2017-09-30

Letër nga Athina

Athinë, 28, Shtator, 2017!

        SOTIR ATHANASI

   “KOMPLEKSI ELEKTRA”
“UJËRAT E ÇMËNDURA OSE
  MANJAKE NË DETIN “JON”
          (PARAMNEZI*)
           

Laerti I befasoi studentët e tij me fotot e nxjerra nga mikroskopi.
Tejet të zmadhuara si ca përbindsha, ato mikrobe, t'a shpifnin me lakminë e tyre të kthyer në babëzi për të gllabëruar gjithçka u dilte përpara, të ndjekura pas me sinxhirin çfarosës të  larvave.
Dhe të mendosh se ndodheshin në laptopet e çdo granduandi për master në mikrobiologji, të cilët gjithsesi, e dinin rrezikun e tyre dhe I pastronin herëpas'here  me solucione asgjësuese aparatet elektronike.
Mikrobiollogu u dha studentëve udhëzimet e çastit si detyrë shtëpe dhe e la auditorin.
Në kafen përjashta, iu desh të qëndronte disa çaste sa të merrte kazanin e mbeturinave qytetare makina e bashkisë. Atje e priste kolegu I tij, Odiseja. Jo vetëm për t'u zëvëndë-suar prej tij  si konsulent për studentët  atë  javë që ai do të qëndronte në periferi të Athinës, por edhe për të këmbyer mbi problemin profesional, ndodhur tetëmbëdhjetë vjet  më parë. Pasojat, plotësisht fatale, tanimë kishin ngjarë. Çfarë?  Rripi që I kishte shkaktuar plagën në sup  Oficerit Madhor, përfundimisht, doli se qe infektuar me mikrobin e PLASJES.  Merren me mënd pasojat. Kur dihet botërisht se, asnjë nuk ka shpëtuar nga kjo sëmundje. Nga ana e saj, prokuroria, pas hulumtimeve  në dokumenta-cione, shkonte drejt përfundimit se: laboratori mikrobiologjik, i cili kish lëshuar doku-mentin e pastërtisë së lëkurës, mundet të qe firmosur nga  ODISEA.  Ky, si specialist i vetëm mbikëqyrës  I atij laboratori, duhet të përgjigjej për pasojat dhe me 'to, s'bëhej aspak  shaka.
- Të thirri prokurori?
- Po dhe më paralajmëroi të mos largohem nga qyteti. Kam të drejtën e lëvizjes vetëm nga shtëpia në fakultet, domethënë në laborator I gatshëm   në çdo kohë që do t'u duhet të më thërresin.
- Pse?
- Sepse Oficeri Madhor përfundoi në varreza dhe dikush duhet të paguajë për vleftën e predhave që e shoqëruan përcjelljen e tij.
Laertit nuk I pëlqeu aspak ky arsyetim se këtu, bëhej fjalë për humbjen e jetës së një njeriu dhe aspak për vlerën e ceremonisë mortore. Veç kësaj, ai vërejti çrregullime në psiqikën e tjetrit se:edhe për 'të, s'ishte në rrezik thjesht karjera profesionale, por edhe jeta e tij në liri. Kaq mjaftonte që Laerti,  t'i  shmangej çdo diskutimi. Aq më  pak të jepte mendimin tërësisht kundër për ceremoninë protokollare të Oficerit Madhor. Përkundrazi,  Laertit, iu kujtua batuta e PASTERIT,  kur një hamall që shkarkoi qymyrin për laboratorin e tij, i pakënaqur me shpërblimin e pamerituar, u shamatua me ‘të dhe e  thërriti në duel. Shkencëtari mikrobiolog që e njeh bota, I tha: - "Dakort. Unë kam të drejtë të zgjedh ar-mët. Kështu?
- Po, - iu përgjigj ky  I pagdhënduri i bindur në fitore cilado të ish përzgjedhja e armatimit. Ai qe gati të çonte në botën tjetër vetëm për ca  qindarka edhe vetë Zotin (po të mundte ),  jo më  një . . .,”farë biologu”, siç I dukej se qe, I veçanti LUI PASTER.
- Unë preferoj që tani këto dy strishe*). Dakort?, - I tha shkencëtari.
- Dakort, - u përgjigj në tym qymyrshitësi.
Mikrobiologu shtoi:
- Njëra nga ato është menjëherë  vdekjeprurëse. Cilën dëshironi ju, zotni? "
Fletët e trimit u palosën. Qeshi dhe u tërhoq.
- Pra, shakaje që bëri dhe i ngjiti me serahoshin idhulli ynë, LUI PASTER-i, duhet të ketë rënë jashtë me  PROKURORIN dhe nuk eci, siç edhe e menduam. Kështu?
- Absolutisht, - tha ai dhe ndërroi temë: - Më duket se këtu ndahemi, miku im dhe ajo, siç unë mendoj, është përfundimtare.
- Pse ?
- Sepse mund të hyj në burg. Festën për përvjetorin e  tetëmbëdhjetë të vajzës suaj, unë, që  përherë kam qënë I pranishëm në kremtimin e saj, do të jem në burg.  Uroi edhe nga ana ime një qind vjet vajzës. ( nuk tha “Asaj”, siç duhet të përmbushte në ligjëratë të drejtë fjalinë. Por, përsëriti fjslën: VAJZËS ). Kjo, si të qe agrep iu ngjit në vesh dhe mori rolin e shamisë së Otellos  për Laertin, I cili atë çast mendoi:
“Ne duhet të ishim ndarë tetëmbë. . . , jo. Nëntëmbëdhjetë vjet më parë”, atëhere kur më përcolle për DISERTACION në Havard”.
Kaq mjaftoi që zgjidhja e kësaj dileme të merte një tjetër vlerë.
Dhe vërtet. Pas kësaj Laerti, nuk I la asnjë detyrë pedagogut të mikrobiologjisë dhe parapëlqeu që të përdorte vetëm uikendin dhe të hënën të rikthehej  pranë studentëve në fakultet. Prandaj shprehu diçka të rëndomtë ngushëlluese diktuar nga mirësjellja dhe u largua.
Në të vërtetë ndjeu keqardhje kolegësh, se kishin afërsisht dy dekada që bashkëpunonin, ndonëse secili, në laboratorë të veçantë. Por korektesa,  sidomos në specialitet e mjegullonte atë, për të mos thënë se e kthente në të kundërtën.  Vdekja e një njeriu nga pakujdesia profesionale për ‘të,  përbënte Alfën dhe  Omegën e gjërave. Në rastin konkret, fliste edhe për mangësi në karakterin e kolegut të tij. Këtu ata u ndanë: Odiseja zbriti poshtë për të marrë metronë.
Laerti u ngjit lart për të kapur trolin që sapo mbërrijti.Parmaku I hekurit, së cilës iu qep, i kujtoi ganxhën e ngjitur tashmë në vesh dhe u shkëput prej saj me vrullin që të pais zëmërimi si edhe me shpejtësinë që të “shpërblen” dyshimi. Veçse:“dhen theli kopo, theli tropo”, - na këshillon një fjalë e urtë greke. Dhe në shqip do të thotë:  "Nuk do mund, do mënyrë”.
Një pëllumb, tërësisht I zi, si të qe artificial e t'a kishte vënë dikush me dorë të kudronte ngjitjen e nxituar të mikrobiologut, në mëndjen e tij edhe më të ngutur e të turbullt, u zhndërrua dalëngadalë nga shpend, në një përbindësh. Zëri I brëndshëm I tha se duhet të jetë i familjes së pëllumbave. Por meqënëse zmadhimi I tij kapte shifrën tetëmbëdhjetë, transformohet në një fajkua gjigant. Kaq mjaftoi që një tjetër "mikrob",  si PLASIA në rrypin e Oficerit Madhor, të fitonte të njëjtat përmasa e të paisej ( në heshtje dhe fshehtë-si të plotë ) me po ato tipare jetëngrënëse si në rastin e Ushtarakut të Lartë.. Mikrobiolo-gu Laert. Ishte I ndërgjegjshëm për këtë "infeksion", ashtu siç edhe mbante ende të ndryrë sythin e tij, mbjellur në tru nëntëtëmbëdhjetë vjet të shkuara dhe që, sapo u vadit.
Formimi kulturor e aq më pak ai profesional, mund të luanin rolin imun në ndërgjegjen e tij, tashmë të sapodalë nga kalcifikimi ( për të folur me gjuhën mjekësore,  e barabartë me shprehjen tonë, aq të goditur: zënia kore e "plagës").
2..
Në plazhin te UJËRAT E ÇMËNDURA ose: MANJAKE,  Laerti, po të themi se shkonte rrallë, ndonëse aty kishte shtëpinë e gjyshit lënë trashigim,  nuk do të ishim të saktë. Megjithatë, si atë ditë, kur në timon të makinës së tyre ishte vajza dhe pranë saj e ëma, kurse ai mbrapa, qe jo vetëm rast I pazakontë, por i vendosur ashtu si pas shpine, kyçte planin e fshehtë të tij, për të dalë në dritë me zhurmë si cermonia mortore e Ushtarakut të Lartë. Veç së tjerash, kaq fjalëpak, kaq pa zhurmë, pa shakarat e tij karakteristike, sidomos me të bijën, mund të themi se ishte hera e parë dhe siç do të ktheheshin nga uikendi, mund të pranojmë që tani, se ishte hera e fundit.
Një parandjenjë çuditërisht e ligë deri në një shtjellë gjëmëmadhe, ia kishte larguar humorin aq karakteristik të tij, si të qe një bobinë e futur në rrymë të alternuar,  ia përzinte keqas atë.. Herë në një drejtim dhe herë në të kundërtën. Por,  kur vështrimi I së bijës nga pasqyra në timon aq I ëmbël, sapo ndeshej me shikimin e tij, hidhërohej deri në vajtim,
atëhere, Laerti niste të kthjellohej e përmëndej si nga një ëndërr vërtetë e ligë e mëkata-re. Por s'qe poashtu I thjeshtë ndriçimi. I vajzës, me ëmbëlsi të trazuar, tanimë, ai qe.I babait ende për dyshimin kujdesej. Diç e largët, në kohë, tepër e largët edhe në mendësi, mbase sa mosha e së bijës, e ngjajshme me analizën e gabuar të Odisesë, fajtor direkt për vdekjen e Oficerit Madhor, ndrynte. Diç tejet e ftohtë, e akullt, si e dalë jo nga frigorife-ri, por nga një shpellë nga më të thellat e nga më të largëtat,  mbase nga akullnajat në polin e veriut, papritmas, qe kthyer në llavë vullkani dhe e digjte së brëndshmi. Ishte dyshim ? Mosbesim? Apo frikë? Ose të tria bashkë. Megjithatë, si një lëndë mjegullante, ajo qe. Si çvendosse e çdo ideje të njëmendtë, atë e kishin  thirrur. Se kështu njollosej e nxihej  tërësisht me blozën që mbart: pasiguria,  mëdyshja,  dyshimi. Por, për çfarë?  Për çfarë, o Zot? Kjo ishte dilema. Këtu niste paqartësia. Me këtë gjithashtu, fqinjësonte lëkundja.  QMungesa e kurrajos për t'ia thënë vetvetes në sy Atë. Cilën? Të paemrën? Tronditësen nga themelet të fortesës familjare? Ndofta. . . Dhe s’ishte aspak çudi. Se qe e dhimbshme. Sa edhe vetëm sjellja nëpërmënd do të lëndonte. . .
