2011-03-25

NGA FLORI BRUQI: NATO-JA KUNDËR SERBISË




Sot, mbushen 12 vjet nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë .

Ekspertët vlerësojnë se gjatë këtyre ditëve të bombardimeve Serbisë i ishte shkaktuar një dëm prej rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet të jenë vrarë disa mijëra ushtarë serbë në Kosovë dhe Serbi. 

Sulmet janë kryer nga anijet luftarake amerikane nga Adriatiku dhe bazat ajrore italiane në Itali.

bill_clinton.jpg


Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor  1999 me miratimin rezolutës 12 44 të KS. 

Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37. 200 ushtarë nga 37 vende. Aktualisht KFOR-i ka mbi 16 mijë trupa në Republikën e Kosovës.



Para 12 vjetësh avionët e NATO-s kishin nisur të hidhnin bombat e para mbi caqet ushtarake serbe për të ndalur pastrimin etnik dhe për të parandaluar gjenocidin në Kosovë. 

Ishte ky fillimi i fundit i sundimit të Serbisë mbi Kosovën dhe fillimi i fundit të regjimit të kryeçetnikut serb Sllobodan Milosheviqit... 

Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e ushtarëve të NATO-s në Kosovë.

 NATO-ja atëherë ndër detyrat kryesore kishte dëbimin e forcave serbe, çarmatosjen e UÇK-së dhe vendosjen e një ambienti të sigurt në Kosovë, në të cilin aktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe lokalë do të kryenin detyrat e tyre në rimëkëmbjen e Kosovës e që nuk janë të natyrës ushtarake.


Sot 12 vjet më vonë mund të thuhet se NATO-ja është misioni më i suksesshëm ndërkombëtar në Kosovë. 



Kosova është nga aspekti i sigurisë mjaft e qetë, rreziqe ushtarake nuk ka sa të jetë NATO-ja e pranishme në Kosovë, ndërkohë që sfidat ekzistuese nuk janë të natyrës ushtarake, pra nuk janë në përgjegjësi të NATO-s.

Por në këta 12 vjet gjërat në Kosovë nuk kanë shkuar krejtësisht në drejtimin e pritur.






Pas ndërhyrjes së NATO-s ishin dy porosi të dy personaliteteve që kishin rol udhëheqës në fushatën e NATO-s. Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, menjëherë pas luftës, i kishte porositur kosovarët që “të falin, por kurrë të mos harrojnë se çfarë ka ndodhur“. 


Një tjetër aktor vendimtar, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në një vizitë në Kosovë kishte thënë: “Ne e fituam luftën - Ju fitojeni paqen“.


Kosova nuk e kontrollon sot as tërë territorin e saj. Ka humbur dukshëm edhe imazhin ndërkombëtar, ndërsa proceset e integrimeve euroatlantike as që kanë filluar.


Edhe prania ndërkombëtare në Kosovë nuk po shkëlqen. EULEX-i është tash e tre vjet në Kosovë dhe nuk ka shumë rezultate për të dëshmuar. UNMIK-u është harruar, por ai është ende prezent në Kosovë.
 




NATO-ja po e kryen me sukses secilën detyrë në Kosovë, po e ndërton edhe Forcën kosovare të Sigurisë.

Policët e Serbisë janë kthyer në Kosovë, ndonëse ilegalisht, por ata janë prezentë në një pjesë të mirë të territorit.


Por asnjë nga këto probleme nuk është për fajin e NATO-s. NATO-ja mund të çlirojë territore, por nuk mund të ndërtojë 137 shtete. NATO-ja mund të mbledhë të dhëna për krim të organizuar, por nuk mund të bëjë procedura gjyqësore dhe ndjekje penale.


Ka zvogëluar për dhjetëfish, nga 50.000 sa kishte në vitin 1999, në pak më shumë se 5000 tash, praninë e saj ushtarake në terren.

No comments:

Post a Comment