2011-03-26

Vitet me gjalleri ,jeta e saj si sorkadhe vazhdon per afirmimin e shqiptarise!!!...

"Jam një nënë e thjeshtë që i dua njerëzit" 



Vitore Leka Stefa është një nga figurat më interesante të emigracionit që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Poetja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, dënuar dhe persekutuar në kohën e diktaturës, dhe pse mes një jete plot peripeci, është munduar të japë një ndihmë modeste në drejtim të bamirësisë. Ka ndihmuar me mijëra emigrantë, shqiptarë të Kosovës, por zemra dhe dashuria e saj nuk ka kombësi. Poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime në këtë bisedë ka treguar shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe emigracion.. ..








Vitore Leka Stefa është një nga figurat më të rëndësishme të emigracionit që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Poetja dhe shkrimtarja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, e persekutuar në kohën e diktaturës, pas pushkatimit të të atit, me akuzën “agjent i amerikanëve”, prej kohësh cilësohet si “Nënë Tereza e Tristes”. Roli i saj human tashmë i ka kapërcyer kufijtë e bamirësisë, duke e kthyer në organizatore të gjithë diasporës shqiptare. Vitore Stefa Lka është një nga personalitetet e Lidhjes Shqiptare në botë, por edhe e autoriteteve italiane. Përveçse poete dhe shkrimtare "Nëna e shqiptarëve" , një tjetër simbolikë kjo me të cilën e quajnë bashkëatdhetarë t emigrantë, Vitore Stefa Leka, ka edhe një të veçantë, dhe kjo lidhet me biografinë prindërore. Babai i saj, Kostaq Stefa, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ndërsa vetë ajo, nga ish Presidenti Alfred Moisiu, është dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes, për punën e saj humane dhe veprimtari patriotike, në këto 17- vjet emigracion. Poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime, në këtë intervistë ka treguar shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe në emigracion.
-Pse dhe kur keni ikur në emigracion?
Të them që më rrëmbeu dhe mua vala, nuk e them dot. Po të mos kisha djalin e vogël të sëmurë rëndë, ndoshta nuk do isha larguar kurrë nga vendi im i shtrenjtë. Jam nisur më 26 shtator 1990 me tragetin e inteligjencës. Ishte mjeti i fundit që largohej nga Durrësi, pasi ishte marrë vesh që katër të tjerët kishin shkarkuar në bregun italian shqiptarë që kërkonin azil politik. Atë gjë vendosën dhe bashkëudhëtarët e mi. Ndërkohë që isha e dyzuar. Më priste një rrugë e gjatë dhe e panjohur. Udhëtimi më dukej si një nisje drejt hapësirave ndërplanetare, në kërkim të së panjohurës. A do ishin të vërteta ato që kishim dëgjuar? A do ta realizoja qëllimin e nisjes ? Kisha një merak të mistershëm që vetëm një nënë di ta vuaj por jo ta përshkruaj. Janë ndjenja kaq brendësore sa e gjej të vështirë t’i përcjellë tek të tjerët.
-Kur e keni ndjerë veten keq në emigracion?
Në fillim. Ishin kohë të acarta. Kohë kur kurajoja duhej ndezur në çdo qelizë të trupit. Nuk thonë kot fillimi është i vështirë. Na trajtonin si inferiorë kur na sillnin bukën në tabaka dhe ne duhej të prisnim rradhën e pafundme. Në radhë dikush na thërriste shqiptar, me një shprehje të atillë fytyre sikur shqiptonte fjalën lebroz. O zot ç’situata! Me kalimin e kohës gjithë “emërtimet fyese” dhe situatat e vështira i kapërcyem me vështirësi, duke treguar me sjelljen tonë se vinim nga zemra e Europës pamvarësisht se mbartnim probleme të rënda ekonomike dhe halli na kish çuar në derën e tyre. Sot shumica e shqiptarëve ndjehen krenarë që i kanë treguar botës pjesë nga kultura jonë e lashtë, nga aktivitetet tona të bukura me shoqatat kulturore shqiptaro- italiane të formuara vite më parë. Me punë, mund, djersë, ne kemi vënë në vendin që na takon: dinjitetin, identitetin dhe imazhin e krenarisë shqiptare.
-Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare?
E kam amanet nga paraardhësit e mi që mos i afrohem "politikës ". Kështu që rezervohem thjesht në dhënien e një mendimi. Për mua politika duhet të jetë arti për të arritur mirëqënien e një populli. Kush bën këtë, ka bërë politikë. Politika shqiptare për vetë faktin se ka probleme të shumta në atdhe, drita, ujë, kontrabandë, falsifikime, është duke përshkuar akoma traun e ekuilibrit.