Ndërkaq,  kishin mbërrijtur te UJËRAT E ÇMËNDURA.  Për fatin e mirë të tij, që të shkundej disi nga këto persiatje ngatrestare, URA ishte ngrijtur dhe makinat kishin ndalur përpara saj. . Një anije po lundronte dhe kishte kombinuar se: UJËRAT E ÇMËNDURA, ose MANJAKE,  po lëviznin nga veriu në jug. Ky qe dhe drejtimi i atij mjeti lundrues në këto ujëra të DETIT JON.  Dhe pikërisht në KALKIDHA. Në pjesën e pasme të saj, një sërë vajzash si në pasarelë, të çveshura edhe nga gjoksoret, i kënaqte edhe vetëm dorzimi ndaj  rrezeve të diellit që trupin e tyre ngjyroste.  Laerti këtë ‘paradë’ në fillim e pa thjesht me kërshëri; por kur kjo u shndërrua në kënaqësi e më pas në dëshirë për t’a riparë, ai ktheu kryet përpara dhe ndeshi vështrimin, jo vetëm të qeshur të së bijës, por edhe tundjen e kokës së saj që thoshte: - të pëlqejnë, babushi im, ë? Të pëlqejnë?
Qe marveshja e parë e heshtur mes tyre.  Cili mashkull nuk do të kënaqej t’i çfaqeshin në të vërtetë e jo në ëndërr madje,  jo një e dy, por  një skuadër femrash gjokszbuluar ?
Këtë lexoi edhe vajza në vështrimin lakmitar të idhuliit të saj, Laertit. Por të lëmë mënjanë ndjesinë që përfshinte marrëveshja e fshehtë midis Vajzës dhe Atit të saj dhe të ndjekim rrëfimin.
Pas gjashtë orësh, ujërat ndërronin drejtim: nga jugu në veri. Prandaj edhe banorët, pa u thelluar në shkakun e këtij fenomeni, qenë mjaftuar duke i quajtur TË ÇMËNDURA, ose MANJAKE. Thua të lozi rolin e vet kjo pjesë deti me ujëra të çmëndura në mendësinë e njerëzve që e kudrojnë atë dhe t’i zhndërrojnë në binjakë të tyre  manjakë?
3.
Laerti u përqëndrua përpara laptopit në studion e tij dhe nisi të punojë për të larguar stresin dhe turbullinë e shkaktuar nga një shifër: NËNTË. . . , jo TETËMBËDHJETË. Por, edhe nga një fjalë: VAJZË. Si ishte e mundur që kolegu i tij I punës t'a kujtonte dhe ai, që ishte I ati I VAJZËS,  t'a kishte harruar?
E shoqja s'po kthehej ende nga psonisjet  në supermarket.
E bija kishte ndezur televizorin që jepte muzikë dhe vallzonte sipas ritmit të saj.
Ai ngrijti kryet dhe për shkak të portës së hapur, pas atij koridori-urë që lidhej studioja me  dhomën e ditës, vështrimi I tij ndeshi me atë të së bijës, ndërkohë që dëgjoi një fëshëllimë futur nga dritarja në çastin më të përshtatshëm për mikrobiologun.  Vajza, tejet e gëzuar, po kërcente me një. . . "kavaljer" rastësor. Ky ishte një  nga jastëkët-mbështetës së kolltuqeve.
- Hajde Laerti im ( këtu mbiemri im, është i zakonshëm në gjuhën e ditës në Greqi.Thënia, zonja ime, përdoret në respekt edhe midis dy  të panjohurve. Madje, klienti mashkull mund t’i drejtohet arkëtares grua: zonja ime  E veçanta, në rastin tonë, është se asaj i qe lejuar thërritja e të atit edhe me emër, në vënd të fjalës: Baba. Sepse, ajo e konsideronte shok atë ).Prandaj edhe shprehu: - Hajde Laerti im të kërcejmë!
- TETËMBËDHJETË! - shqiptoi pa dashje Ai dhe mund të ishte e tetëmbëdhjeta  herë, ose shumëfishimi I saj, që I shkonte nëpër mënd kjo shifër.
- Po, i ëmbli im. Pasnesër mbush plot tetëmbëdhjetë vjeç dhe më vjen mirë që ti, babushi im, e mban mënd këtë datë. Se, unë me mamin donim të t'a bënim surprizë. Prandaj ajo ka shkuar për të psonisur gjëra të freskëta. Madje, do të marri edhe peshk që: në barkun e tij të fshehi UNAZËN E ARTË.
- Pse nuk zbret  më mirë te autori I fërshëllimës që të thërret aty, poshtë në plazh, por shtrëngon jastëkun sipas ritmit? - I tërhoqi me ëmbëlsi vërejtjen Ai.
Ndërkaq, vajza kishte mbërrijtur në studio. Ashtu e veshur me minifund dhe një dekolte disi të tepruar ku, frymëzuar edhe nga “pasarela” e aty mëparshme, tretëkatërtat e gjoksit të saj, ishin të zbuluara si për të plotësuar një nga “paragrafët” e marrëveshjes së fshehtë, aty te ura. Për t’a zhbërë disi “marrëveshjen e fshehtë”, Laerti zgjodhi mënjani-min dhe jo vërejtjen. Nga ana tjetër, bindja që Ai për këtë tetëmbëdhjetë vjeçare ishte thjesht Babai ligjor dhe jo biologjik, I lejonte një mëndësi disi ndryshe që, megjithatë,  ligjëronte qëndrimin e tij prej mashkulli.
- Më the, I ëmbli im, pse nuk zbrez më mirë te autori I fësfhkëllimës? Kështu?
- Po.
- Sepse pëlqej deri në adhurim babushin tim, - komplimentoi ajo dhe nga mënyra se si e shprehu, ai e kuptoi që s'qe aspak kompliment. Qe I njëmendtë. Tërësisht I vërtetë.  Ishte idealizim
Laerti, s'mund të mospranonte ftesën e së bijës dhe u ngrijt. Thirrja e prindit, qoftë edhe vetëm ligjor (siç bindja po I shtohej),  e detyronte t'i përgjigjej asaj. Ajo plotësoi fjalinë:
- Kam shumë dëshirë, babushi im që UNAZA të të bjeri Ty.
- Që unë të kërkoj një . . . ., mami tjetër?
- Jo Babi! Dua që Ti, Babi Im, të zbulosh dhe të mposhtish shkaktarët e një tjetër  mikrobi të PLASJES. Se njeriu, Laerti im, plas edhe për shkaqe të tjera, jo infektive, jo mikrobike. E për këto, nuk kujdeset askush. Nuk ka laboratorë. As vaksina. Ashtu sikunder, askush  nuk gëzon imunitet.  Qoftë edhe ti, miku e idhulli im, Laert. Se, mikrobi, I cili edhe pas tetëmbëdhjetë vjetësh, çoi në rrugën e gjatë për te Zoti, Oficerin Madhor. mund të shpjerë në katastrofë edhe një tetëmbëdhjetë vjeçare si unë, vetëm e vetëm se idhulii i saj, është shpërfillës.
Gjatë kësaj kohe ajo kokën e kishte vendosur në supin e të atit. Se, vetëm në këtë mënyrë mund t'ia thoshte, pa e parë në sy,  eimelin anonim ardhur në laptopin e saj bashkë me urimin për ditëlindjen që veçanërisht përsëritej vit për vit. Madje dy herë: të parën, në ditën e lindjes  dhe të dytën, në ditën e emrit. Dhe,  çuditërisht ajo, jo vetëm e pranonte në fshehtësi, por ndjente edhe kënaqësi .
Në fëmijëri nuk I kishte vënë rëndësi. Në adoleshencë  I kishte pëlqyer sidomos intimiteti dhe mezi I  priste këto kremtime. E adhuronte dërguesin. Në ndryshim nga Babai, ky merrte një status të një miku afër prindëror. Por për babanë, ( idhullin e saj ) ajo ishte e gatshme për çdo sakrificë. Madje donte t’a shtrëngonte në gjoks. T’a çante të sajin, ose edhe të tijin dhe të futej aty brënda si një zog. Prandaj, në pamundësi për asnjërën nga këto varjante,  ajo parapëlqeu. Çfarë?  Në fillim, me miklimin femror që s’e bënte për herë të parë, kur i rregullonte kollaron përpara se të nisej te studentët. Sigurisht,  jo të kësaj natyre. Ajo mundi, ashtu pa e kuptuar Ai, t’i zbërthente tre - katër kopsat e para të gjoksit. Pastaj, teksa muzika, si kolona zanore e një filmi të vërtetë, zbuste çdo kundërshtim dhe nxiste, çdo nismë sado  të guximshme derisa sillte kënaqësi, bëri që Laerti të përfshihej me drejtimin e treguar nga instikt mashkullori në këtë aventurë. Gjoksin e Tij të leshtë, për të cilin Ajo, prej vitesh e ëndërronte, e kishte prekur me gjinjt e saj tërësisht të zbuluar vetëm me një lëvizje fine.
U dëgjua sërish fëshëllima, por ajo nuk e shkëpuste dot kryet nga qafa e të atit. Gjoksi I saj tetëmbëdhjetëvjeçar sikur donte të njëmendësonte mendimin e aty mëparshëm dhe asaj i ngjante se qe mjaft pranë realizimit.  Për Laertin ishte e para herë që e toleronte këtë shtrëngim gjoks më gjoks me ‘të dhe trazimi po i turbullonte mëndjen. E bija, që vetëm ligjërisht ai për ‘të duhet të qe Babai, po tregonte një pjekuri për të cilën ai befasohej. Nga ana tjetër. Me vështirësi mundohej të mposhtte ndjenjat e përfshira tashmë në një veprim që fjala mëkatim qe larg ndëshkimit të ndërgjegjes së tij dhe zërit të brëndshëm, tingulli I të cilit digjej në flakën e ndjenjave në tërbim më keq se UJËRAT E ÇMËNDURA gjashtë orë në drejtimin veri - jug dhe po kaq orë në të kundërtën. Kurse reflekset tek ai ndryshonin çdo minutë. Por, a ishte vërtet e bija ajo?  O Zot I madh, ç'ishte kjo tërheqje pas vajzës së tij tetëmbëdhjetë vjeçare të cilën s'mund t'ia zhbënte?
Ç'ishte kjo grishje që e kënaqte të bijën, por e vinte në pozita skajshëm, aspak për t’u mburrur dhe në të njëjtën kohë, pranë një lloj turpërimi Atë, si BABA?
Nuk tha sërish tetëmbëdhjetë. Jo. Risolli në mëndje vetëm një shprehje filozofike, autorin e të cilit nuk mund që nuk mund t'a kujtonte. Ai thoshte pak a shumë kështu:

