2017-11-30

Gjergj Fishta: 28 Nanduer 1913


Fotografia e Adem Avdia

Oh váj! Oh kob! Oh marre e turp per né!
Sot sheklli mbarë prír synin prej Shqyptarvet,
Me pá si perkujdesmi per Atdhé;
E si u dishmojm me punë na kundershtarvet
Se jemi t’zott me u lidhë me besë e fé
Edhè vetë me sundue vendin e t’Parvet:
E na, harû e si polipa deti,
Veç hapim syt me shkye ndo ‘i send per veti!...

Përgatiti Adem Avdia 

2017-11-29

Paralajmrimet nga LDK-ja e dhe LVV -ja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj,tash për tash janë të kota.

Image result for flori bruqi

Nga Flori Bruqi 



Unë ju ruaj shpinën, e ju më gjakosëni në ballë. Kur e zbatoj ligjin më quani kriminel, e kur nuk e zbatoj më pushoni nga puna. Unë jam biri juaj, vëlla i juaj, unë ju ruaj juve, edhe kur më përgjakëni, sepse une vetëm zbatoj urdhërat në pajtim me ligjin.(Major Amir Gërguri)

Tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kosova ka qeverinë e saj. Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, mori shumicën e thjeshtë me 61 vota, përballë saj një opozitë e fortë e 58 deputetëve nga Vetëvendosja dhe LDK.

Me 61 vota pro, asnjë kundër, një abstenim, pa prezencën e opozitës në sallë, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re të Kosovës me kryeministër, Ramush Haradinajn. Votimit të qeverisë Haradinaj i parapriu një situatë jo e këndshme, vonesa e deputetëve të Listës Serbe, të cilët nuk gjendeshin në Kosovë, por në Serbi në takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo bëri që dy subjektet politike, lëvizja Vetëvendosja dhe LDK, të shpërthejnë me akuza kundër koalicionit qeveritar, i cili sipas tyre "qeverisjen në Kosovë e var nga disponimi i Beogradit”. Megjithatë, pa zhvillim debati, dhe vetëm me betimin e kabinetit qeveritar, kuvendi votoi qeverinë Haradinaj.



Haradinaj premton zhvillim dhe anëtarësim në NATO

Kryeministri tashmë i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paradeputetëve shpalosi në pika të shkurtra disa vija programore, duke premtuar se më vonë në muajt në vazhdim do të shpalosë në detaje planin e tij qeverisës, katër vjeçar. "Në planin e brendshëm dhe të jashtëm gjendja e përgjithshme në Kosovë është e keqe, me një korrupsion endemik gjithandej, dhe një situatë tepër të ndjeshme në besimin në institucione të Kosovës. Prandaj do të punojmë që ta zhdukim korrupsionin dhe ta kthejmë besimin në institucione”, tha Haradinaj, duke bërë thirrje për zbatim të rendit dhe ligjit. "Kosova do të ndihet e sigurt vetëm si anëtare e NATO-s. Do të punojmë në kohë rekord për zbatimin e MSA-së në mënyrë që ta fitojmë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Kosovo Parlament in Pristina (Reuters/H. Reka)


Ndërprerja e seancës



Dialogun me Serbinë, duhet ta zhvillojmë, sepse Serbinë e kemi fqinjë. Duhet edhe një dialog i brendshëm me serbët e Kosovës në mënyrë që ata ta ndjejnë veten qytetar të Kosovës”, u shpreh Ramush Haradinaj duke iu dejtuar serbëve të Kosovës për disa momente në gjuhën e tyre.
Për disa orë rresht, Kuvendi i Kosovës ndërpreu seancën në pritje të deputetëve serb, të cilët ishin rrugës së kthimit nga Beogradi në Prishtinë. Deputetët e listës "Srpska”, para se ta votonin qeverinë Haradinaj, ishin në Beograd ku takuan Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që "ta merrnin përkrahjen e tij për ta votuar ose jo qeverinë Haradinaj”. Mediet serbe citojnë Presidentin Vuçiq të ketë thënë se "deputetët serb të Kosovës vet vendosin ta mbështesin ose jo zotin Haradinaj”, ndërkaq, nuk u durua pa thënë se "më mirë më Ramush Haradinajn sesa me Albin Kurtin, i cili pretendon Shqipërinë e madhe”, citojnë mediet serbe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Image result for ramush haradinaj dhe nato