-A e ndjeni racizmin në vendin ku punoni dhe jetoni?
E shpjegova dhe më lart në fillim ... Tani jo! Bile jam anëtare e Këshillit të emigracionit në Komunën e Triestes, ku jetoj. Besoj se shumë emigrantë shqiptarë e kanë kaluar fazën e diskriminimit sepse sot ato me sjelljen dhe punën e tyre gëzojnë simpatinë dhe barazimin me vendasit.
-Pse i ndihmoni të tjerët. Çdo të thotë bamirësia për ju?
Që të ndihmosh nuk do të thotë bamirësi, por një lloj detyrimi që ke ndaj një personi në nevojë. Dhe kjo varet nga nevojat që kanë personat dhe nga mundësitë që na krijohen për ta ndihmuar. Këtu në emigracion mua më është dhënë mundësia që t’i jem pranë çdo nevojtari emigrant që jo vetëm kanë kombësinë shqiptare por që janë shtetarë të Bosnjës, Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë apo Rumanisë. Qyteti i Triestes ku banjo unë është një qytet I populluar nga të gjitha etnitë, për vetë strategjinë që ka ky qytet bregdetar, ku ankorohen tragete nga e gjithë bota. Është një nga qytetet që mikpriti eksodet e ndryshme që kanë ndodhur duke nisur nga viti 1990. Duke qenë dhe vetë emigrante, unë jam më e ndjeshme ndaj tyre. Ndihma ndaj atyre qëkanë nevojë për të,kjo ka qenë e përditshmja ime që nga viti 1990-94 ku në Itali vinin shumë emigrant nga Shqipëria dhe më vonë nga luftrat e Bosnjës, Sllovenisë, Kosovës apo Maqedonisë, ku flukset e refugjatëve u bënë më të shpeshta dhe unë isha çdo ditë pranë tyre. Dua të them se në këtë punë nuk kam qenë kurrë e vetme. Më kanë ndihmuar shumë miqtë e mi Masrur Imami dhe Xhokonda Amadej.
-Kujtoni ndonjë detaj të rëndësishëm ose ndonjë histori nga gjithë kjo përkujdesje ndaj emigrantëve?
Kam shumë kujtime të dhimbshme por dhe të bukura nga takimet dhe nevojat e emigrantëve. Do veçoja dy. Të gjithëve u kujtohet viti 97 kur helikopteri Italian mori në stadium një familje shqiptare me dy fëmijët e saj, njëra prej të cilëve ishte shumë e sëmurë. Vajza u shtrua në spitalin e Barit. E ëma gjeti numrin e telefonit tim, më merr urgjentisht dhe më tregon rastin e fëmijës së saj. Spitali I Triestes “Burlo”, mbahet si nëj nga spitalet më të mira në Evropë për sëmundjen që kishte Ina. Bëra çmos me prefekturën dhe nuk ja harroj kurrë dhe zonjës Alma Biskarro, që më shoqëroi në spital e kudo deri sa sollëm familjen shqiptare në Trieste dhe Inën e shtruam mënjeherë në spitalin e “Burlos”. Familjarët e tjerë për 20 ditë ndenjën në shtëpinë time, deri sa i sistemoi Karitasi. Gjithashtu nuk do të harroj kurrë rastin e nëj djali të ri që po e kthenin në Shqipëri dhe ai bërtiste se s’donte të kthehej. Në një moment I shpëtoi policëve nga dora dhe u afrua afër nesh, aty tek sheshi I tragetit, dhe njëri prej policëve i ra me shkop gome dhe ai bërtiti:”Oh nëna ime!”. Aq shumë u trondita sa për një çast mendova se aty mund të ishte djali im dhe u futa dhe unë në mes. Hëngra dhe unë një shkop gome, që më dhemb akoma kurrizi kur e kujtoj. Djali veç të tjerave ishte me temperaturë, dhe mbas ndërhyrjeve tona e lanë të merrte vehten nga temperature dhe gripi dhe uën e mroa në shtëpi. Ditën që ai do të ikte me target ishim ulur në tavolinë për të ngrënë drekën. Kisha mysafir zotin e nderuar Kristaq Lako, atë kohë redaktor i gazetës “Pasqyra” si dhe një gazetar tjetër nga televizioni shqiptar që nuk ia kujtoj dot emrin tani. Më kujtohet që zoti Kristaq e pyeti djalin nga ishte dhe kur ai tha nga Tirana dhe nisi të thoshte emrin e të atit mu errësuan sytë. Ishte djali i atij njeriu që kishte dhënë urdhrin e pushkatimit të tim eti…Ndjeva që po më dridhej garzhdja në dorë sepse ishte moment kur po ndaja gjellën. Por e mblodha vehten dhe thashë me vete:”E ç’faj ka ky për fatkeqësinë time, për faktin që unë u rrita pa babë, në mjerim të plotë…?Mund të kisha lindur unë në vend të tij, ose anasjelltas. Pastaj mu kujtua fakti që ne shqiptarët sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, t’i harrojmë hakmarrjet dhe përçarjet, pasi nuk duhet të rrimë me kokën prapa. Mbas një jave më merr i ati i djalit, i cili me gjysëm zëri më tha:”Ti me bukë e unë me gurë”. Por ajo ishte një leksion dhe një mësim dhe për atë djalë, por, mendoj dhe për të tjerët, që të tregojmë se duhet të dimë të falim për të rregulluar diçka të shkatërruar.

