuk e kanë mbështetur vetëm dy anëtarë të Gjykatës, ndonëse nuk është sqaruar se cilët kanë qenë ata.


“Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpallë kërkesën të pranueshme (kërkesën e LDK-së v.j) dhe, me shumicë votash, me dy gjyqtarë mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, më datë 22 shkurt 2011, është jokushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kushtetuesja.


Sipas njoftimit, teksti i plotë i aktgjykimit do t’u dërgohet palëve gjatë ditëve në vijim.
Nga Zyra e presidentit të deritanishëm, Pacolli, të hënën nuk është dhënë asnjë deklaratë në lidhje me vendimin, ndërsa vetë Pacolli nuk është parë në publik fare.

 Shkeljet e Kushtetutës 

Burime të gazetës brenda Presidencës së Kosovës, të cilat iu kanë referuar argumenteve të paraqitura nga trupi gjykues i Kushtetueses, kanë treguar se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë sugjerim për Kuvendin e Kosovës sesi duhet të veprohet tutje. Gjithashtu nuk është dhënë ndonjë afat kohor se brenda sa kohe duhet të zgjidhet presidenti. Të njëjtat burime kanë treguar se në arsyetimin e Gjykatës nuk është përmendur fare termi “kuorum”. Por është lënë të kuptohet se në procesin e votimit për zgjidhjen e presidentit të Kosovës medoemos duhet të jenë të pranishëm në sallë 2/3 e deputetëve e që në rastin e zgjedhjes së Pacollit president nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm. Përveç kësaj Kushtetuesja thuhet të ketë gjetur edhe një shkelje tjetër - atë të procedimit të raundit të tretë, i cili nuk është dashur të mbahej pasi që nuk ka pasur kundërkandidat, si dhe kuorum të mjaftueshëm.


Në nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës specifikohet se zgjedhja e të parit të shtetit duhet të bëhet me 2/3 e votave të gjithë deputetëve, gjë që nuk ka ndodhur me rastin e Pacollit. Në zgjedhjen e tij, kanë marrë pjesë vetëm 67 deputetë në të tri raundet e votimit. Pacolli ka arritur t’i marrë 62 vota vetëm në raundin e tretë të votimit, pas “presioneve” që lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, thuhet t’u ketë bërë deputetëve të partisë së tij gjatë një “pauze të dhunshme”, të mbajtur pas përfundimit të raundit të dytë të votimit.


Në dy raundet e para, Pacolli kishte marrë vetëm 54, përkatësisht 58 vota. Dy nga figurat qendrore të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, më vonë e kanë konfirmuar trysninë që Hashim Thaçi ua kishte bërë bashkëpartiakëve të tyre, për ta votuar Behgjet Pacollin. 


Pacolli ishte zgjedhur edhe pa kundërkandidat, ndonëse me Kushtetutë parashihet gara mes kandidatëve për ta fituar postin e presidentit.


“Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet president i Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 86, pika 5 e Kushtetutës.

  Rrugëdalja, ende e paqartë 

Mungesa e kuorumit dhe e kundërkandidatëve gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit, ishin marrë si argumente të mjaftueshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për ta ngritur lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Lënda e njohur si “Sabri Hamiti dhe deputetët e tjerë”, ishte deponuar në Gjykatën Kushtetuese më 1 mars nga ish-këshilltarja e presidentit, Fatmir Sejdiu, tani deputete, Vjosa Osmani. Lënda e LDK-së, e cila ishte mbështetur edhe nga deputetët e AAK-së, nuk e ka përfshirë edhe argumentin e shkeljes që Pacolli kishte bërë pak minuta pas ishte zgjedhur president, duke marrë pjesë në votimin e kabinetit qeveritar. Dhe pikërisht këto argumente të paraqitura nga dy partitë e sipërpërmendura kanë bërë që mënyra e zgjedhjes së presidentit të shpallet jokushtetuese nga gjykata.


Në tashmë ish-partinë e Pacollit, AKR, kanë thënë se duhet ta presin vendimin e plotë të Kushtetueses për të dhënë përgjigje në këtë çështje. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli, nuk ka pasur koment, meqë tha se në parti nuk e kanë parë arsyetimin mbi të cilin është marrë vendimi.


Në anën tjetër, nga Partia Demokratike e Kosovës është thënë se do të priten zhvillimet e mëtutjeshme, ndërsa nuk kanë parë arsye për shqetësim rreth mundësisë që vendimi i Kushtetueses të ndikojë në koalicionin qeverisës.