"Kërcimi është realizimi vertikal I një dëshire horizontale".

Disi fyese, ë? Megjithatë,tingëllon shumë pranë së vërtetës. Hajde fol të kam rixha, pas këtij përcaktimi tronditës për rastin në fjalë. I tillë iu duk ai vallëzim nga ana e ELEKTRËS.. Dhe Lavdi Zotit, kjo thënie s'ishte aspak e tij, ndonëse vetëm e kësisoj përmbajtja e atij vallzimi, qe. Ai ndjehej I vetëfyer, i vetëturpëruar e pse jo edhe aspak i nderuar, po të pranonte atë që kishte ndjerë e bija me këtë vallzim.  Tanimë, numri tetëmbëdhjetë u zëvëndësua me:

. . . ."Rruga drejt Realizimit VERTIKAL të një dëshire HORIZONTALE".

Ja  edhe diç tjetër për të shtuar trazimin:
një eimel anonim, për të cilin mendoi se: shpërfillja do të qe gjëja e duhur. Prandaj, e mori të bijën për dore dhe ndjeu që ishte kënaqësi për 'të.
Dora e saj po dridhej në pëllëmbën e tij. Gjithënjë e më tepër tek ai mbizotëronte  ideja zëmërake se ajo nuk mund dhe nuk duhej të qe vajza e tij. Po të përfundonte në të  kundërtën, këto veprime prej të  marrësh,  zgjidhjen e mendonte katastrofale. Kishin mbërrijtur në studio. Ai u ul mbi divanin  ku tendosej për të korigjuar detyrat e studentëve të tij, ose priste ndonjë të ftuar. Në këtë rast, ELEKTRA, ishte vërtet e ftuara dhe e vluara e tij. Se të tillë ajo, veten e ndjente. Dhe kësisoj përcaktimi I shkonte. Ajo u afrua dhe iu ul në prehër për t'i kaluar dorën në qafë. Qe tejet e eksituar. Mikrobiologu mendoi se ajo, diç donte t'i thoshte. Dhimbja që ndjeu për hamëndësim e asaj çka mund të shprehte vajza, e spostonte  e shpërqëndronte. Pranë tij s’qe zbavitje.  Aspak. Marrëzia, kjo fqinjë e padëshiruar, po e vizitonte. Por për 'të do të qe më mirë, jo të mos dëgjonte asgjë prej saj. Por të mos e lejonte të fliste. Dhe kjo nuk ia pakësonte vuajtjen dhe dëshpërimin e tij. Por, së paku, frenonte dhe shmangëte greminën. Prandaj, edhe për t’a mikluar disi, që t’ia zbuste sadopak zhgënjimin, I vuri gishtin tregues në buzë dhe i pëshpëriti lehtë e  zë-ëmbël:
-sh-sh-sh-yt. Pusho!
( Oh! A nuk I kishte bërë të njëjtin gjest së ëmës së saj ato vite rinore kur i sapo laureuar në mikrobiologji, ajo I qe ulur në këtë mënyrë dhe ky, kishte shumë ndroje si ai djali aty poshtë që bënte xhiro në rërë dhe mjaftohej vetëm me fërshëllimë? ) Por Ajo këtë shenjë e mori për miklim, ashtu siç edhe qe përnjëmend.  Veçse,  kur Ajo e futi në gojë e nisi t’a lëpijë gishtin e tij me afsh, për të frenuar stadin e ri, këtë etapë që ngutej të vinte,  Ai u ngrijt:
- Bija ime!
(Nuk qe rast i shkëputur përdorimi formal i këtij përcaktori). Shfrytëzimi I saj, mbase loste rolin e një gardhi ndarës e të një tjetër mundësie për të kaluar e lënë pas etapat drejt mëkatimit. Por edhe për të bindur veten për të kundërtën.
- Atje lart, - nisi t’i thotë,  - kam dosjen e para nëntëbëdhjetë viteve.  Është doktoratura e mikrobiologjisë mbrojtur në Havard. Shko laj sytë që të jesh më e kthjellët se gërmat janë të imta dhe eja hyp në . . . . , lartësi.
Ajo ktheu kryet për të parë shkallën e aluminit dhe buzëqeshi.  Ishte e vetëdijshme se ashtu, me minifund, idhulli I saj, nuk do të ishte kaq i ftohtë dhe  mbase do të nxirrte një tjetër përfundim që gjithsesi, për 'të pritej me një kënaqësi të veçantë. Se gjoksin e saj (të zbuluar) Ai nuk e pa. Por kjo nuk do të thotë se nuk e ndjeu. Pa të vërejmë si do t’a kalojë provën kur të shohi pamjen time nga poshtë? Prandaj u bind. Ndaloi në koridor përpara pasqyrës së madhe dhe shtriu këmbën për të parë kafshën e saj, nxehtësinë përvëluese të së cilës, s’dinte se si t’a largonte. Me ujë, s’bëhej fjalë. Kur qe thellësisht e bindur se  donte dorën mashkullore të idhuliit: LAERTIT.  E pse të mos e provonte atë?  Dhe që të nxiste ngasjen, me shishen e vogël e parfumoi atë por edhe të dy sisët. Laerti, nga ana e tij vendosi shkallën në vëndin e saktë dhe, në qelqet e kornizës u pasqyrua kofsha e së bijës. Ai, instiktivisht ktheu kryet dhe tashmë, s’ishte pasqyrimi-ngasje,  por një këmbë e shtrirë, muskuloze dhe e freskët tetëmbëdhjetë vjeçare, pushin e së cilës, një Zot e di sa e pëlqente, ndonëse kishin kaluar po kaq vite, me të cilën edhe qe ndarë. Mikrobiologjia kishte zhvendosur te rene.
Ja edhe ato dy gjëndrat e gjoksit të cilat vetëm I kishte ndjerë, kur Ajo qe shtrënguar aq ëmbël, aq dridhshëm në kraharorin e tij. Bisha mashkullore brënda kraharorit, kërcënonte frikshëm. S’ishte thjesht shantazh. Jo. Qe rrezik për mëkat. E megjithatë, statusi i prindit, ende ishte në fuqi dhe e frenoi. Prandaj, u nda në sirtarin e bibliotekës për të njëmendë-suar planin e menduar. Diç bëri me diçka të  fshehur me kujdes dhe një litar që përfundonte me ganxhë, e vuri përfund kolltukut. U ul dhe priste ELEKTRËN e cila nxitoi të vinte si një pëllumbeshë për të marrë në këmbën e saj letrën e për t'a dërguar tej hapsirave, në vëndet e largëta. Por edhe matanë kohërave.  Në origjinën e KOMPLEKSIT TË ELEKTRËS.
Por jo. Ajo do të hypte mbi ato shkallë në kreun e së cilës ai kishte vendosur librat e Mitologjisë greke mbi të TJERAT dhe HOMERIN e VERBËR si të qe kurorë, por edhe si një kujdestar formal. Laerti u ul sërish në divan që të shijonte pamjen si një antar zhurrie të cilit I kërkohej opinioni. Ndjenja e atit qe gremisur në tatëpjetën e lashtësisë.
-Të hypij mbi shkallë?
- Po.
- Mbi ato libra?
- Po, nimfa e JON-IT në UJËRAT E ÇMËNDURA, -I bëri ai më në fund, një kompliment të vërtetë të cilën, Ajo e meritonte plotësisht. Dhe vajza vendosi këmbën në shkallaren e parë. Pastaj në të dytën. Dhe më në fund, në të tretën. Ku: Ca minifund dhe ca lartësia,
ia tregonin këmbët dhe më pas kofshët e freskëta, të ndritura-mermer, si shtyllat e PARTENONIT. Atij, I ulur në kolltuk, po i dridhej dhe fërgëllonte I gjithë trupi. Gjaku I ndezur në deje,  po i dridhte duart. Goja I lëngëzonte dhe mëkatimi ishte në prag.
Vetëm atë çast, Ai kuptoi gjithë historinë e Trojës shkruar nga një i VERBËR me emrin HOMER. Por, Ai s'qe I verbër. Përkundrazi. Një vëzhgues mikrobiolog, Ai qe. Me këtë  duhet të nënkuptojmë se kemi të bëjmë me njeriun që: fluturën e bën . . . , helikopter dhe jo të kundërtën.  Prandaj, shohim . . ., Prindin që befas kthehet thjesht në një mashkull .
Sheh hiret e Asaj që duhet të qe e bija, si të ishte thjesht një tetëmbëdhjetë vjeçare në një pasarelë ngasse, tejet intime dhe provokative për mëkat Megjithatë, LAERTI, ishte ende në gjëndje të mposhti dalldinë.  Ndonëse ka bindjen që ajo nuk ishte vajza e tij. Por. . . .
Ajo ktheu kryet dhe e kapi gafil të atin. Kjo befasi mahnitëse i pëlqeu edhe asaj. Prandaj, si të ishte shndërruar me magji në një buqetë,  i hodhi një buzëqeshje të trëndafiltë.
Miklimi mashkullor e trazoi deri në eksitim :  nga dalldia,  qe pushtuar, sëpari Ajo.
- Domethënë të shkel mbi lashtësinë? - qe pyetja e Saj  me dy kuptime.
Laerti I magjepsur nga ajo nifë deti në UJËRAT JONIANE TË ÇMËNDURA, ose MANJAKE, mbase I gatshëm që t'a rrëmbente e t'a përpinte me gjithçka,  nuk foli. Parapëlqeu të pohonte me kokë, ashtu nga kolltuku Statusi i pozicionit të atit, gjithsesi mbahej ende dhe  pengonte. Frenonte. Kurse statusi i vajzës, si të mos qe aspak i tillë, por vetëm dhe pastër një tetëmbëdhjetë vjeçare e paprekur nga asnjë dorë mashkulli deri tani, çuditërisht kërkonte përkëdhelje nga duart e shokut, mikut dhe idhuliit të saj: Atij. Në asnjë rast, nuk mendonte për raportin: vajzë-prind.  Jo. Kjo e trimëronte, ashtu siç ia afronte marrëzinë që me çdo kusht kërkonte. Ajo qe gati t’i lutej. T’i binte në gjunjë. Të ledhatohej nga ky mashkull dhe jo nga ai çunaku, moshatari i saj, që dinte vetëm të fëshkëllente. Që druhej t’i prekte edhe dorën. Se ajo, ia kishte dhënë mundësinë t’a puthte dhe ai qe shmangur.
Pas jo më shumë se pesë sekondave, ajo mbërrijti të hypi mbi. . . ., HOMERIN,
por s'mundi të qëndrojë sipër tij. Në fillim u vais ngaqë nuk e duroi dhe  e mënjanoi I VERBËRI.  Pastaj u shkëput dhe u trëmb. Por  Ai, që tashmë ishte ngrijtur më këmbë dhe
( Ajo me bisht të syrit, siç dinë të vëzhgojnë vetëm femrat ) e pikasi Atë dhe  parashikoi “rëzimin”. Dhe nuk vonoi. Pas kësaj, gremisja ndodhi si në harkun e vetëtimës. Nga ana tjetër, Laerti që ëndronte I gatshëm për t'a . . . bluar
O Perëndi!  E mbërtheu me krahët e tij si të qe vërtetë ajo, ELEKTRA e dalur nga mitologjia greke dhe  . . . .,  e arrirë për çdo marrëzi të kësaj bote. Se nuk ra. Por bëri sikur ra. U hodh ashtu siç edhe e mendoi në çastin kur e kapi idhulin e saj gafil. Megjithatë, Ai e priti si një dhuratë e dërguar nga mbi qiejt.
Në të  vërtetë: për të fundit herë, ato këmbë të bukura,  mbi HOMERIN E VERBËR kishin prekur. Prandaj do të qe më  e saktë të thonim se ELEKTRA E HOMERIT  kishte dërguar kopjon e saj, në studion e mashkullit të vërtetë për të cilin, tërbohej ajo më keq se UJËRAT E ÇMËNDURA TË JON-IT, që : me siguri po rridhnin në drejtimin e kundërt: jug - veri dhe jo veri - jug siç bënte xhiro një çunak, buzë bregut duke vëshkëllyer, herë pas here.
Ajo e puthi babanë  me afshin e një të reje në moshë që adhuron mashkullin e saj. Edhe Laerti , për një hop, harroi  statusin e tij.dhe, siç  ia ushqeu fillesën, qe gati t’ia shqyente dekoltenë e cila, edhe ashtu, vetëm formale ish. Këtë priste ajo. Kësaj I druhej ai. Se qe një rit-kënaqësie për ‘të  kur bënte dashuri me mamanë e Saj dhe që e Ajo e kishte  parë rastësisht, e kishte fiksuer, dhe, kuptohet, edhe e kishte përgjuar për t’a riparë.  Prandaj, e mbante mirë mënd duke e ëndërruar për vete. Kë? Vetëm atë çast. Pas së cilës ai e ulte mbi krevat për të vazhduar.. . .. . ,

me realizimin e një dëshire HORIZONTALE.