************************

Figura e zonjes se madhe dhe te nderuar, Vitore Stefa Leka, ka vite e vite qe eshte e njohur jo vetem ne atdhe, por ne gjithe trevat shqiptare apo ne diaspore, ne lidhje me veprimtarine e saj humane. Kane shkruar shume gazeta per te duke filluar nga viti 1990 pikerisht nga koha qe ajo emigroi familiarisht ne Itali dhe iu kushtua ceshtjesh shqiptare duke aktivizuar jo vetem shqiptar por dhe te huaj.

Keto i kemi lexuar nga intervistat e ndryshme televizive apo ne gazeta qe ka dhene jo vete profesore,
politikane dhe gazetare shqiptare, por edhe te huaj, si mjeshtri i piktures boterore, profesor Masrur Imani, poetja e shquar Xhokonda Amadej, qe ka bere dhe parathenien e njerit nga librat e zonjes Vitore (Jetoj ringjalljen),pastaj gazetari i gazetes Il piccolo, i cili ne librin e tij i ka kushtuar nje faqe te tere veprimtarise dhe aktivitetit te kesaj zonje me yemer te madhe, duke e shkrimin e tij me fotografi, nder te cilat shquhet edhe lapidari i ngritur nga kjo zonje ne dalje te Triestes, qe i kushtohet djemve dhe vajzave, duarve me kallo qe humben jeten neper rruget e emigracionit. Konsulli nderit Italian me banim ne Torino zoti Gianni Firera, i ka bere nje interviste speciale kesaj zonje ku shpreh konsideraten me te larte qe ka per punen e palodheshme te zonjes se kudogjendures, sic e ka cilesuar Vitore Stefa Leken.

Vitorja dhe miqte e saj italiane apo shqiptare jane te “kudondodhur”, sic thekson konsulli, gje qe eshte nga me realet qe i takon ti thuhet nje njeriu sic eshte kjo nene e moter me zjarrin dhe vrrullin e rilindesve tane, e cila as ka rreshtur, as nuk rresht dhe as qe do rreshti ne ndihme te kombit te saj dhe njerzve te cilesdo kategorie, pa dallim feje, ideje apo krahine, qe ajo
iu gjendet prane.

Z.Vitore me yllin italian Marija-Gracia Cucinota


Zevendes presidenti i Lidhjes shqiptare ne bote, juristi Nazmi Jakurti i cili i solli nje tjeter flete mirnjohjeje kesaj zonje te nderuar ne emer te kryesise se kesaj lidhje, gjithmone per meritat e saj te shumta. Kohe me pare per Vitoren ka qene dite e vecante , sepse ajo u kurorizua me mirenjohje qe iu dha perpara qindra spektatoreve qe moren pjese ne koncertin e bamiresise qe u zhvillua ne Trieste nga shoqata “Ecim se bashku”...