Kritika të ashpra nga opozita

Prezantimi i kabinetit qeveritar i kryesuar nga Ramush Haradinaj, u kritikua ashpër nga dy subjektet politike që tashmë me 58 deputet do ta bëjnë opozitën në Kosovë, lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kreu i LDK-së Isa Mustafa, u shpreh se "ajo çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës është e tmerrshme”. "Zgjidhja e vetme është në shumicën shqiptare në Kuvend, prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës”, u shpreh Isa Mustafa.

Image result for qeveria e ramush haradinaj

"Mendoj se varësia e vërtetë është nga Lista Serbe. Për gjithçka tash e tutje do të presim kështu, Qeveria jonë me kokën e kthyer nga Beogradi. Do të varemi tërësisht nga Gjuriqi e Vuçiqi”, tha nga ana tjetër shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Image result for ramush haradinaj dhe nato

Qeveria e Kosovës e cila me shumicën e thjeshtë u votua në kuvendin e Kosovës ka mandat katër vjeçar dhe është qeveria e katërt pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Dy mandate jo të plota qeverisëse, ku kryeministër ishte, Hashim Thaçi, aktualisht President i Kosovës. Një mandat të lënë përgjysmë pas një mosbesimi në parlament, ku kryeministër ishte, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ndërsa tani në krye të qeverisë së Kosovës është Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Image result for ramush haradinaj familja jashari
Ramush Haradinaj, 49 vjeçar në vitin 2005 ishte për tre muaj kryeministër i Kosovës. Ai në atë kohë dha dorëheqje pas 100 ditësh qeverisjeje, pasi u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime lufte. Në dy procese gjyqësore në Hagë, Haradinaj u shpall i pafajshëm. Pas 12 vjetësh, ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, bëhet sërish kryeministër i Kosovës. Edhe dy figura tjera të larta të ish-UÇK-së, tashmë janë në postet më të larta drejtuese të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, President i Kosovës dhe Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit.


Related image

Përbërja e qeverisë së Kosovës

Kabineti qeveritar me kryeministër Ramush Haradinaj, ka 21 ministri dhe pesë zëvëndës-kryeministra, qeveri kjo që analistët politik e quajnë "megaqeveri”, në një vend të vogël siç është Kosova me 1.8 milion banorë.
Kryeministër: Ramush Haradinaj
Zëvendëskryeministra:
Enver Hoxhaj
Fatmir Limaj
Behgjet Pacolli
Dalibor Jevtiq
Dardan Gashi
Ministrat:
Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Drejtësisë : Abelard Tahiri
Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismajli
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministria e Kulturës: Kujtim Gashi
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministra e FSK-së: Rrustem Berisha
Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Ministria e Tregtisë: Bajram Hasani
Ministër i Punës: Skender Recica
Ministër i Punëve të Jashtme: Behgjet Pacolli
Ministria e Mjedisit: Albena Reshitaj
Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj
Ministria e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka
Ministria e Diasporës: Dardan Gashi
Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq
Ministria për Kthim: Dalibor Jevtiq
Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo
Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagcilar
Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demiri

Image result for ramush haradinaj dhe amerika

Paralajmrimet  nga LDK-ja e dhe LVV -ja  për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj,tash për tash janë të kota.

Ngritja e një mocioni të mosbesimit për qeverinë “Ramush Haradinaj” e paralajmëruar nga LDK-ja e dhe LVV -ja  nuk po i brengos fare pozitën, ndërsa edhe analistët janë skeptik se do realizohet qëllimi i opozitës.nuk do të ketë sukses, sipas partitive që janë në pushtet.

Image result for ramush haradinaj dhe nato


Iniciativa të tilla nuk janë aspak serioze nga opozita, ndërsa paralajmërimet e tilla .