Ajo po ia zinte frumën pa e kuptuar.  Duart e Saj qarkuar pas qafës, sikur kërkonin të zbraznin  të gjithë afshin, krejt pasionin e ndrydhur në vite që s'mbaheshin mënd.
Mbase në ato të pararendëse të saj, për të cilat, HOMERI I VERBËR E I DURUAR,  na spjegon lashtësinë.
Ai e uli si të qe e kristaltë mbi  parket dhe kishte kujdes që Asaj të mos i shkonte mëndja për vazhdimësi të kësaj marrëzie.  Nga ana tjetër, Ajo  me këtë veprim,  priste DËSHIRËN HORIZONTALE TË VALLZIMIT. dhe e hoqi veten të pafuqishme për t’u ngrijtur duke bërë ca lëvizje që motivonin pikërisht dobësinë.
Dhe, kur Ai e mori për të vëertetë  gënjeshtrën e saj dhe  u përkul t’a ndihmonte, ajo e tërhoqi dhe Ai i ra sipër. Ajo kërkoi edhe një herë buzët e tij. Ky ia dha. Qe e fundit  tolerancëi.
Kur u ngrijtën, megjithatë si dy trupa të ngjitur, me eskimezët Ata ngjasonin Në fillim Ai, pastaj Ajo, hoqën dorë nga vazhdimsia.  Nga mëkati. Nga inçenti. Ose gjaktrazimi.   Por, a qe Ajo e bija?  Këtë do të vazhdojmë t’a zbërthejmë më poshtë.
- Boll. Të lash të plotësoje dëshirën. Kështu?
- Jo plotësisht ashtu. Megjithatë të falenderoj idhuli im. I ëmbli im!
- Unë shkela edhe mbi personalitetin tim në statusin e PRINDIT, për të cilin dyshoj. Tani kam unë një dëshirë, - u nxitua të shtojë Ai:  Asaj iu rikthye shpresa. I ngjau se idhuliit I saj qe penduar.
- Me kënaqësi do t'a plotësoj, i shtrenjti im, - shprehu me të njëjtin ngut Ajo gadishmërisë dhe e puthi sërish.
Ai e shkëputi ëmbël, por ky veprim ia shtonte asaj dëshirën e tundonte vazhdimin e marrëzisë.
- Je e sigurtë?
- Për çfarë? - pyeti Ajo që e kishte harruar kërkesën e tij.
- Për të plotësuar një dëshirë timen.
- Dhe e vë në dushi? Po!
- Më jep fjalën?
- Për kokën tënde, jeta ime!
Ai nxorri nga nënndenjësja litarin dhe I tha:
- lidhmë me këtë litar  në kolltuk, - ia la në dorë dhe u ul të priste . . ., ndëshkimin.
Kundërshtimin e Saj e garantonte betimi.
ELEKTRA, le të vazhdojmë t’a quajmë  kështu tanimë vajzën, u befasua.
- Pse, baba?
- Sepse më dhe fjalën.
Ajo nuk e përsëdyti pyetjen, por sytë iu mbushën përnjëherë me lot. Filloi t'a  lidhi të atin duke nisur nga këmbët dhe duke përfunduar pak mbi gjoksin e tij të leshtë. Këmishën Ai nuk e la  t’ia mbërthente. Kur përfundoi, hyri në studio e ëma.
3.
Ajo pa së pari ELEKTRËN,  që po mundohej të vendoste ganxhën në një bullon nga mbrapa karrigeskolltuk dhe I ranë qeset nga duart.
Pamja nuk qe vetëm befasuese, por edhe e pakuptimtë për gruan, natyrisht ajo qe.
Gjithsesi, tek pa lotët e së bijës, ndjeu dramën e nënkuptuar që mund të kish ndodhur. Prandaj klithi:
- Çfarë të ka bërë babai, që po e lidh, moj bijë?
Dhe, pa pritur përgjigjen e saj, lëshoi dyshimin: - Mos vallë tentativën për përdhunim?
- Ç'është kjo pyetje mami? Si t'a nxë goja t'a thuash?
Laerti, na thotë HOMERI I VERBËR, ishte babai i Odisesë e për pasojë, kurthi te ky njeri së pari duhet ta  kishte folezën e tij. Gracka, lakun e saj, në dorën e këtij njeriu, shtrëngohej.
Pikërisht këtë dyshim e për pasojë, këtë pyetje kishte parashikuar mikrobiollogu. Dhe ishte rradha e tij të këpuste  sythin e lindur nëntëmbëdhjetë vjet më parë i cili hera-herës rritej e zhvillohej. Mbase me ca stinë të ndryshme nga ato që njohim ne, njerëzit e zakonshëm për kohën. Sepse, si çdo marrëzi, edhe ajo e krimbit të dyshimit, në errësirë rritet dhe meqë terrin ajo kërkon, vështirë të gjejë kalimin. Por le të kthehemi te Laerti:
- Pra, përgjigjen e more grua, apo kërkon që vajza t'a përsërisë?
Tjetra nuk foli.
- Tani e kam unë rradhën të pyes: -  Pse dyshove për tentativë përdhunimi? Është vajza ime kjo, apo jo. Se po të qe e imja nuk do të lindte dyshimi. Vetëm nëse ajo ka një tjetër baba, mua do të më shikojë si mashkull dhe për këtë, nuk më vjen aspak turp t’a them se është pikërisht kështu. Edhe  unë sigurisht, si femër e kam parë sot, Atë.
U rrukullis e zuri më në fund vënd, një heshtje e rëndë si mëkati i gremisur. Vajza shihte të ëmën e dyzuar. Dyshimi se idhuli I Saj Laerti, nuk qe Babai I Saj, ishte më pranë së vërtetës se kurrë. Kjo përligjte . . . , pse të mos e themi:  dashurinë e Vajzës për Atë që vetëm  ligjërisht qe i Ati. Dhe, natyrisht, i padëgjuar ky spjegim. Ashtu si e pandodhur edhe kjo bëmë, qe.
-Grua! - I foli Laerti me ton tejet urdhërues! Ajo e pa e tromaksur. Qe e para herë që dëgjonte këtë kumbim skajshëm të ashpër. Këtë thirrje disi të çjerrë.
- Hape sirtarin dhe nxirr që andej atë që është brënda.
Ajo veproi ashtu si i tha i shoqi dhe lëshoi një klithmë.   Elektra u afrua dhe si e ëma, gjithashtu bërtiti përpara se të thotë: - Çështja kjo rovole I ëmbli im? Ç’kërkon të bësh me ‘të? Po qe se do të vrasin dikë, ja ku më ke. Vritëm mua.
- Është e nevojshme të bëjmë ADN-në, apo ke ndonjë spjegimin?  - e rinxiti Laerti të shoqen. Ajo sërish s’qe e gatshme të fliste. Befasimi. Ngrirja. Ballafaqimi me një mëkat ndodhur gati dy dekada më parë, s’qe aspak e lehtë edhe vetëm të ftillohej.  Se po rijetonte skenën, kohën, vëndin. Çmëndinë.
- Shën Marinë mbase e kam besuar më pak se ty. Jo se kishe të njëjtin emër me ‘të. Por se dashuria jonë kështu më thoshte. Tani e shoh, se jo vetëm  jam gabuar, por edhe qënkam tradhtuar.
- Nuk është kështu Laert. Nuk është kështu. Qe aksident. Rastësi. Apo kurth nga shoku yt, Odiseja.
- E mora me mënd. Njeriu që interesohej më shumë për kremtimin e ditëlindjes së ELEKTRËS,  se sa rrezikut për burgim të përjetshëm që e pret.
Vajza desh të pyeste për arsyen , por, ndonëse I dhëmbi, s’guxoi. E shoqja, pa u interesuar për shkakun, tha:
- Ai meriton plumbin.
- Pse?:
- Se ditën që të përcollëm për disertacionin, në kthim pata një dhimbje të tmerrshme koke. Ai nxorri nga kroskoti I makinës një tablet dhe m'a dha gjoja për të më qetësuar. Ajo ishte kokainë dhe atij nuk iu durua as të shkonim deri në shtëpi, kur e kuptoi se ajo veproi menjëherë te unë. Kaq  duhej që të më linte shtazënë në sediljet e makinës me . . . , ELEKTRËN.
- Domethënë se :Babai im I vërtetë është ODISEJA?
Tjetra pohoi me krye. Vajza kishte një ndjesi dyfishe: Atë të faktit se kishte idealizuar, jo Babanë e Saj, por një mashkull të vërtetë, edhe pse të paktën,  dy dekada më të madh. Prandaj edhe e kishte dashuruar.
Nga ana tjetër,  ndjente dhimbje për Odisesë.  Eimelet e tij në prag të ditëlindjes e hovë-zonin si t’a kishte prind. Sepse, edhe ai të kësaj natyre ia qendiste aq bukur ato.
- Zgjidhmë!  - iu drejtua Laerti Elektrës.
Vajza e pa me vërejtje, se e trëmbi toni.
- Më thuaj se ç’do të bësh, I ëmbli im. Ose prit. Do t’a mbyll sirtarin me çelës, pastaj do të zgjidh.
Ai buzëqeshi lehtë.
- Arma doli nga skena. Thjesht do të bëj një telefonatë, - tha.
Vajza u bind. E siguroi armën në çelës dhe e zgjidhi Laertin.
- Tani, - tha së bijës, - jam në rolin e qymyrshitësi dhe mori celularin.
Nënë e bijë, shihnin të tmerruara Laertin. Ky kishte formuar numurin dhe sapo dëgjoi përgjigjen e Odisesë, tha:
- Odise! Plaga në supin e Oficerit Madhor, ndonëse e shpuri në udhëtimin e gjatë për te Zoti dhe tani duhet të ketë mbërrijtur në Parajsë, s’është asgjë me gabimin tjetër tëndin.  Prandaj, përgatit dy striçe. Njërën për vete dhe tjetrën për mua.
Kaq tha. Nuk priti përgjigje dhe e mbylli celularin.

Elektra nisi së bashku me të ëmën të mbledhin zarzavatet e shpërndara në dysheme.
Laerti u ul përpara laptopit.
Nga dritaret e hapura, U dëgjua sërish fëshëllima e rioshit.
Elektra hapi televizorin në një kanal që kishte muzikë. Befas ajo ndaloi dhe spikerja dha një lajm të beftë:
- Ndërpremë transmetimet tona për një ngjarje të jashtëzakoshme.Policia, me fletën e arrestimit lëshuar nga prokurori, shkoi të shoqëronte për në vëndet e paraburgimit mikrobiologun z.Odise.  Dyshimet për gabimin e bërë tetëmbëdhjetëvjetë më parë, shkak për të cilin ndërroi jetë një Oficer Madhor, e rëndonin së tepërmi mikrobiologun. Por, atë e gjetën ende me frymë pasi kishte kryer një vetëvrasje duke u infektuar me një strishe të atij mikrobi për të cilin Oficeri Madhor javën e kaluar, u përcoll me nderime për në banesën e fundit.
Gjesti I mikrobiologut flet për një ndërgjegje të pastër  dhe një karakter tepër të lartë.
-Bobo, ç'fsheh kjo tokë! -tha Laerti
-------------------------------
*) Paramnezi (portugalisht) = Përzierje e realitetit me trillin artistik.

SOTIR ATHANASI!
Athinë, Korrik, 2ë16!
Dërguar për Floripres:
28, Shtator, 2017!

2017-09-29

Luana Vjollca "pushton" Instagramin, 13 milion pëlqime në 7 ditë

Pa dyshim që Luana Vjollca është një nga femrat më tërheqëse dhe më të bukura në Shqipëri.

Këngëtarja dhe moderatorja bukuroshe çdo ditë e më tepër po konfirmon se është “Mbretëresha e Instagramit”.
Luana Vjollca
Këngëtarja, e cila pak javë më parë mbushi 26-vjeçe, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi të ndryshme nga pushimet, duke i “çmendur” dhe fansat e saj me format perfekte fizike që posedon, të cilët mezi presin që ajo të postojë sërish.

Si gjithmonë e veshur me stil, joshëse dhe tërheqëse, në një foto të publikuar në Instagram pak ditë më parë, Luana thyeu një rekord duke arritur një milionë klikime në një foto.