     Z.Vitore dhe ylli italian Claudio Amendolen

Pra, vec kesaj mirenjohjeje, ajo fitoje ne konkursin qe u zhvillua nga A.V.I.(ONLUS) per poetet e veriut te Italise ku participuan dhe ekstrakomunitare italiane,nga te cilet fituan duke iu dhene mirenjoja si dhe medalje dy shqiptaret poetesha,Vitorja dhe Mardena Bardhyl Kelmendi , te cilat u inkorporuan edhe ne librin e poezise se poeteve fitues “Pensieri Poetici”. Me kete rast, stafi i web faqes Floart-Press i uroje suksese dhe paste gjithe jeten kete vitalitet dhe energji qe ia ka falur Zoti, energji qe e karakterizon dhe na nxit t’i bashkohemi opinioneve te kengetares se madhe,Alida Hisku, per ato qe ka shkruar per zonjen Vitore.


************



ATDHEU DHEMB

Ka nje fotografi te veten Vitore Stefa - Leka, vertet te pashme e te bukur, aty ne kopertinen e pasme te librit me poezi "Vetmi e Largesise", te botuar kohet e fundit nga shtepia botuese "Albin" ne Tirane. Nje foto ku, dy sy te hijshem veshtojne me kersheri e ngulm e bashke me ta, nje fytyre qe rrezaton miresi e drite. E qeshura e saj, e lehte dhe pakez jo fort e natyreshme, po t'a vezhgosh ashtu siç duhet, nuk eshte nje qeshur ne kuptimin e plote te fjales, por nje e "qeshur-dhimbje", ku jane shkrire se bashku shume gjera.



Vetem nje njeri, i cili njeh vertet nga afer Vitore Stefa-Leken ose ai qe, nepermejet poezise se saj, arrin te kaperxeje kufirin e se dukeshmes e cila shprehet ne vargjet e vellimit e, krahas kesaj, arrin vertet te zhbiroje te padukshmen dhe esencialen, mund te kuptoje se ne ate buzeqeshje ka vertet shume dashuri por edhe shume dhembje, plage, mall, pengje, enderra te parealizuara kurre e, se fundi, nje deshire te marre, nje "amok" pothujase haluçinant ne "kerkim te kohes se humbur".



Kerkim, per fat te keq ne dhé te huaj, ne mergim. Kerkim qe autorja - poete, pa dyshim uron qe te vazhdoje, si rruga e Odiseut per ne Itake?Edhe pse, rruga eshte plot dhembje. Edhe pse mungesa e Atdheut dhemb ?

ANKTHI I MERGIMIT

... Poezia e Vitore Stefa-Leka eshte e shkruar ne mergim. Por, duhet thene se ajo ka egzistuar gjithmone, ne shprtin e saj. E perbuzur, e distancuar, e pare shtrember, e ndeshkuar nga e kaluara totalitare, ajo, vajza me "biografi te keqe" e ruajti kete ndjenje "maragaritar" fshehte e thelle ne zemren e saj, qysh prej viteve te rinise se hereshme, atehere kur nisi te hedhe ne nje fletore keter lekshe me katrore, poezite e saj te para.



Ne fakt, kjo "pervoje" ishte thjesht nje sprove e fshehte adoloshente, sepse te shkruaje kur kishe damken "armik i popullit", ishte vertet nje marrezi. Por, vajza e heshtur dhe e zgjuar beratase, e ruajti sendin e saj te çmuar thelle brenda vehtes. E fshehu me delikatese ne zemer dhe nuk i'a tregoi askujt. Poezia ishte Ngushellimi, Liria dhe Lumturia e vetme e saj. E fshehur aty, ne nje skute te fshehte te zemres, ajo flinte e qete dhe e sigurte se askush nuk do te mund t'i a shkulte nga zemra.



As operativi i sigurimit, as sekretari i partise e as kryetari i frontit te lagjes?E, ajo "granule" (koker rere) e vogel, e thjeshte, naive dhe e bukur si "Hirushja e Perrallave", do te ndriçonte pikerisht shume vite me pas, atehere kur do te vinte Dita e Madhe e cila, pastaj, per fat te keq, do te shoqerohej edhe me plot zhgenjime e mirazhe te paqena. Por, megjithate "granula- poezi" ishte aty, e fresket, e gjalle, e shpetuar nga"Olokausti" e, kur "pronarja" e saj, e nxorri thelle prej gjoksit, ajo shkelqeu plot drite e miresi. Ishte ajo poezia dhe frymezimi i vete autores. Jeta e saj e dyte?

