2011-03-26

Shahen në Parlamentin e Kosovës



PDK dhe Vetëvendosje sërish janë përplasur në Parlament. Gjatë seancës plenare ku u miratuar në parim projektbuxheti për vitin 2011, Florin Krasniqi e akuzoi Qeverinë se nuk po jep para për AKI’në, ndërkohë që SHIK’u menaxhon me miliona euro. Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar deputetët e PDK’së, Latif Gashi e Shaip Muja. Gashi e quajti Krasniqin kriminel, e Muja e cilësoi atë si hajn.

Shefi i Komisionit për Inteligjencë në Kuvendin e Kosovës, Florin Krasniqi është përplasur me deputetët e PDK’së për sa i përket buxhetit të ndarë për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. 

Gjatë seancës plenare ku u miratua në parim Projektbuxheti për vitin 2011, Florin Krasniqi e akuzoi Qeverinë se nuk po jep para për AKI’në, ndërkohë që SHIK’u menaxhon me miliona euro. 

“Për Inteligjencë ka më pak se 3 milionë euro. A e dini pse”?, ka pyetur deputeti i Vetëvendosjes dhe ka dhenë edhe përgjigje vetë. 

“Sepse këta e kanë Shërbimin e vet me 300 milionë euro. Çka ju vyen ky Shërbimi Informativ i Kosovës që është formu me ndihmën e ndërkombëtarëve që veç rrugën ua zënë”, ka thënë Krasniqi. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve të Partisë së Hashim Thaçit. 

Ish-anëtari i SHIK’ut, Latif Gashi e quajti Florin Krasniqin kriminel. 

“Ky zotëri për çdo ditë bën nga një krim, ky veç flet e nuk shkon ku duhet me shkue edhe me lajmërue atë që ky e din. Bon akuza pa asnjë fakt”, ka thënë deputeti Gashi 

“Nëse dikush është hajn, hajn është ky (Florin Krasniqi), edhe nëse ka nevojë për hidrocentrale me i hapë, unë e luti kryeministrin t`ia hapë edhe disa e t’ia mshelë gojën”, ka thënë Shaip Muja i PDK’së. 

No comments:

Post a Comment