Por surprizat prej saj duket se nuk kanë të ndalur. Çfarë ka bërë kësaj here këngëtarja joshëse?

Pas arriti një milion klikime në një foto, Luana, e cila numëron 889 mijë ndjekës në Instagram, ka thyer një tjetër rekord duke dëshmuar se nga ajo mund të presim gjithçka.

Së fundmi, Luana ka arritur një tjetër sukses duke arritur të marrë mbi 13 milionë klikime në 7 ditët e fundit në fotografitë e saj në Instagram, gjë të cilën nuk e ka arritur asnjë nga VIP-at në Shqipëri duke dëshmuar se ajo është “Mbretëresha” e këtij rrjeti social në vendin tonë.

Rrëfen ‘pa dorashka’ mbesa e ish-Presidentit Nishani: Sa më paguan “Playboy” për fotot e zhveshura

13687188_265205927194902_71706615_n
Për Beniada Nishanin (Jakiç) sapo ka nisur një fazë e re në karrierën e saj si modele, pasi është përzgjedhur imazh i revistës “Playboy” të Portugalisë, si modelja që bie në sy për këmbët e gjata.
25- vjeçarja e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, ishte në Tiranë pak ditë më parë për të hapur sezonin e rit televiziv të “Top Show”-t, që moderohet nga Alban Dudushi. Në intervistën televizive, ajo tregoi detaje për kontratën e re të punës, si imazhi i vajzës nga Shqipëria në faqet e revistës erotike.
Rrëfen ‘pa dorashka’ mbesa e ish-Presidentit Nishani: Sa më paguan “Playboy” për fotot e zhveshura

“Kam bërë disa foto për të marrë pjesë në “Playboy”, i kam realizuar ato për disa stilistë dhe së shpejti do të dalin foto të tjera”, tha Beniada. E nuk ka vonuar shumë dhe modelja bionde, e cila po studion në degën e aktrimit në Itali, ka postuar në profilet e saj zyrtare fotot e para nudo, të shkrepura në breg të detit për kontratën e re.

Natyrisht që një ofertë e tillë kërkon guxim të mjaftueshëm për t’u pranuar, ndaj pyetja që të vjen në mendje është se sa mund të jetë paguar Beniada nga “Playboy”?

“Jam paguar shumë, por nuk mund të flas me shifra”, tha Beniada për gazetën “Panorama”, duke lënë të nënkuptohet se ndihet shumë e kënaqur.

“This week in Portugal with PlayBoy staff”, ishte statusi dhe një foto ekskluzive, ku Beniada Nishani (Jakic) njoftoi disa ditë më parë miqtë se sapo kishte nisur punën si modelja imazh e revistës “Playboy” të Portugalisë. Kështu, listës së modeleve shqiptare që pozojnë për “Playboy” i shtohet edhe Beniada, pas Iris Shalës, Delfina Azirit, etj.


BENIADA: NUDO SI SOFIA LOREN E KATE MOSS, ATO U SHFAQËN PLOTËSISHT LAKURIQ DHE U NGRITËN NË MAJËN E SUKSESIT…

Biondja që po komentohet këto kohë në showbiz-in italian me pozat e saj të guximshme, sapo ka realizuar edhe fotot e reja topless në breg të detit për revistën “Playboy”, ndërkohë që ka marrë komplimente dhe urime pa fund nga miqtë për përfshirjen në këtë projekt të ri ndërkombëtar.

Po cila është jeta e vërtetë e vajzës mendjehapur dhe ambicioze nga Durrësi? Beniada u bë e njohur në Itali me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua në Shqipëri si mbesa shumë seksi e ish-presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me synimin për të fituar role protagonisteje në kinematografinë italiane.

Seti më i fundit i saj ishte me shoqen 22-vjeçare Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar po ashtu për “Playboy”. Për miqësinë apo afeksionin mes saj dhe supermodeles italiane Ines Trocchia, ajo tregon: “Miqësia jonë është konsoliduar me kalimin e kohës, dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respektit reciprok, ndërsa në lidhje me perceptimin e saj për pozat topless apo nudo, ajo shprehet:

“Sa për fotot kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra janë bërë mjaft popullore, si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless”, tregon ndër të tjera ajo.

Emancipimi seksual i ka ndihmuar shumë gratë, por jo dhe aq burrat.

Seksologu trondit me teorinë e tij! Pse u zhvillua kaq shumë prostitucioni

Është zbuluar se, të paktën, gjysma e vajzave provon kënaqësi në klitoris që në periudhën nga 6-12 vjeç, ndërkohë që asnjë djalë nuk arrin të ketë orgazëm dhe ejakulim para pubertetit.

Më në fund, femra, nëse është e stimuluar në mënyrë adeguate, mund të ketë një përgjigje multiorgazmike, kurse mashkulli e kundërta, ka një “periudhë refraktare” që varion nga 15 minuta tek adoleshentët deri në 24 orë tek personat më të moshuar, me shumë diferenca individuale.

Pra, çlirimi seksual ka qenë një avantazh, kryesisht për femrën, ndërsa mashkulli tenton të largohet nga seksualiteti relacional e jo vetëm ai bashkëshortor.

Sipas seksologut italian Willy Pasini kjo shpjegon dhe zhvillimin e madh të prostitucionit në një botë, ku seksi është i lejuar edhe pa pagesë. Një praktikë e tillë përtrin modelin e vjetër, ku mashkulli, nëpërmjet parasë vendos si do ta menaxhojë sferën erotike e si do ta rifitojë dëshirën. Pra, prostitucioni, nuk është i lidhur me një nevojë fizike të mashkullit, por me nevojën e tij psikologjike për të patur një marrëdhënie pushteti me erosin.

Edhe përsa i përket evolucionit të ndjenjave, po shkohet drejt një bote të kontrolluar nga femrat. Po të kujtojmë paraardhësit tanë gjuetarë, ata zotëronin “largpamësinë” për ta kontrolluar sa më mirë gjahun. Kurse sot, më i rëndësishëm është shikimi në “periferi” i gruas ose më mirë të themi “shikimi me bisht të syrit”.

Dhe së fundi ndjenjat. Meshkujt nuk dinë çfarë të bëjnë me to. Kujtoj këtu se kur kam shkruar një libër për intimitetin, një burrë mu rrëfye se ai kishte nevojë për të folur pas aktit intim, për të bërë të mundur qe të kalojë pak koha ose periudha “refraktare” që të mund të fillojë sërish. Me një fjalë, intimiteti kërkon një mbushje kohe midis njërit ampleks dhe tjetrit.

Artur Ajazi: Batakçinjtë dhe gjobaxhinjtë e medias shqiptare



Ndryshimet e thella politiko-sociale në Shqipëri pas vitit 1992, sollën bashkë me shumë gjëra të tjera pozitive për vendin, edhe veset negative të shqiptarëve. Ajo çfarë prisnin shumica e shqiptarëve nga ndryshimet politike, shumë shpejt do të kthehej në zhgënjimin më të madh, kur panë me sytë e tyre se si, qeveritarët dhe ligjvënësit e rinj, po transformoheshin nga njerëz normalë në batakçinj dhe gjobaxhinj, madje duke infektuar me vese të tilla fatkeqësisht edhe median e lirë, të sapolindur.

Hapja e shumë gazetave, radiove, televizioneve, natyrisht solli tek ne edhe frymën e re, duke u dukur si progres, për një qasje ndryshe, dhe të një transformimi mendor dhe logjik të problemeve të përditshme, dhe atyre që lidheshin me politikën dhe qeverisjen.

Në Tiranë dhe rrethe, shumë shpejt nisën të botohen gazeta të ndryshme, nisën të çelen radio dhe televizione private , duke rritur tregun, konkurencën dhe rriskun e mbijetesës së tyre. Në tregun e medias të vetmit që nuk kishin (dhe nuk e kanë) mundësinë financiare të hapnin dhe mbanin gjallë një gazetë, revistë, apo radio e televizion, ishin gazetarët profesionistë. Në skenë nisën të dalin “pronarët” e rinj të mediave, që fatkeqësisht nuk vinin nga gazetaria por nga rruga, nga emigrimi, nga bota e trafiqeve dhe krimit.

Ata kishin tashmë paranë, kishin milionat, kishin miqësinë me politikanin dhe ministrin, deputetin, apo kryetarin e partisë. Të mbështetuar nga politika, ata nisën të blenin gazeta, radio dhe televizione, nisën të blenin diploma, të vishnin kostumin dhe kollaren, nisën të mbushin gishtat me unaza floriri, dhe të afroheshin sa më shumë me pushtetin, duke u shërbyer atyre. Mbijetesa në tregun e medias, realisht u bë e vështirë, gjë e cila vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite.

Në 27 vitet e tranzicionit demokratik, janë hapur dhe janë mbyllur me dhjetra e dhjetra gazeta, revista, radio dhe televizione, por fatin e mirë, të mbijetesës e kanë patur gjithmonë ata, që nuk kanë patur kurrë në jetën e tyre lidhje me median, (anonimatët) por veçse me politikën dhe botën e errët të trafikut . Këta të fundit, pasi ndryshuan “lukun” e tyre, dhe pasi siguruan edhe ndonjë miqësi ministri apo politikani, nisën një tjetër kapitull të jetës së tyre, duke harruar se e kaluara kurrë nuk mund të blihet.

Ata tashmë nisën ti gjenin vetë “rrugët” e daljes nga rreziku i falimentimit , duke u kthyer në gjobaxhinj, ndaj atyre që nuk binin në ujdira për tenderin, sponsorizimin, përqindjet e fitimit, apo edhe marifete të tjera të ndyra. Ata që sot, e vetëquajnë veten “pronarë” apo “drejtues mediash”, nuk janë gjë tjetër veçse “gjobaxhinj dhe batakçinj të rëndomtë”, pa kurrfarë etike dhe elegance as në mënyrën e komunikimit, (të paktën të shtiren sit ë emancipuar) nga koha e afrimitetit të tyre me kollaret e pushtetit.

Ata që sot, drejtojnë disa prej mediave në Shqipëri, veç anës së errët të së kaluarës së tyre, veç mundësisë zero të qasjes me një media, janë sot njerëzit më të përfolur dhe më të penalizuar, për “gjobëvënie, shpifje, akuza të fabrikuara”, dhe që janë palë në dhjetra procese gjyqsore si të akuzuar. Duke përdorur mantelin e “pronarit apo drejtuesit të medias”, ka sot shumë prej tyre që u bëjnë presione psikologjike, njerëzve të pushtetit në Tiranë dhe rrethe, duke reflektuar ndaj tyre mungesë etike, sjelljen brutale, shpifjen, dhe akuza të fabrikuara, me qëllimin e vetëm marrjen e ndonjë tenderi, apo zhvatjen e ndonjë grushti me para për të mbijetuar në tregun e pabarabartë mediatik.

Në Shqipëri ka ardhur koha, e seleksionimit përfundimtar edhe në fushën e medias, ka ardhur koha e Vettingu-t edhe në media, për të nxjerrë jashtë rradhëve të saj, ata që nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë e mirëfilltë. Ka ardhur koha të flaken tutje, gjobaxhinjtë dhe batakçinjtë e medias, ata që kanë vite që vegjetojnë dhe penetrojnë me mashtrime, duke u kthyer në ushtarë të politikanëve dhe oborrit të partisë, për të mbajtur gjallë median e tyre të kthyer në paçavure, nga ku vetëm e vërteta nuk gjendet gjëkundi.

Ka ardhur koha, që ata që mbushin faqet e gazetave me sajesa, mashtrime, dhe shpifje për të fituar tenderat dhe milionat e pazareve të pista, duke përdorur fatkeqësisht madje edhe gazetarë hallexhinj, të dalin nga skena nga ku kanë hyrë rastësisht, për tu rikthyer në origjinën dhe botën e tyre perverse.