"Nuk besoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund ta destabilizojë koalicionin qeverisës. Megjithatë presim zhvillimet e reja konsekuente dhe vendimin që do ta marrë Kuvendi i Kosovës. Vetëm atëherë mund të saktësohen qëndrimet tona te ardhshme", ka thënë Blerand Stavileci nga PDK-ja, që është edhe ministër i Bujqësisë në Qeverinë e re.


Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i është përcjellë të hënën edhe Kuvendit të Kosovës. Sekretari i këtij institucioni, Ismet Krasniqi, është shprehur se ky institucion duhet ta presë aktgjykimin e plotë të Gjykatës për të kuptuar sesi do të procedohet tutje pas vendimit të Kushtueses.
“Kuvendi i Kosovës ka pranuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të na tregojë se ku është bërë shkelja dhe të na sugjerojë neve si të procedojmë tutje”, ka deklaruar Krasniqi. Legjislativi i Kuvendit nuk pritet të marrë ndonjë vendim rreth kësaj çështjeje deri pas kthimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka udhëtuar të hënën për një vizitë zyrtare në Hungari. “Kryesia duhet të mblidhet dhe të diskutojë për këtë çështje, por kryetari i Kuvendit nuk është këtu dhe ai kthehet nga udhëtimi zyrtar më 31 mars”, është shprehur Krasniqi.

 Opozita, sërish bojkot Behgjet  Pacollit 



nëse rikandidohet? 

Partitë opozitare të cilat e kanë dërguar në Kushtetuese këtë çështje e kanë mirëpritur vendimin e këtij institucioni. Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se argumentet të cilat i kemi dërguar kanë qenë të qëndrueshme”.
“Por kjo çështje edhe më tutje është në dorën e Gjykatës Kushtetues se ajo duhet të sugjerojë sesi do të procedohet tutje që të kemi një president të zgjedhur sipas normave kushtetuese”, ka thënë Osmani. Ajo ka shtuar se LDK-ja ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit nëse Behgjet Pacolli do të rikandidohet për këtë post. “Nuk e di, sepse kjo çështje nuk është diskutuar ende në parti, por supozoj që nëse shkohet në rivotim gjithsesi duhet të jenë dy të tretat në sallë si kuorum, se përndryshe zgjedhja e presidentit është e pamundshme”, ka theksuar Osmani.


Vendimi i Kushtetueses është përshëndetur edhe nga AAK-ja.


Shefi i Grupit parlamentar të këtij grupi, Ardian Gjini, e ka vlerësuar të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Është vendim i drejtë. AAK-ja kur e ka nënshkruar peticionin ka besuar se ajo zgjedhje nuk është konform Kushtetutës dhe jemi të bindur se Gjykata Kushtetuese e ka kryer punën në mënyrë të pavarur”, ka thënë Gjini. Duke e komentuar vendimin e këtij institucioni ai ka shtuar se “një përkthim i asaj që ka thënë Kushtetuesja është se Kosova nuk ka pasur fare president, kjo do të thotë që të gjitha vendimet që i ka marrë ai duhet të shpallen të pavlefshme dhe Kosova duhet ta zgjedhë presidentin”, tha Gjini.


Ai ka thënë se AAK-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj nëse Pacolli do të rikandidohet për ta marrë postin e presidentit të cilin e mbajti një muaj e një javë. “AAK-ja nuk e ka ndryshuar asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje”, është përgjigjur Gjini. 

 
Zgjedhja e presidentit - nga pika zero 

Shumica e ekspertëve të fushës nuk kanë dëshiruar të analizojnë vendimin pa e parë aktgjykimin e plotë, i cili, sipas burimeve të gazetës, pritet të bëhet publik të mërkurën.
Megjithatë, një ekspert i së drejtës kushtetuese, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka vlerësuar se pas vendimit të Kushtetueses çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të kthehet në pikën zero.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit do të mbetet problem i madh nëse Behgjet Pacolli do të rikandidohet për këtë post dhe mbetet kandidati i vetëm.