Këto iniciativa ishin  kryesisht në frymën e fushatës zgjedhore të 19 nëntorit , e sidomos tani kur është kryer numrimi i votave të balotazhit, sesa që është një iniciativë serioze.

Related image

Sidoqoftë, e drejta për mocion ekziston dhe mund ta provojnë kur të dëshirojnë partitë opozitare. Por, qeveria  e Ramush Haradinaj po vazhdon të punojë mirë dhe është e qëndrueshme sa i përket numrave në kuvend dhe në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare është më e mirë se sa Qeveria paraprake.

Image result for qeveria e ramush haradinaj
Dihet së  qeveria aktuale duhet të kryejë shumë procese, dhe rrëzimi i saj do të krijonte një cikël të ri bllokade të paktën edhe për dy vite të tjera.

Image result for qeveria e ramush haradinaj

Të gjitha vonesat që janë shkaktuar gjatë qeverisjes së  brishtë  të  Hashim Thaçit  dhe Isa Mustafës, siç është ratifikimi i demarkacionit, ngecja e bisedimeve me Serbinë, ngecja totale me serbët e veriut dhe të gjitha këto dosje të mëdha që na kanë bllokuar në Kosovës, do të futen në një cikël të ri bllokimi për ndoshta një vit apo dy vite.

Image result for ramush haradinaj dhe nato

Tani për tani nuk e ka asnjë interes as LDK e as LVV -ja e as  Kosova në përgjithësi që të shkohet në zgjedhje të reja kur dihet 100-ditshi i Ramush Haradinajt është më i mirë se i të gjitha Qeverive paraprake të 18-të vjetëve që ishin Qeveri korrupcioni,nepotizmi dhe dallavereve  për pushtet.

2017-11-27

Letër nga New York-u

Shfrytëzohet për intriga personale autoriteti i gazetës "Dielli"
Nga organizata "Shpresë & Paqe"