Albin Kurti kërkon falje për deklaratat antisemite të Visar Korenicës



Ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se partia e tij e ka qortuar kandidatin e VV’së për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për deklaratat e tij antisemite. “Ne e qortuam kandidatin tonë në Rahovec, kurrë nuk do ta përsërisë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti.

Deklaratat e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, për zhdukjen e Izraelit, i ka komentuar deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.Ish-lideri i VV’së ka thënë se deklarata e Korenicës është e gabuar dhe e padrejtë.

“Kjo deklaratë është e gabuar dhe e pa drejtë, nuk është dashur të thuhet. Ne e kemi qortuar për deklarata e tij dhe kjo nuk do të përsëritët më. Ne këtë qortim e kemi bërë në takime me të. Ai ka treguar qëndrimin e tij dhe është penduar. Ai ka thënë se ketë deklaratë e ka bërë nga zemërimi dhe se tash nuk e ka këtë qëndrim. Unë besoj në ndryshimin e njeriut”, ka thënë Kurti në KTV.

Kurti ka kërkuar edhe falje për deklaratat që i ka bërë Korenica.

Fatos Lubonja: Rama po bën masakër urbane, pushtetin e blen me paratë e krimit


Fotoporteti

Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.

Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.

U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim.

Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.

Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Botime

"Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994
"Ploja e mbrame", 1994
"Ridënimi", 1996
"Liri e kërcënuar"
"Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999


*****

Lubonja është ngacmuar për këtë analizë nga një shkrim i para ca ditëve te revista Monitor, sipas së cilës Shqipëria ka 235 metra katrorë sipërfaqe qemdrash tregtare për çdo 1000 banorë, duke kaluar vende të zhvilluara si Gjermania, Spanja, Italia e Franca.

Në shkrim theksohej fakti se dyshja Rama-Veliaj po japin një bum lejesh ndërtimi për kulla dhe qendra të reja tregtare dhe kjo mund të rezultonte në flluska piramidale të rrezikshme për ekonominë shqiptare, kur disa qendra tregtare duket se kanë falimentuar, ndërsa për lejet e banimit risilleshin deklaratat e Veliajt për asnjë ndërtim të ri në qytet.

Lubonja e çon më tej analizën e tij kur shkruan se ky është një projekt paradoksal dhe duhet analizaur thellë.

‘Si ka mundësi që në një kohë që shqipëria sa vjen e boshatiset e varfërohet në blerje, ndërton gjithnjë e më shumë sipërfaqe shërbimi për njerëzit. Kaq budallenj qenkan të ashtuquajturit investitorë sa i kthejnë para kot në çimento?’ – shkruan Lubonja për Panorama.

Sipas Lubonjës nëse thellohesh në hipoteza të besueshme të cilat janë dy, ato janë, njëra më e rrezikshme së tjetra.

‘Hipoteza e parë është se këto qendra tregtare e kulla ndërtohen nga aventurierë që marrin para të madhe borxh nga bankat, një pjesë të të cilave e përdorin për ndërtimin e objekteve, kurse pjesën tjetër e fusin në xhepat e tyre. Pas kësaj, ata mund të shpallin falimentim duke ua lënë bankave objektin që kurrsesi s’do të mund ta shesin me një çmim që të kompensojë shumat që kanë lëvruar. Rreziku në këtë rast është që këtë diferencë ta paguajnë qytetarët nëpërmjet shtetit apo, edhe më keq, nëpërmjet kursimeve të klientëve. Në këtë rast jemi më afër konceptit të piramidave financiare të ‘97-s.’ – shkruan Lubonja.

Lidhur me hipotezën e dytë, Lubonja argumenton se paratë me të cilat po ndërtohen këto kulla e qendra tregtare vijnë nga krimi i organizuar.

‘Hipoteza e dytë është se paratë me të cilat po ndërtohen këtë qendra e kulla nuk vijnë nga bankat, por nga krimi i organizuar, shkurt nga trafikantët e drogës që s’kanë se ku t’i investojnë dhe pastrojnë paratë e pista më lehtë se në Shqipëri.’ – thekson Lubonja më tej.

Lubonja shton se mund të jetë edhe një kombinim i dy hipotezave, por sipas tij peshën më të madhe e ka e dyta, pra paratë për këto ndërtime vijnë nga krimi i organizuar në vend.

‘Mund të kemi të bëjmë edhe me një kombinim të të dyjave, por personalisht besoj se peshën më të madhe në bumin e fundit e ka kjo e dyta. Kjo, së pari duke parë se kanabizimi i Shqipërisë ka arritur nivele rekord dhe, së dyti, pasi bankat, sipas ç’kemi lexuar, janë më të kujdesshme për të dhënë kredi me rrezikun që të kthehen në kredi të këqija.’

Lubonja e vë theksin te fakti se problemi i problemeve është se të dyja variantet nuk mund të realizohen pa bashkëpunim me qeverinë, pasi ajo i jep lejet e ndërtimit pa u shqetësuar as për burimin e parave, as për faktin se kjo është një rrugë zhvillimi e ekonomisë krejt e gabuar.

‘Këta po japin leje ndërtimi gjithandej, edhe në vende nga më të pabesueshmet që dukshëm shëmtojnë peizazhin urban, përveçse shkatërrojnë tokën e bukës dhe zhvleftësojnë vlerën e banesave ekzistuese. Pra, pyetja shtrohet: pse kupola e Partisë Socialiste, pasi na premtoi zero ndërtime në Tiranë është lëshuar në këtë masakër urbane?’

Sipas Lubonjës kjo shpjegohet me faktin se kupola e krimit dhe njerëzit e krimit rreth saj, janë të paaftë që të ndërtojnë një ekonomi të shëndoshë dhe duan të qëndrojnë në pushtet në sajë të parave të krimit.

‘Për Edi Ramën & Co nuk ka rëndësi se kjo e ashtuquajtur “rritje” nuk është gjë tjetër, veçse rritja e një tumori që po pushton gjithnjë e më shumë trupin e shëndoshë të vendit, as se po u hapin gjithnjë e më shumë dyert e ekonomisë dhe të pushtetit njerëzve të krimit me rreziqe të jashtëzakonshme për demokracinë. Ata kanë llogaritur se kjo para e pisët do të vërë sidokudo në qarkullim ekonominë, do të punësojë ca njerëz, do të shpërndajë ca para. Sigurisht, pa harruar paratë që fusin vetë në xhep, si dhe ato që duhen për propagandën brenda dhe jashtë vendit për të mbuluar krimin që po kryhet.’

Në fund Lubonja kritikon opozitën që nuk reagon për këto projekte të Ramës duke i lënë “dorë të lirë” për të bërë gjithçka ka planifikuar.

‘Çuditërisht, opozita që deri dje ulërinte për njerëzit e krimit në Parlament, nuk është dukur të reagojë për këtë projekt, i cili qëndron në thelb të asaj se pse u mbush Parlamenti me njerëz të krimit. Duket sikur shqiptarët kanë shtypur butonin që i kalon në gjendjen e nënshtrimit total ndaj së keqes, si në kohën e diktaturës, dhe po presin Mesinë të vijë t’i shpëtojë. Kjo është një ëndërr nga e cila duhet të zgjohen sa më parë’.

THANI NAQO : PLAKUSHI U BËRI ME BAHÇE E VRESHTA




(mesazh për bahçevanët e botës)


Hej, mos harroni të famëshmin Miçurin,1)


Në bahçet tuaja bustin t’ia ngrini.


Mrekullira bëri ai me shartim,


Belica e kumbulla e fruta si gjinj!
Mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,


Bustin e tij porositeni menjëherë.


Plakushi u bëri me bahçe e vreshta,


Damixhanat ua mbush me raki e verë!


Hiqni kapelen dhe pershendeteni:


-Tungjatjeta, mbreti ynë, në shekuj rrofsh.


Nga moll’e kuqe e gjer tek pjepri,


Në çdo tavolinë i madhërishëm qofsh!


Hajt, mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,


Mos u mërzitni kur të bini në pleqëri.


Miçurini u bëri me bahçe dhe vreshta,


Damixhanat ua mbush me verë e raki!



2008-2017


1)Ivan V.Miçurin (1855-1935)= seleksionist dhe ortokulist rus me famë botërore në prodhimin e më shumë se 300 llojeve hibride te pemeve
frutore.

Prostitucioni online, konfuzioni i organeve proceduese dhe historia e studentes që u kap dy herë


Vajza me inicialet B.D, studente e Ekonomikut pasditen e 5 shtatorit 2017 ishte duke shkuar në punë. Një apartament në Tiranë, në të cilin përmes një kompjuteri e një kamere ajo edhe vajza të tjera ofrojnë shfaqe seksuale për klientët në krahun tjetër të linjës.

Prostitucioni online, konfuzioni i organeve proceduese dhe historia e studentes që u kap dy herë

Studentja kishte pak muaj që ishte punësuar në këtë sallon, pasi braktisi të njëjtën punë diku tjetër, kur vendi dhe puna u bënë publike nga një emision televiziv dhe u mbyll nga policia e Tiranës. Ajo që B.D nuk e dinte ishte se disa agjentë policie po e ndiqnin sërish prej kohësh.

Atë ditë policia ndërhyri në apartamentin ku vajza trokiti të hynte, duke ushtruar kontroll dhe shoqëruar vajzat që u gjetën në punë, mes kamerave për web dhe lodrave seksuale, dhe një çift bashkëshortësh të akuzuar se drejtonin biznesin. Çifti i bashkëshortëve Artur B. dhe Dafina T., janë arrestuar nga policia për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve dhe ambjenteve për prostitucion”, ndërsa 6 vajzat përfshi B.D u proceduan në gjendje të lirë për akuzën e “ushtrimit të prostitucionit”.

Por ndërsa vetëm në dy vitet e fundit janë ndaluar dhe arrestuar më shumë se 20 persona, kryesisht vajza rreth të 20-tave, që punojnë në dhomat që ofrojnë shfaqe seksuale, policia dhe prokuroria nuk janë të qarta se çfarë akuzash mund të ngrenë, apo nëse kjo punë përbën realisht vepër penale.

Megjithëse, në raportin për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2016, Prokuroria e Përgjithshme evidenton se veprat penale “kundër moralit dhe dinjitetit” ku janë klasifikuar edhe këto raste, kanë një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2015, dhe policia dyshon se numri i qendrave të ngjashme në vend është më i madh se sa rastet e identifikuara, mungesa e legjislacionit e bën të paqartë se çfarë mund bëjë dhe a duhet të ndërhyjë ajo në këto raste.

Dy prokurorë që folën për BIRN, në kushte anonimiteti, thanë se ishte e pasaktë që çështja të referohej si prostitucion.

“Këto raste nuk mund të hyjnë në këtë kategori veprash penale. Mendoj se mund të diskutohet deri diku vepra e “Pornografisë”, por dhe kjo kërkon diskutim, pasi kjo dispozitë parashikohet (vetëm) kur kemi të bëjmë me të mitur”-tha një prej prokurorëve për BIRN.

Ai shtoi se “prostitucioni virtual”, që do të thotë zhveshja apo veprime të ndryshme intime para kamerës nuk janë parashikuar në Kodin Penal të Shqiëpërisë.

Vetë policia që ka ndërhyrë në disa raste i ka referuar çështjet në forma të ndryshme, duke lënë të kuptohet konfuzionin ligjor rreth tyre.

Në një operacion të ngjashëm të koduar “Hot Line“ kryer në 29 prill 2016, ku policia arrestoi dhe më pas la të lira 5 vajza që punonin në dy prej këtyre “salloneve të seksit virtual”, materialet janë referuar në prokurori për akuzën e “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së ambjenteve për prostitucion”.