PRANVERE E MBYTUR NE LUME

... Nje pranvere e mbytur ne lume, ka qene rinia e saj ( ne se vertet ka pasur pranvere, sepse ne fakt mosha e saj juvenile ka qene nje dimer i thelle e plot acar !...). Nje peng i patreguar, plaget e te cilit nuk do te mbyllen kurre !... Teksa lexoj poezite qe perbejne kete cikel, nuk di pse e perfytyroj poeten aty ne "Piazza della Madona" te Triestes, nene hijen dhe feshferimen e gjetheve te pemeve te nje bar ? kafeneje plot hije dhe e "plain air". Te ulur ne nje tavoline.



Vetem. Me nje filxhan kafeje prane dhe, natyrisht, me mikun e saj te perjetshem ? cigaren. Me shikimin e saj te menduar. Me ate deshire te kah hersheme te saj per te vezhguar. Per te vezhguar gjitheçka. Te rinj te çpenguar e te hijshem, nje djalosh e nje vajze qe puthen ne nje stol si dy pellumba, kalimtare, automjete, zhurma, levizje. Por mbi gjitheçka, ajo ka endjé te vezhgoje njerezit. Fytyrat. Mimiken. Gjestet.



 Tipat antropologjike. Nje vezhgim e deshire per te hyre thelle ne boten e tyre. Sepse çdo qenje njerezore, qe nga ai lypsari qe zgjat doren ne kthesen e "Viales" e, gjer tek ajo zonje hije rende qe kalon aty prane, krenare dhe e shoqeruar me vezullimin e arturinave mbi gjoks e ne duar, ka boten e saj. Misteret dhe ankthet. Pengjet dhe enderrat?. E pastaj, ai shikim i perhumbur i poetes, vagellohet e humbet e behet nje kaledioskop kujtimesh per vete jeten e saj. Per te kaluaren.


Jo per te ardhmen. Sepse per nje njeri si ajo, s'ka te ardhme. Ka vetem te kaluar. Nje te kaluar qe do t'a shoqeroje, per fat te keq, tinezisht e me ligesi, si nje grua plake qe heq zvarre reckat e saj, gjer ne ditet e fundit te jetes. Nje e kaluar ku, figura, pamje, momente, imazhe jo me ngjyra, por bardh' e zi, te shkuara e te sotme, i dalin para sysh si ne nje film te vjetruar te viteve '30? E mes kesaj "Simfonie imazhesh", ka vetem heshje. Heshtje dhe shurdheri si ne "filmat pa ze". Heshtje.


Nje heshtje qe i ka rrenjet ne kohe te shkuara, atehere kur edhe e qeshura edhe fjala ishin te ndaluara. Kur çdo gje ishte blasfemi. Edhe e drejta per jeten, edhe deshira per te lexuar, edhe endja per te enderruar, edhe deshira per te dashuruar. Ja pra se si, njeriu i lindur per te pare horizonte te largeta e te ndryshme nga ato qe atdheu i saj tiran i ofronte, kjo vajze enderrimtare pra, me emrin Vitore Leka, e cila pati fatin e lig dhe mallekimin te ish bija e nje "te pushkatuari nga partia", u pushkatua edhe vete qysh ne moshe te njome. Nje pushkatim teper me i llahtarshem se sa ai para plotoneve te ushtareve te "Divizionit te Mbrojtjes". ( Ah, nje e tille vdekje, ne fund te fundit eshte vdekje e, pas saj, çdo gje shuhet e humbet ne ameshim. Por, kur te pushkatoje e te lene "te jetosh", kjo eshte edhe me mizore ! ).
Me ndoqen gjithe jeten Ato plumba te atij pushkatimi Dhe valet e detit kur me çuan larg Me te shtena thoshnin : S'ka fat jetimi?
Mjegulla dhe drite-hije, frike dhe deshira, endje dhe tortura. Shpirti teper i ndjejshem i vajzes njomezake, me baba "armik" te pushkatuar, pa dyshim qe ka perjetuar qysh ne femijeni e, me pas ne adoloshence, nje tmerr e "choc" te patreguar. Nje goditje te parikuperueshme, e cila pa dyshim nuk mund te rehabilitohet kurre e qe, direkt apo indirekt, shoqeron sot jo vetem çdo teme e subjekt te poezive te vellimit ne fjale, por edhe vete jeten e saj publike e private?
Ndaj s'e ka te lehte Tani ne liri T'i qeshe sy e buze Ngrire ne rini !