Pak kohë më parë në postën elektronike të njërës prej anëtareve të organizatës "Shpresë & Paqe", në disa emaile personale por edhe gazetash, përfshi edhe gazetën "Bota Sot" ishte dërguar një shkrim pa emër, pa autor, pa titull, por në emër të gazetës "Dielli". Kërkojmë që ky shkrim të botohet si replikë tek gazeta "Dielli" online edhe e shtypur, pasi është dërguar direkt nga adresa e emailit të gazetës "Dielli".
E lexuam me kujdes atë lloj materiali Anonim dhe u çuditëm. Sa kurajo kanë këta njerëz, që marrin inisitiva të tilla kaq të rrezikshme që nesër mund të përballen edhe me ligjet amerikane, për shpifje dhe intriga, pasi një incident i tille ka ndodhur pikërisht në Amerikë! Ku të drejtat e liritë e njeriut janë prioritet e mbrohen me ligj. Dhe nga kush, pikërisht nga "Vatra" e gazeta "Dielli".
Se çfarë ka dashur të thotë autori Anonim në atë letër Anonime, në emër të gazetës "Dielli" e di ai, por që të shfrytëzohet gazeta "Dielli" nga një apo disa individë ordiner të pandërgjegjshëm në këtë mënyrë është e pafalshme. Ky është një veprim mafjoz e aspak serioz, si dhe tepër shqetësues për mbarë opinionin publik. 
Aty me nota fyese, denigruese, shprehje vulgare, imorale dhe të ulta, kërkohet ti hidhet baltë njerëzve që rrjedhin nga shtresa ish e persekutuar politike. Ndërkohë që bota mbarë po ndërgjegjësohet duke thënë se viktimat e komunizmit duhen trajtuar me kujdes, respektuar për hallet e vuajtjet e tyre që pësuan padrejtësisht në diktaturë, e ndjerë falje publike për çfarë atyre i ndodhi në jetë nga komunizmi!
Veprimi Anonimat e këtyre "gazetarëve" të gazetës "Dielli" duket se është një strategji e menduar mirë nga ish sigurimsat e shtetit diktatorial të enver hoxhës, të cilët kanë penetruar bukur në "Vatër" e tek gazeta "Dielli" dhe i vërdallisin këto institucione sipas dëshirës së tyre. 
Duke vepruar në këtë mënyrë shihet qartë se, janë aty për të shkatërruar imazhin "Vatrës", "Diellit" me skandale të tilla publike dhe Anonimate, por aspak të atyre personave të cilëve ata mundohen ti bëjnë keq. 
Meqë ajo letër vjen nga gazeta "Dielli" ishim të interesuara të dinim, është personale apo e përpiluar në bazë të një takimi të Vatranëve, gjë të cilën nuk duam ta pranojmë, se besojmë kanë mbetur akoma në "Vatër" njerëz të arsyeshëm, të kulturuar, korrektë e Zotërinj të mirëfilltë, që nuk duan të përlyejnë vehten pisilliqet që nxjerr në publik editori i "Diellit" apo dikush tjetër. 
Ky lloj llumi që ka punuar dhe vazhdon të punojnë nën rrogoz kundër demokracisë, kundër shtresës së persekutuar politike, pasi nuk ka se si të shpjegohet ndryshe gjithë ajo urrejtje, por në Anonimitet. Artikull pa titull, frikacak, njerëz të fshehur nën emrin "Vatër" e "Diell" pa pikë dinjiteti e kurajo civile, personale e familjare. Karaktere të padenja për një shoqëri të hapur e civilizuar siç e kërkon koha. 
Vepër kriminale që tregon se, ata janë akoma për të bërë luftë kundër kësaj shtrese, pasi tinzërisht hedhin shashka në ajër për të tymosur opinionin. Shikoni sa të rrezikshëm që janë, hedhin gurin e fshehin dorën. 
Në atë shkrim autori Anonim përmend fjalën uriahip, xhelozi ndaj tij, por si duket e njeh vehten si të tillë dhe i ka shkuar gjuha atje tek i dhëmb dhembi. Apo për shenja xhelozie, kush mbeti të bëhet xheloz për ju, për intrigat e shpifjet tuaja? Por edhe pse fjala uriahip nuk shkruhet ashtu, por Uriah Heep, qofsha e gabur por kjo që po ndodh në "Vatër" e tek "Dielli" është "lojë" sigurimsash që po trashëgojnë komunizmin edhe në SHBA, e rrugën e tyre denigruese njësoj si bashkë- editorët e gazetave komuniste që kanë qenë në Shqipëri "Shkedija" etj, apo atyre që i kanë kënduar diktatorit hoxha deri në rrëzimin e bustit, e kushedi sa kanë qarë e qajnë me oji, se ju larguan përfitimet e i shkuan dëm këngët e thurura. Dhe kjo është e qëllimshe, pasi faktikisht ata njerëz janë afruar sot në "Vatër".