Ndërkohë BIRN mëson se në një tjetër operacion të koduar “Chat Line 2” kryer në qershor të 2017, policia ka arrestuar 6 vajza (tashmë të gjitha të liruara), ndaj të cilave ka referuar materialin në prokurori për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Avokati Nexhdet Kambo, të cilit BIRN i kërkoi mendim juridik rreth këtyre çështjeve tha se në këto raste mungon ana objektive e veprës penale të “prostitucionit” dhe “shfrytëzimit të prostitucionit”. Sipas tij “nëse s’ka objekt, që të përmbushë elementet e veprës penale, s’mund të akuzosh dikë që si ka kryer elementët e veprës”. Ai thotë se i sheh këto raste si biznese të ligjshme dhe se detyra e shtetit është t’i kontrollojë në aspektin e detyrimit financiar dhe kontributeve shoqërore.

E gjendur për para një situate të tillë, gjykata e Tiranës kryesisht i ka lënë të lirë të arrestuarit në pritje të proceseve gjyqësore. Po kështu edhe në rastin e 5 shtatorit gjykata vendosi të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën e “arrestit në shtëpi” për administratoren Dafina T. Për bashkëshortin e saj, që shërbente si taksist i këtyre vajzave, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa i liroi të gjitha vajzat.

Vetë të ndaluarit thanë se nuk kishin dijeni se ajo që po bënin ishte e paligjshme. “…Nuk kam detyruar asnjë vajzë të bëjë një punë të tillë. Çdo veprim kryhej me dëshirën e tyre dhe mund t’i pyesni këto në gjykatë…”-ka deklaruar Dafina T. gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë.

Avokati i saj Stefan Topalli, i tha BIRN se akuzat e ngritura nga policia janë të ekzagjeruara, pasi juridikisht nuk ka “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”. “Juridikisht këto raste janë shumë të diskutueshme. Në gjykimin tim, nuk ka vepër penale nga ato që pretendohet. Mund të hyjë tek pornografia, por dhe kjo ka shumë diskutim,” tha avokati për BIRN.

Por sociologia Marsida Simo i tha BIRN se kjo punë gjatë të cilës vajzat flasin, e zhvishen në dhoma chati me të tjerë përmes internetit, mund të quhet prostitucion virtual dhe është thjeshtë një vijim i prostitucionit i ndryshuar me zhvillimin e teknologjisë duke përshtatur ofertën me kohën.

Simo tha se shqetësimi në këtë rast ishte mundësia që në aktivitet të përfshiheshin të fëmijë. “Mos të mendojmë që prostitucion do konsiderojmë vetëm aktin fizik sepse i gjithë procesi që ndiqet për të përfituar këtë shërbim është ilegal…”-thotë për BIRN sociologia Simo.

Megjithatë për prokurorët për sa kohë kjo vepër nuk përshkruhet në Kodin Penal dhe sa kohë asnjë nga pjesëmarrëset nuk është e mitur, është e pamundur të merren dënime në gjykatë. Një prej tyre i tha BIRN se i shikon këto raste më tepër si koopetencë e Drejtorisë së Tatimeve, ndërsa tha se ato duhet të licensohen dhe të paguajnë detyrime financiare ndaj shtetit.

Prokurori bëri një paralelizëm të këtyre rasteve në të cilat ka ndërhyrë policia, me komunikimin virtual telfonik që u bë i njohur si “0900-ta”, të cilat reklamohen lirshëm në televizon dhe faqe gazetash./birn/

2017-09-26

Letër publike nga Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU
TELEGRAM PËRGJIGJE NEBIL ÇIKËS
Para një jave, me 19 shtator 2017, Nebil Çika shkruante për mua “mikut tim botuesit, shkrimtarit dhe gazetarit te shquar kuksian Rexhep Shahu”.
Dje, me 25 shtator 2017, për mua po ky njeri shkruan e me quan “botuesi i çetnikëve serbë”, botimet që bëj unë i quajti “biznes antishqiptar”, më quan “demokrat i vonuar”, më bën “punonjës të Gjykatës së Kukësit” etj.
Në fund të shkrimit tim e gjeni shkrimin e Nebilit.
Me shkelë Nebil të vjen era gjatë e larg dhe ndotet ambienti keq. Unë shkela pa dashje dhe u kërkoj ndjesë miqve, por tani më është ngjitë Ndebili për këpuce.
Në një poezi timen tek Qyteti i Lutjeve, kam shkruar për të burgosurit politikë:

“VAJTIM PËR ISH – BURGOSURIT POLITIK
Si korba sqepuam përditë,
Ua sosëm zemra e mushkëri.

Tash po ua thithim palcën e kockave
E shojet e këpucëve të burgut,
Gjë tjetër s’u ka mbetë.”


Nebil Çika thith shojet e këpucëve të të burgosurve politikë. Më vjen keq sa poshtë ka rënë pazari. Të burgosurit politikë kanë patur e kanë dinjitarë mes tyre dhe drejtohen nga ky Ndebil gjobvënës.
Unë, Rexhep Shahu, “botuesi i çetnikëve serbë”, pa lejën e NDebilit si shef i naltë i antikomunizmës që është, dhe në fshehtësi të plotë prej tij, për shkak të injorancës së tij lapidare që të bën me vjellë troska, kam botuar këta “çetnikë serbë”:
“Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” të Vlladan Gjorgjeviqit, ish kryeministër i Serbisë, përkthyer nga Mustafa Kruja ish kryeministër i Shqipërisë; “Shpërngulja e shqiptarëve” të Vaso Çubrilloviqit; “Përgjuesi serb i Ismail Qemalit” i Zhijovin Ballukgjiqit; “Katër muaj nëpër Shqipëri” i Kosta Novakoviqit; “Serbia e Shqipëria” të Dimitrije Tucoviqit; Shitësit e mjegullës” të Aleksandar Qotriqit; “Shqipëria në 1921” të Justin Godart që polemizon me Vlladan Gjorgjeviqin; “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë” të D’Estournelles de Constant, nobelist i Paqes, senator i Francës, ish sekretar i caktimit të kufijve në Veri të Shqipërisë, që tregon pendesën e tij për caktimin e kufirit të padrejtë.
Do të shtoj këtu si fond të artë të Albanologjisë (Ndebili nuk e di ç’është) edhe librat e profesor Shefqet Hoxhës Balada Popullore; Proza Popullore; Epika Historike dhe Lirika, monumente këto që i kam botuar pa lejen e Ndebilit.
Këto libra i ka financuar Flamur Hoxha, ndaj të cilit NDebili shpifi në mënyrë bastarde. NDebil Çika dëshpërohet se pse Flamuri ka financuar këto libra dhe nuk i jep lekë Debilit për projektet e tij për bustet e tij se Ndebili është tashmë krietar dhe i duhen krietarit ca lekë e ai nuk ka ku ti marrë vecse nga biznesmenët që janë ish të përndjekur politikë por ama, kujdes, antikomunistë.
Ndebil, është shumë e poshtër kjo gjë. Nuk ke fare fisnikëri as sa lopa. Inati të vërbon. E di se lekët të duhen, ke nevojë për lekë, ke shumë nevojë, bëhesh zorragji për lekë. Unë nuk të gjeja dot njerëz për intervista që të të paguanin ty ndonjë kafe, ndonjë 100 a 200 euro. Ti më thoje por unë nuk të ndihmoja dot për të tilla gjëra. Ç’të të thom. Nuk të ndihmova dot që të fitoje ndonjë lek nga ato intervista me të përndjekur politikë që mund të kenë lekë. Biznesi yt me intervistat duket i pasukseshshëm dhe ndaj gjuan ish të përndjekurit politikë që kanë lekë dhe u vë gjoba si gjambaz në emër të antikomunizmës si antikomunisti më i madh.
Ndebil, sa për Havzi Nelën po të them se është gjynah me ia fut edhe ti thonjtë e tu të pistë, është gjynah të kërkosh lekë ti për bust për Havzi Nelën e të marrësh ti 50 përqind të fondeve.
Ndebil, si shef i naltë i antikomunizmës që je, gjeje sheshin për Havzi Nelën në Tiranë dhe e ke të siguruar fondin por nuk e bën ti bustin, nuk e miraton ti, nuk futet hunda jote e flliqtë në ato punë se Havzi Nela nuk është pronë e jotja, nuk eshte prone e asnje shoqate, është i gjithë shqiptarëve dhe ka shumë të tjerë para teje që merren e pyetën për atë figurë. Ti je çiban i huaj Ndebil per Havzine.
Ndebil, nazistet a shkojne tu bejne buste hebrejve... Kupton dot ti Ndebil ç'po them...
Ndebil, unë kam bërë shumë shkrime për Havzi Nelën që ti nuk i bën dot në dy jetë sepse nuk e ndjen Havziun, nuk e do, nuk e njeh, por e do vetëm për biznes bustin e tij, që t’ia vjedhësh edhe bronxin. Ta kam thene, ti je gati t'ia marresh edhe ato 910 leke te vjetra qe Havziu ia la amanet nenes se tij, ti je i paskrupullt per leke... Me këto shkrime do botoj një libër, nëse më jep leje ti, si thua.
Thua se shkrimi yt, fletëgjoba jote si fletërrufe, drejtuar mua dhe Flamur Hoxhës, duke m’u jargavitur mua, ka ra “ndesh me biznesin tim antishqiptar”.
Ndebil, si botues kam botuar rreth 20 libra të mirë, ky eshte biznesi im "antishqiptar", ato libra që jo idiotët i quajnë libra biblioteke, ndërsa idiotët si ti i quajnë antishqiptarë. Gjobite me 200 euro ndonje biznesmen dhe eja merri me 100 euro 20 libra dhe ftillohu mos rri vec me pace e pilaf dhe fiton edhe 100 euro. Lexuesi le t’i çmojë titujt që përmenda. Librat që botoj unë nuk shiten bash se janë antishqiparë, sic thua ti Ndebil. PO kam botuar edhe 101 poete turq ne nje antologji, te jashtezakonshem, por ti nuk e di ç'eshet poezia o Ndebil. Por kaq është gjithë biznesi im.
Pa harruar natyrisht revistën Illz, Revistë letrare e Tiranës, revistë ballkanike, që botoj unë me financimin po të Flamur Hoxhës, por kjo nuk të hyn në punë ty Debil se është përtej aftësive e mundësive të tua intelektuale, nuk është punë lopësh kjo revistë elitash.
Më kishe quajtur “demokrat i vonuar”. Nuk konkuroj Ndebil në këto gjëra. Kam patur post te larte ne qeverine Berisha, keshilltar i Ministrit - zedhenes shtypi, shef kam qene, a te kujtohet kur pije kafe e raki pa leke dhe me kerkoje qofte...
Më kishe bërë ish punonjës të Gjykatës së Kukësit. Ani, mirë do të ishte, nuk është trup. Por se je kaq i trashë, kaq shumë ndebil dhe nuk e verifikon dot një të vërtetë të thjeshtë këtë nuk e dija dhe më vjen shumë turp për miqësinë më shumë se njëdekatore që kemi bashkë dhe paftesine tende. Ke të paktën mbi 10 vjet që më ndjek pas si rrodhe, si morr, më këkon të të ndihmoj për gazetën, për biznesin e intervistave, si ke lejuar të ndjekësh një ish punonjës gjykate.
Ndebil, CV ime ka qenë prej shumë vitesh e botuar. Kam botuar 12 libra si autor Ndebil libra qe do i enderroje, dhe e gjen lehtë CV time.
Ndebil, po ti kishe ti librat e mi, do të kërkoje të bëheshe kryetar i antikomunizmës në Europë. Por ti nuk i ke këto libra se ti merresh me vënie gjobash. Dhe merresh me shëmtimin e të përndjekurve politikë, i shëmton përditë me qenien tënde, me praninë tënde aty, me trashësinë tënde trunore.
Librat e mi janë: Mali i Hënës; Bregu i Brengës; Bllaca monografi; Misioni për Paqen; Marsi i Minave; Lis i vetem në fushë; Apologji për Udhën e Kombit” Sytë e Lirisë monografi; Qyteti i Lutjeve; Kjo verë mërzie; Ku ishe ti Hero; Bukën tonë të përditshme.
Kam punuar një vit në Prokurori si sekretar Ndebil dy vjet para se të varej Havzi Nela.Po të kisha qenë aty edhe mund ta kisha zbardhë vendimin për Havzi Nelën. Se unë nuk jam trim dragua si ti, por nuk kam qëlluar të jem në punë aty Ndebil. Kerkoj ndjese qe nuk eshte sic thua ti, por c'te bej une, me fal. Shiko or budalla, kur të shpifësh, duhet t’i ngjajë pak te vertetes, mos ia fut si kau pelës.
Ndebil, që nga viti 1986, por sidomos që nga viti 1996, unë jam cfarë kam shkruar. Janë qindra e qindra shkrime Ndebil në Tiranë e Prishtinë, janë mijëra orë transmetimi Ndebil në Radio Kukësi, Radio Tirana, Top Albania Radio e në media të tjera, janë qindra dalje televizive Ndebil që mund të më kontrollosh biografinë. S'kam patur kurre emision gjobveniesh, emision me leke.
Ti je i pazoti që të më bësh edhe reklamë budalla, unë kisha shpresë tek ti.
Ik, nuk meriton asnje lekë. I paafte, te kesh turp.
Je i pazoti. Ik fshihu mos u bëj lopë.
***************************
Nebil Çika shkruan sa me poshte per mua:
("Të nderuar miq ! Kam mare shume mesazhe nga nje pjesë e mirë nga ju qe me kerkojnë ti pergjigjem nje botuesi te cetnikve serbë dhe atyre komunist serbo- shqipatr që ka ndermare ne fb e rrejete sociale ca sulme ordinere ndaj meje duke kepërdorur edhe emrin e figuren e poetit martir Havzi Nela , per shkak se nje shkrimi im, shkon ndesh me bizenesin e tij antishqipatr . Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ,po ju them se nuk kam ndermend te merrem me te. Por sa për informacion mendoj se duhet ta dini që ky "demokrati i vonuar" ishte punonjës i Gjykatës në Kukës kur kjo gjykate komuniste denoi me varje në litar Hvzi Nelën , Ndoshta edhe vendimin e ka zbardhur me doren e vet ky "shahisti" si i besuar i partise ne ate dhe ne kete kohë. Kaq besoj se mjafton per të kuptuar se njera nga arsyet kryesore pse demokracia shqipatre po shkon "per lesh" eshte fakti se ajo nisi keq ,pasi qe ne fillimet e sajë e deri sot janë ,"hajdutët që po bërtasin: kapeni hajdutin". ! Por siç ka porosit partia : qente le te lehin, karvani të ec perpra . Kaq !")