STINET E JETES


Stinet e jetes, per ate qe e ka vuajtur gjer ne palce regjimin totalitar, nuk kane kuptimin normal te stineve te vitit. Ato nuk egzistojne ne ndryshueshmerine e tyre. Ne to nuk ka diell, kaltersi, lule, fllade joshese, kenge zogjsh e nete te ngrohta me yje vezullues. Stina e atyre qe lenguan nene tmerrin e atij sistemi, njohu vetem dimrin, akullin, rete e zeza, friken e "rrufeve", eren e acarit, kengen e megafoneve te aksioneve dhe netet e frikes se internimeve?
Ja pse, autorja ne fjale, nuk arrin te kuptoje se si jeta e saj, kaloi pa u kuptuar e, ajo, nuk njohu e nuk perjetoi as rinine, as jeten bashkeshortore, as "moshen e arte" e as ate te viteve me pas? Gjitheçka ka kaluar shpejt, me nje shpejtesi marramendese e te llahtareshme dhe, nje dite prej ditesh, kur ajo shihet te armikja "pasqyre", ndjen qe vitet kane shkuar e rinia nuk kthehet me? E, atehere ?... Ti japesh fund jetes ?... Ti japesh fund sepse, ajo ishte e kote dhe pa kuptim ?... Sepse ajo i dha vetem vuajtje, helm e tmerre ?... ... Autorja-poete, natyrisht, nuk ka zgjedhur kete rruge rrenqethese e cila nuk pershtatet me "objektivin" final te saj : te rikuperoje kohen e humbur. Ajo ndjen se njeriu mund te jete i dobishem per diçka ne çdo rrethane e ne çdo kohe. Bie fjala, ne dashurine ndaj njerezve. Dhe ja, para nesh shfaqet keshtu, nje nga vetite e mrekullueshme te Vitore Leka-Stefes: dashuria jo vetem per njerezit e saj te aferm, por per njerezit ne pergjithesi. Nje dashuri e pakufishme dhe e paster. Nje ndjenje miresie e pashoqe. Nje zemer nene e motre. Nje kundervenje e plote ndaj sistemit qe e persekutoi, karakteristika kryesore e te cilit ishte : Urrejtja per Njerezit? Njerez ju dua ! - therret ajo dhe vrapon tek kushdo qe ka nevoje, diten dhe naten, me ore e pa ore. Mes shqiptareve, emigranteve, vendas apo te huaj. Me fjale te embel e perkujdesje. Me doren, shpirtin dhe zemren qe gjithmone dhe pafundesisht, jep dhe vetem jep?(V.Qesari)