“Është proces që duhet të nisë nga fillimi. Do të ketë shumë telashe nëse Pacolli do të jetë prapë kandidati i vetëm, sepse partitë opozitare sërish do ta lëshojnë seancën dhe ngjashëm nuk do të ketë kuorum të mjaftueshëm për ta proceduar zgjedhjen e presidentit. Do të krijohet një situatë e rëndë në këtë drejtim që lë të hapur mundësinë edhe për koalicione të reja apo edhe kërkim për votëbesim të Qeverisë, duke pasur parasysh se Pacolli kërkon me ngulm që ai të rimarrë postin e presidentit”, ka vlerësuar profesori i së drejtës kushtetuese, i cili ka preferuar që mos t’i përmendet emri.


Sipas tij, “duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, del se Behgjet Pacolli nuk ka qenë president fare”.
Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë juridik i vendit që brenda më pak se një viti mori dy vendime për dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit, Fatmir Sejdiun, për të cilin pati vlerësuar se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës duke i ushtruar dy poste, atë të partisë dhe postin e presidentit të vendit, si dhe këtë të fundit për Pacollin.

 Edhe ICO-ja pret aktgjykimin e plotë 

As Zyra Civile Ndërkombëtare nuk ka dashur të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit vendimi i Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, më 22 shkurt 2001 ka qenë jokushtetues.
Zyrtarët e ICO-së  nuk do të komentojnë çështjen derisa të mos bëhet publik aktgjykimi i plotë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sipas të cilit zgjedhja e Behgjet Pacollit ka qenë jo kushtetuese mund të ndikojë stabilitetin e Qe0verisë së Kosovës, e me këtë edhe procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, të nisur në Bruksel. Kështu ka thënë Agron Bajrami, kryeredaktor i Kohës Ditore, në një deklarim për gazetën “Danas”, në të cilin ka theksuar se “rrëzimi” i Pacollit nga Gjykata Kushtetuese ka mundësi të shkaktojë edhe destabilizimi i koalicionit qeverisës të tubuar rreth HashimThaçit.

“Pacolli ka hyrë në koalicion me Thaçin me kushtin që të jetë president, andaj edhe mund të pritet që partia e tij të dalë nga koalicioni nëse Pacolli nuk arrinë ta ruaj këtë pozicion, dhe kjo do ta vënte në pikëpyetje edhe qeverinë, dhe,me këtë, edhe dialogun me Serbinë. Rrugëdalja e mundshme është në rizgjedhjen e Behgjet Pacollit, një gjë që teoretikisht është mundur, meqë ai ka të drejtë trë kandidohet”, ka thënë Bajrami për”Danas”, duke shpejguar se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shkelja nuk është bërë nga Pacolli, por nga parlamenti.

Por, sipas Bajramit, kjo mundësi nuk ka shumë gjasa, sepse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjatë zgjedhjes së presidentit duhet të jenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve.
“Thaçi e Pacolli nuk mund ta sigurojnë këtë pa opozitën, e cila mundet që, sikur edhe herën e kaluar, të bojkotojë seancën. Por, nëse Thaçi do të arrinte të rizgjedhë Pacollin, dialogu do të mund të vazhdojë pa asnjë ndërprerje”, ka thënë Bajrami.

Kryeredaktori i Kohës Ditore ka përmendur për ”Danas” edhe një mundësi tjetër, sipas të cilës kryeministri Thaçi do të mund të gjente një tjetër partner për qeveri në vend të Pacollit, për shembull AAK-në e Ramush Haradinajt.

“Në atë rast dialogu do të mund të vazhdohej, ndoshta me një ndërprerje, e cila zyrtarisht ndoshta edhe nuk do të bëhej publike. Varianti i tretë është të hyjmë në një krizë të re prej së cilës dalja do të ishte në zgjedhjet e parakohshme, gjë që definitivisht do të thoshte edhe ndërprerje të dialogut në Bruksel”, ka thënë Bajrami. “Problemi qëndron në faktin se Qeveria e kosovës po bën bisedime me Serbinë pa konsensus parlamentar e shoqëror, dhe sa më jostabile dhe e lëndueshme të jetë qeveria, aq më të mëdha janë gjasat që dialogu të kërcënohet dhe, në instancën e fundit, të ndërpritet”.

Bajrami më tutje ka thënë se është e qartë që Kosova shumë shpejtë duhet të zgjedhë një president të ri, dhe nëse kjo nuk do të ndodhë është e mundur që rrugëdalja të kërkohet në zgjedhje të reja.
“Por, pa reformë të sistemit zgjedhor, vështirë se do të mund të arrinim deri tek një rezultat më kualitativ dhe një situatë më të shëndoshë politike”, ka konkluduar Agron Bajrami.

No comments:

Post a Comment