2011-03-25

Lulzim Basha: Kam mision hapjen e 30 mijë vendeve të punës brenda 2 viteve



Kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, prezantoi të premten platformën e tij për zgjedhjet vendore të 8 majit dhe evidentoi disa nga problemet më të mprehta me të cilat ndeshet sot kryeqyteti i vendit.
Sipas tij, "papunësia, trafiku kaotik, ndotja e mjedisit dhe situata në shkolla janë disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje urgjente".
"Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës brenda 2 viteve të para të mandatit tim", tha Basha, ndërsa shtoi se duhet nxitur ekonomia duke e bërë Tiranën qendër biznesi.
Basha premtoi gjithashtu se Tirana do të ketë tramvajin e saj si të gjitha metropolet europiane, ndërsa siguroi se do të ketë një sistem transporti publik cilësor, që do shtrihet në gjithë qytetin.
Gjithashtu, z.Basha premtoi përfundimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.

* * * * * * *
“Edhe unë si gjithë të tjerët, nuk jam i kënaqur me ndryshiminn e Tiranës. Realiteti i sotëm, është rraskapitës për qytetarët e saj”.
Me këto fjalë e ka nisur përshëndetjen e tij para mbështetësve të mbledhur në “Asllan Rusi”, kandidati tashmë i zyrtarizuar i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha.
Sipas tij, ka ardhur koha që të vihen në qendër të vëmendjes qytetarët e Tiranës dhe problemet e tyre.
“Rama tha se ka plane të tjera, ngaqë kërkon karrigen e kryeministrit.
Ne duhet të bashkohemi që të realizojmë ëndrrat tona për një Tiranë, si e duam të gjithë”, shtoi Basha.
Ai ka përmendur faktin se Tirana duhet të kthehet në një qytet të mundësive për të gjithë, se Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që në qendër të punës së tij ka atë dhe qytetarët e saj.
“Bashkia do të punojë për përmirësimin e infrastrukturës, do të krijoj një Task-Force për punësimin.

Partia Demokratike Shqiptare zyrtarizon kandidimin e Lulzim Bashës për Tiranën. Ka qënë kryeministri Sali Berisha i cili dha mbështetjen e tij, duke e cilësuar si një prej qytetarëve më të shquar.


“Jemi mbledhur sot për ti shprehur mbështetjen e kandidatit të PD-së, të “Aleancës për qytetarin”, një prej personaliteteve më të shquar të PD-së, një prej qytetarëve më të shquar të kryeqytetit, intelektualëve të talentuar, z Lulzim Basha”.

Sot ne së bashku jemi këtu për të mbështetur qytetarin e parë të ardhshëm të Tiranës, birin e këtij kryeqyteti që 20 vite më parë, ku me qindra maturantë do të përballej me diktaturën më të egër”.


"Basha është njeriu që shkëlqeu në luftën kundër Milosheviçit, njeriu që pa internet e pa klikime, studioi për të fituar vendin e parë në një prej konkurseve më të rëndësishëm të të drejtave njerëzore”.

“Lulzim Basha është bashkëshorti shembullor, prindi shembullor, prandaj ai do të jetë edhe Kryebashkiaku shembullor, për një Tiranë Europiane, për të cilën ai vetë ka kontribuar kaq shumë”.


“Ai ka luajtur një rol të veçantë në një qeveri që ka tentuar vazhdimisht të ndryshojë fytyrën e Tiranës dhe të përmirësojë jetesën e qytetarëve të saj, por pa ia dalë mbanë, pasi kundërshtari që drejton Bashkinë ka dashur vetëm betonizimin e kryeqytetit.


Më tej, kryeministri vuri në dukje vlerat e Bashës ndërsa theksoi se ka faktuar se ka shkëlqyer në të gjithë jetën. Tashmë në këtë mision, ai nuk vjen i vetëm.

“Ne mbështesim sot prindin shembullor, në fakt do të bejë fushatë, jo vetë i treti por vetë i katërti..”


E duam Shqipërinë si gjithë Europa, ishte thirrja e lëshuar nga të rinjtë 20-vite më parë. Me anë të kësaj motoje, Berisha vuri në dukje prioritetet e kësaj qeverisje dhe realizimit të ëndrrës europiane.

“Tirana është vend anëtar i Natos, qytetari i saj bëri gjithcka, cdo gjë që kjo ëndërr të behej realitet dhe Tirana të jetë kryeqytet, vend anëtar i Natos” tha Berisha.

No comments:

Post a Comment