2011-03-28

“Stalini i vogël”, Montefiore e cilëson kështu Enver Hoxhën

Gjatë ceremonisë së marjes së titullit “Honoris Kauza” nga universiteti i Tiranës, Montefiore ka ftuar historianët shqiptarë të mos jenë të ndarë




Simon Sebag Montefiore, shkrimatri anglez që ka sjellë në historio-grafinë botërore figurën dhe pushtetin e vërtetë të Stalinit mendon se historia shqiptare duhet ti shmanget fshehjes së të vërtetës. Gjatë ceremonisë së marjes së titullit “Honoris Kauza” nga universiteti i Tiranës, Montefiore ka ftuar historianët shqiptarë të mos jenë të ndarë, por të pranojnë dhe shkrujanë historinë ashtu sic është. “Historianët sëpari duhet të thonë të vërtetën edhe pse mund të mos u pëlqejë. Kjo është detyra e tyre, vecanërisht në Shqipëri ku tirania është ende shumë e freskët. E vërteta është e mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për gjueti shtrigash. I përgëzoj ata që shkruajnë pa rezerva dhe iu them edhe liderëve tuaj të pranojnë të shkuarën dhe të mësojnë nga ajo”, tha Simon Sebag Montefiore- historiografi Biografi i Stalinit, e quan Enver Hoxhën një “Stalin të vogël” i frymëzuar nga Stalini i madh. “Duke studiuar Stalinin zbulova se Enver Hoxha e ka admiruar atë dhe e ka emituar në krimet më makabre. Figura e Enver Hoxhës është shumë tërheqëse për mua. Pa e njohur gjuhën nuk mund të shkruaj një histori për të, por dikush duhet ta bëjë patjetër”, vijoi ai. Pas titullit “Honoris Kauza”, Montefiore prezanton pasdite librat më të njohur të tij të përkthyer në shqip. Ai është autorë i veprave të njohura si “Stalini, oborri i Carit të Kuq”, “Katerina e madhe” dhe “Jeruzalemi”

No comments:

Post a Comment