**********************

“JETOJ RINGJALLJEN”
Sa mbarova se lexuari librin poetik te z. Vitore Stefa-Leka “Jetoj Ringjalljen”.
Me thene te drejten me z. Vitore keto vjetet e fundit jemi njohur nepermjet siteve Shqiptare ne Iternet, dhe nepermjet fjales dhe penes se saj, kam krijuar imazhin e nje njeriu sa fisnik aqe dhe te kompletuar.
Nga leximi qe kam bere nga disa materiale qe bejne fjale per vetmohimin e saj ne dobi te kombit nga njerez te shtresave te ndryshme te shoqerise, si brenda vendit edhe te huaj, qofte nga ana e krijimtarise se saj si poete tash me me nje pjekuri te plote., dhe nga shkrimet e personave te ndryshem ne gazeta dhe revista, kam te drejte te them se imazhin per te e kam te plote., si nje njeri fisnike dhe e kompletuar !
Te lexosh vellimin “Jetoj ringjalljen”, me te vertete gjen ate Vitore me veshtiresite qe la prapa jeta e saj, si nje nga familjet qe pa egersine e vathes se ferrit komunist ne Shqiperi !
Vitore Stefa e familja e saj u persekutuan per 50 vjet me radhe, pushkatim babes se saj, nje nga intelektualet me ne ze te Shiperise… e me pas kalvari i gjate i internimeve dhe i vuajtjeve…. ajo jeton Ringjalljen.., ashtu sic thote edhe poetja Xhuliana Jorganxhi ne parathenien e vellimit “ dy fjale per mikeshen time poete”…u ndame… se Vitorja ishte me “njolla” ne biografine e saj…se zeri i Vitore Stefes, talenti e pena e saj, duhet te kishte shperthyer qe ne rini…ahere kur cdo gje asaj i ndalohej !
“Jetoj Ringjalljen”me te 64 poezite e saj….me te vertete jeton ringjalljen, atje pershkruhet gjithe akumulimi, ndrydhja, frika, mohimi i lirise e gjithe ecuria e saj ne t’kurje te plote, kur giotina i rinte mbi koke.
Z Stefa, me daljen ne boten e lire mbas viteve nendedhjete punon me vetmohim, per te aritur ate qe ju mohua per pese dekada rrjesht, ate e gjen kudo, thur vargje me poezi, pershkrime, ngjarje e halle emigrantesh, ajo u lidh me shpirt me kombin., ajo eshte prane njerezve e halleve te tyre, ate e gjen kudo ku ka halle Shqiptari.
Pajtohem me theniet e z. Masur Imani se: “ Vitorja nuk e teperoj qe ta cilesosh nepermjet te medhenjve te Shqiperise” dhe eshte e konkretizuar, qofte me krijimet e saj qe kane aritje te larte artistike, dhe rrjedhshmeri ne pershtatje te kohes dhe hapsires, mirpo humanizmi i saj nuk mund te pershkruhet ne kete dhjete vjecar, ajo ka sakrifikuar dh ka ndare buken e gojes me lloj emigrantesh Shqiptare, duke i strehuar, punesuar, spitale, ndihma etj etj. Ajo njihet ne tere emigrantet Shqiptare ne bote nga vepra e saj. ( nepermjet shkrimeve qe jane shkrojtur per te, e mediave, intervistave etj)
Ne vellimin e saj poetik “Jetoj Ringjalljen”gjen poezi qe kane nje permbajtje dhe nje bosht te qarte idesh, e teresia e vellimit eshte halli i popullit Shqiptar, vuajtjet, shtrengesat qysh kur morem te gjithe rrugen e veshtire te kurbetit… tek poezia Refugjatit me vargjet brilante ja seç thote: “ Te lodhen rruget e botes ty/ Por buzet e tua s’kerkojne lemoshe/ Mjerimin Atdheut ja mban ne sy / veç pune kerkon, qe duart ti ngrohsh!...
Ne teresi ku vellimth udhehiqet nga fisnikeria dhe besa Shqiptare, varferia, mjerimi i popullit e ben kete vellim qe nuk e heq nga dora se lexuari me nje fryme.
Romantizmi i autores , shpreh qarte mallin qe ka per memedheun, nepermjet figurash letrare te spikatura e te goditura poezia e saj te mrekullon, psh… “E dua rozen ne te gjitha lulet/ Agimet pranverore ku dielli del / Ne faqet rinore ku vjen e ulet/ tek foshnja e njome qe nenes qesh….
Ne kete kend veshtrim eshte e gjithe forca e kenges se saj, une nuk kam ndermend te bej nje analize letrare mbi kete vellim, ne te cilin une gjeta vete veten se ne ate rruge pershkuam te tere ne, qofte ata me “dregezen” (plagen) e madhe te “luftes se eger te klasave” por edhe ne te tjeret qe s’patem ate egersi mbi krye, tani ne vitet e lira kuptuam sa te privuar kemi qene…do qeshje kur nuk te qeshej, do qaje kur nuk te qahej, do ngrije doren kur nuk ishte nevoja ta ngrije fare…!
Vitore Stefa Leka, me pjekurine e saj tash te formuar letrare, nepermjet vargezimeve, e mbyll kete vellimth me …nje bizete me nje te huaj e shprehet:
E di ç’do te thote te lindesh
Atje perhere ku ben ngrohte,
Pa pritur te perplasin
Ne polin e veriut te ftote ?
E di çdo te thote te kesh etje
Te t’e mbajne kryqezuar si
Krisht…
Te derdhin kaqe uje para teje
E ti as nje pike te mos pish ?
Keto ti s’i di dhe s’i beson
Si Krishti nje jete na
Munduan,
Si une i gjithe nje komb
Jeton sot ringjalljen –vonuar…
Sa vargje domethenese, c’force ka deshperimi i saj deri ne piksame, helmatisje dhe shprese “Ringjallje e vonuar”…Me te drejte autorja “jeton ringjalljen” dhe emri i saj lakohet ne gjithe Shqiptaret e Italise dhe matane kontinentesh, si nje njeri qe sakrifikon madherishem per atdheun, me pene dhe me vepra bamiresie !
I urojme autores, bamiresese, motres, poetes shendet, lumturi, dhe krijimtari te fryteshme per Shqiperine.
Petraq J.Pali (Shkrimtare USA)