2017-09-25

Selim Pacolli zotohet për rregullimin e varrezave të dëshmorëve


Pas vizitës së tij tek varri i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova, kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka vizituar varrezat e dëshmorëve.


Në rrugëtimin e tij të përbashkët me qytetarët e Prishtinës, Selim Pacolli ka parë nga afër varrezat e dëshmorëve në fshatrat Llukarë, Mramor, Prapashticë dhe Marec, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe të pa rregulluara nga autoritetet komunale.Nga vizitat e tij në varrezat e dëshmorëve, Selim Pacolli është ndalur për të nderuar Deshmorët e Kombit Ismet Asllani dhe Shpend Canolli.
Selim Pacolli e ka pasur rastin që nga afër të shohë gjendjen e varrezave, të cilat janë tërësisht pa kujdes institucional, gjë të cilën ai është zotuar se do ta ndryshojë menjëherë pas ardhjes së tij në pozitën e të parit të Prishtinës.


“Fillimisht, si një qytetar i Prishtinës, unë ndjehem keq për gjendjen e këtyre varrezave dhe mungesa e kujdesit që u bëhet atyre, përkundër faktit se në këto vende pushon shpirti i disa prej njerëzve më të dalluar të këtij vendi. Unë zotohem këtu para jush, se me marrjen e pushtetit në Prishtinë, unë do ta ndryshojë këtë pamje.

Sepse shtyllat e kombit ndërtohen nga njerëz që flijohen për të, prandaj ne e kemi për detyrë që veprën dhe jetën e tyre ta nderojmë me përgjegjësinë më të lartë, ndërsa rregullimi i këtyre varrezave është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë si qytetarë të Prishtinës” ka thënë Pacolli.Për më shumë, Selim Pacolli është zotuar se me ardhjen e tij në pozitën e Kryetarit të Prishtinës, ai do të rindërtojë shtëpitë ku ishin të vendosura shtabet e UÇK-së në Gollak dhe ato do të shndërrohen në muze, për ta lartësuar historinë e heronjve të kryeqytetit, dhe për ta pasuruar kujtesën qytetare për jetën dhe veprën e tyre.

Uragani Maria shkatërron lagjen te videoklipi i Despacitos

“La Perla”, një lagje në San Juan të Porto Rikos u bë e njohur në të gjithë botën për shkak të këngës së Luis Fonsi që arriti klikime maksimale në rrjetin Youtube. Uragani “Maria” që godit zonën e thuajse e ka shkatërruar plotësisht lagjen e “famshme”.



Uragani Maria shkatërron lagjen te videoklipi i Despacitos
Kur “Despacito” u bë kënga më e klikuar e të gjitha kohërave, me plot 3.8 miliardë shikime vetëm në platformën “Youtube”, ajo i solli famë jo vetëm krijuesit të saj, Luis Fonsi, por edhe lagjes “La Perla” në San Juan të Porto Rikos, ku u xhirua pjesa më e madhe e videoklipit.

Videoja hapet me plazhet e “La Perla”-s, duke treguar më pas godinat shumëngjyrëshe, shkrimet në mure dhe kulturën për të cilën shquhet Porto Riko.
despasito
Por uragani “Maria” e ktheu në rrënoja lagjen e “La Perla”-s, ashtu siç bëri me pjesën tjetër të ishullit amerikan dhe Karaibeve, më herët gjatë javës.

Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë shkatërrimin në “La Perla” e kudo tjetër. Godinat kanë mbetur pa çati, e muret e shumë shtëpive janë shembur.

Këngëtari i suksesshëm portorikan, Fonsi nxitoi të postonte fillimisht një video me përmbytjet masive në lagje. Më pas publikoi dy foto krah njëra-tjetrës, në të cilat zona që u bë e famshme në videoklipin e hitit të tij, shfaqej para dhe pas uraganit.

“Kjo pamje më copëton zemrën në 3 pjesë”, shkruan Fonsi, duke shprehur besimin se ishulli do të rikthehet shumë shpejt siç ka qenë.


*****

Ç’janë këto “shahirat e Kosovës” në gjuhën tonë të bukur?



Më doli rastësisht një video në internet, nën këtë togfjalësh, shkruan Mehmet Eelzi në gazetën 55online.

Në video: burra me veshje kombëtare, ulur rreth një sofre me tërë të mirat, këndojnë me sharki e çifteli. Shahirat do të jenë lloj i veçantë muzike, si puna e lahisë, për shembull? Çukita (klikova): këngë të zakonshme, melodi dhe mënyrë të kënduari si përherë. Më pas të tjera video. Një grup shoqërohet edhe me violinë, def, tupan. Prapë shahirat e Kosovës. Video me një këngëtare të vetme, me çifteli: shahirat e Kosovës!

Pyes gjuhëtarin Gazmend Berlajolli në Prishtinë. Zihet disi tradhmend. Nuk di, nuk përdoret me thanë të drejtën, më shkruan. Shair është vjershëtar (turqisht). Me gjasë në këtë rast përdoret si këngëtar.

E zbërthen mjeshtërisht Fjalori i Dizdarit (fjalorët e akademisë me të drejtë s’e kanë). Përmbledhtazi: vjen prej turqishtes sair (kjo prej arabishtes). Sair do të thotë vjershëtar, poet.

Pra u përdorka në kuptimin këngëtarët. Ani pse shqiptarët s’e kuptojnë. As njerëzit e letrave.

Nga doli ky cak (term) i ri? Ç’është kjo energji, me të cilën po përhapet në internet, sikur të ishte zbulim i madh? Shqiptarët në Kosovë, si në krejt trevat, këngës i thonë këngë (kangë), këngëtarit këngëtar (kangatar). Kush dashka me e shndërrue këngën shqiptare në “shahira”? Për ç’arsye?

Ç’janë këto shahirat?, pyes një pejan të moshuar. Ka qenë mësues. Rrudh sytë e vegjël, i vetojnë prapa syzeve të trasha.

-Ç’janë qafirat, the?

Nuk mjafton që në Kosovë, në Republikën e Shqipërisë, në Maqedoni, po zvetënohet muzika shqiptare, gjithnjë e më shumë këngë me nota orientale. Dhe zëra të zvargur, melodi të shurupta, tallava. Dhe në krahun tjetër: shpesh klithma “moderne”, çirrje pa shije e pa art. Media shpall vip gjithfarë “këngëtaresh”, që shquhen veç për mishra cullak e kotësi. Të merr malli për këngë si ato të Pagarushës, Liliana Çavollit, Luan Hajrës, Esat Bicurrit, dy Shpresave (Berisha e Gashi), deri te Qamili i Vogël. Edhe ato kishin erëza Orienti, siç ka krejt muzika në Ballkan, për shkaqe historike të njohura. Por ruanin vetvetësinë shqiptare.

Bashkë me muzikën të tjetërsojmë me vetëdije edhe fjalët e bukura shqipe, këngët dhe këngëtarët popullorë t’i shndërrojmë në “shahira”?!

Shahirat e Kosoves - u qu rrushja live 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=ZpbJ2vLGUjk
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shahirat e Kosoves - u qu rrushja live 2015. musicalbanian. Loading... Unsubscribe from ...

Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=Ed7GAxuJ25A
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica. musicalbanian. Loading... Unsubscribe from musicalbanian ...

Shahirat e Kosoves - Prej zemanit te lezetit 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=2AYZ8RDEhwU
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shkelzen Morina e Gani Thaqi & T'bijt e Beqes - "Oj tok e Kosoves" - Duration: 2:52. Terdeci 3 ...

Shahirat e KOSOVES -Sh.k.a SHALA .02 Mitrovice - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=O94ATwTR3ZY
Feb 6, 2008 - Uploaded by baki302000
Ferki Islami me shokë në një ndeje te vëllau Basriu për qef.

Shahirat e kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=e3UtZvgpc4k
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica - Duration: 8:27. musicalbanian 1,024 views · 8:27. FATMIR ...

Shahirat e kosoves - te Mehmet Gradica 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=dStHtQT7jYE
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
2:38. Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - Duration: 4:34. musicalbanian 1,268 views · 4 ...

Shahirat e KOSOVES -Sh.ka SHALA Mitrovice 5 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=cS6UxhwcsBI
Nov 5, 2008 - Uploaded by baki302000
Ferki ZASELLA,Halil KOVAQICA,Avni ZHAZHA,Hysni CERAJA dhe Edi nga BESIANA te baba i Ferkis ...

Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=kDpZK74AFu4
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Sod Kosova e ka ni hall - Adem Osaj Vellezrit hajzeri 2015 - Duration: 4:10. Rapsodet 23,478 views ...

Shahirat e Kosoves - Deshmorve - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=g4eX8KN4enk
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shkelzen Morina e Gani Thaqi & T'bijt e Beqes - "Oj tok e Kosoves" - Duration: 2:52. Terdeci 3 ...

Shahirat e Kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=Lr_fX_HPiAE
Jan 24, 2015 - Uploaded by musicalbanian
Shahirat e kosoves - Te Mehmet Gradica 2015 - Duration: 6:48. musicalbanian 2,265 views · 6:48 ...