Si është e mundur që këta njerëz që i thonë vehtes "intelektualë", "gazetarë" por që vetëm të tillë nuk janë, po e shfrytëzojnë Federatën Pan Shqiptare "Vatra" dhe gazetën "Dielli" për intriga personale, duke përdorur një fjalor të ndyrë, dashakeqës për individë pa emër e në adresa të ndryshme e-mail-i deri tek gazeta "Bota Sot". Me çfarë kurajo morale, ndërrmarin veprime të tilla donkishoteske e të fshehuara, si në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri, ku me një copë letër anonime më parë pushkatoheshin njerëz të pafajshëm, arrestoheshin per agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor - njerëzit me dinjitet e paqësor, apo internoheshin pa asnjë nëpër kampet shfarrosëse pa asnjë faji familje të tëra shqiptare. E njëjta metodë pune dhe eksperience po vazhdon edhe në "Vatër" e pikërisht tek gazeta "Dielli" nga elementi negativ, duke përdorur këto Institucione si "mburrojë", faqe personale apo webiste personale banale.
Qofsha përsëri e gabur por pergjegjësia i bie direkt atij që është kryeredaktor sot i gazetës "Dielli" pasi nga korrespondenca e patur vazhdimisht me gazetën "Dielli", emailet që i janë dërguar antares tonë, kanë qenë nga e njejta adresë. Dhe dikush duhet të përgjigjet për këtë...
Ky zotëri pse nuk del hapur në e-mail-in e tij personal, por shfrytëzon "Vatrën", "Diellin", apo e ka siguruar tashmë vehten si "i paprekshëm" aty, duke i shtrirë mirë këmbët në "Vatër" e gazetën "Dielli" dhe ndihet i pagoditur nga rrezet demokratike e paqedashëse të "Diellit". Por më duket se dielli i kësaj vere ju ka ngrohur e ngopur si shumë, e kujdes mos digjeni, e ndoshta ju duhet pak flladitje, se siç duket jeni duke parë edhe ëndrra në sirtar, sikur e nesërmja mund t'ju gjejë edhe Kryetarë të "Vatrës". 
Mesa kam dijeni, kryeredaktori i sotëm i gazetës "Dielli" ka fituar statusin e azilantit politik në SHBA, punë e tij sigurisht, por meqe kërkon të dijë biografinë e të tjerëve me letra Anonime, por për persekucionin politik të tij a di kush!!! Apo vetëm ai/këta duhet të informohen mbi jetën e të tjerëve. Aha apo  çdo gjë bën vaki, mos janë zyrë e fshehtë emigracioni dhe duhet ti jepet edhe atyre llogari!!!
Pyesin, kërkojnë të dinë njësoj si hetuesit e kohës së hoxhës se çfarë persekucioni kanë njerëz të ndryshëm, që u drejtohen me emaile Anonim atyre!!! Si dhe duke hedhur baltë padrejtësisht në atë letër deri në ndërhyrje ofendimesh të renda si prej adolishentësh ordiner e rrugeçërish deri në jetën private të seicilit. Nëse ka diçka që i shqetëson lirisht të pyesin  Zyrat e Emigracionit, ata e dinë më mirë historikun e atyre familjeve (kërkojmë ndjesë pasi juve si zyrë ilegale e ish sigurimit komunist shqiptar që jeni s'paskeni dijeni). 
Pse nuk dilni hapur morre burra, nëse jeni të tille!! Pse akoma nën maskën e gazetës "Shkëndia-s" kuqe prapaveproni edhe pse jeni sot në "Vatër"Frikacakë e njerëz të vegjël në shpirt e karakter, që shfrytëzoni gazetën "Dielli" për shpifje, intriga e duke dashur të denigroni shtresën ish të persekutuar politike. 
Leksionet e partisë së punës që keni pas marrë në Shqipëri nga shefat tuaj të atij sigurimi famëkeq po vazhdoini ti zbatoni edhe këtu me së miri. Turp! Duke qenë se ai e-mail dashakeqës është dërguar nëpër shumë adresa nga zyra e gazetës "Dielli" lind pyetja po editori i gazetës "Dielli" a ka deklaruar në Zyren e Emigracionit Politik në SHBA, se ka pas qenë Kryeredaktor i gazetës komuniste "Shkëndija" në Shqipëri dhe flamurtar i flaktë i saj, si dhe a e kanë pyetur atë në "Vatër" se pse eshtë larguar nga gazeta "Illyria"? 
Se këtu të paktën në Amerikë, nëse do të shkeputesh nga një punë e të fillosh një punë të re, duan të dinë arsyen pse je larguar nga puna e mëparshme. 