********

Ne mengjes heret u ngrita.
Ne mengjes heret u ngrita, ne kompjuter u vertita,
Nje buqet te bukur mora, dalnga dal shkallet i shtova.
Mardena si yll e drita, Vitore Stefa leshon cika.
Nen e bije te munduar, Trieste e treviso qendruare.
Virtuale rreze drrite, Patriote shkallet ngjite,
Vitore Stefa nje nene vitale, rinia e saj ishte me halle.
Metafora esht e qarte, mbese e kristoforidhit t'arte,
Deshira per tu shkolluar, ender e pa realizuar.
Vitoria me sakrifica, ishte ne te pesembedhjetat,
Mesuesia me korespondence, ngjiti ate te perpjete,.
E re ne shoqet e saja, u rit, ne fshatra e pllaja,
I kushtohesh letrsise veshur robate e zise.
Ajo biografi e shkrete, i kish lodhur perjete,
Asnje te drejt e mjera s'pati, ne duar i mbeti shati,
Krijimtaria e saj e dlire, mbeti ne sirtar e ngrire.,
S'mund ti prishesh qetesia, mbretit nga Abisinia,
Nje tufan i pa menduar.
Nje tufan i pa menduar, rembyer me kemb e duar,
Profesorine me vlere, bisha zvare e kishte nxjere.
Pushkatimin e kish ndiere, nga varmihtesit e uryer,
Pa gjykate e drejtesi, femijet akoma ne gji.
Vitore Stefa ish e mitur, kur mbi tok e kish vervitur,
Duke qen e ngasheryer, babane gjak e kishin lyer.
Pasojat e asaj dite, maratonave s'ju shqite.
Fat i tij i pa pershkruar, universitet mbaruar,
Ne perndim ishte shkolluar, ne vendlindje vegjetuar.
Bare e rende per mbi shpine, eshtrat gjikund su gjinden,
Zia mbeti e pa shuar, neper fshatra internuar.
Jam i lumtur kam ne dore !
Jam i lumtur kam ne dore, plage shpirti nje kurore,
Buqet lulesh per daasmore, kohen e shkuar s'e harojme.
Pika loti ne c'do varg, brenga vuajtje pa hesap,
Shpirt e zemer te coptuar, jeten ne pellemb ne duar.
Vitore stefa bije e helmuar, jetime jeten e kish shkuare,
Letersise ju kushtua, per atdheun pergjeruar.
Librate qe kishte shkruar, jan thesar i pa cmuare.
Ender e vjeter s'ish haruar, veprate me radhe shtruar.
Nen Tereze e kane quajte, shqipetaret e merguar,
Per tu ardhure ne ndihme, asnje cast s'kishte pertuar.
Diplomate pa emeruar, shtet me shtet kishte kaluar,
Ne kongrese e mitingje, zeri i saja s'kish pushuar




DITA



Brenda meje permbysen
Perandori hyjnish
Ndersa dita lind!
Brenda meje vdesin ,
Mrekullite e virgjera

Ndersa dita e cmendur,
dashurohet pas fluturimit qiellor
Brenda meje treten qelizat
Bashke me egzistencen time
E , gjymtyret,
Nje grushte dhe, permbysin
Ndersa dita vajton,
mbi varrin tim
dhe vdes ne agoni..
duke lene gjurme dhimbje
ne kete qytet jetesh ne monotoni..

(Përgatiti Flori Bruqi)

No comments:

Post a Comment