"Dielli" të Federatës Pan Shqiptare "Vatra" në SHBA. Ku me shkrime anonime fyen e ofendon pa shkak indvidë të ndryshëm. njeh akoma" persekucionin tim politik e më datë 23 shtator 2017, ora 10: 08 AM dërgon nga adresa elektronike e gazetës "Dielli" por pa autor tek adersa ime elektronike dhe tek adresat e; lekpervizi@hotmail.com, editorialrrenjet@hotmail.com, nacionalalbania@yahoo.com, info@gazeta-shqip.com, gazeta Bota Sot etj një letër anonime, ku vë në dyshim e do të dijë mbi persekucionin tim politk!!!! (ai apo ndonjë mik i tij nuk mund të them) por përsëris se: personalisht kam përjetuar persekucion politik nga im atë, si ish i burgosur politik Grupi A1- nga torturat në burg, dhe im xhaxha i pushkatuar politik pa gjyq nga forcat sllavo komuniste me në krye Shefqet Peçin, pranova me kënaqësi ftesën për të marë pjesë në këtë takim jubilar për të drejtat e shtresës së persekutuar politike nga rregjimi komunist. 
Edhe pse kam jetuar në Tiranë, ku mijra shqiptarë u internuan e kanë përjetuar tmerre e vuajtje pa fund edhe unë kam kaluar një fëmijëri e rini të vështirë si nga ana politike, ekonomike, sociale, punësimi, strehimi etj. Ndjeja diskriminimin si delja e zezë mes të bardhave. Shkallët e pallatit ku banoja edhe pse ende fëmijë sa herë i hypja e zbrisja, nuk më përshëndesnin komshinjtë me gojë, më përçmonin, etj. Për ta isha e padukshme. Çështje biografie...
Pra nga lufta e klasave prekej dhe kishte pasoja çdo inidvid fëmijë apo i rritur që kishte prindërit apo një pjesëtar tjetër të familjes në burg politik të internuar politik dhe pavarësisht se ku jetonte. 
Ndoshta edhe mund të kisha heshtur, por përderisa ai e-mail është shpërndarë edhe në media të tjera publike jam e detyruar ta ndërrmar këtë nismë që nuk me shkon për shtat aspak e ndihem vërtetë jo komfort me veten. Pasi nuk jam Uriah Heep, nuk kam shkruar ndonjëherë letra anonime, nuk merrem me shpifje, intriga, thashetheme, vese këto që ti mi ngjesh mua, por që janë totalisht 100 % jashtë natyrës, ndërgjegjes, karakterit e Genit tim. Si duket autori i asaj letre anonime ato ngjyra ka dashur t'ja vendosë vetes por "pa dashur" ka ngatërruar adresë. 
Çudi, por burgu ordiner i asaj kohe ishte lule, qeveria,  "fronti demokratik" i lagjes nuk i trajtonte armiq  të popullit vjedhësit e pasurisë së përbashkët, shpifesit e intrigantet!!!! Mbi ata nuk zhvillohej luftë klasash!!! 
Sipas të drejtave ndërkombëtare e Qeverisë së Danimarkës dhe të gjitha shteteve demokratike në botë, ti shoku dalip grerza fëmijët e ish të burgosurve politikë do ti apo nuk do ti apo miqtë e tu të dashur, ata janë quajtur, përfshi edhe mua -  automatikisht viktima të komunizmit dhe ish të persekutuar politikë - Grupi C. 
Siç e di apo bën sikur se di, im atë është DIREKT GJAK i familjes Boletini, ku i janë vrarë, masakruar, burgosur për patriotizëm e politikë dhe çështje kombëtare me fis e soj njerëzit e tij të familijes. Ku përveç armiqve serbo - malezezë edhe diktatura komuniste ka burgosur, vrarë edhe njerëz nga familja ime, si Adem Boletinin, Adile Boletinin, Ismet Boletini, Rasim Dajçi, tim atë etj. Pra, çfarë persekucionini politik vë në dyshim e kërkon më shumë nga unë ti more shoku grerza?? akoma s'je ngopur, por zaten ku ngopen ish Shkëndi-istat e partisë punës ndonjëherë! Duan akoma me çdo kusht të dënojnë, të ulin, denigrojnë, përçmojnë, fyejnë, rëndojnë, përçajnë, ofendojnë, hedhin baltë e po të kenë mundësi edhe të vrasin njeriun  e drejtë, patriot, të persekutuar politik, e veprimtar të njohur shqiptarë. 
Ndërkohë që në një nga Panelet e 100 vjetorit kundër komunizmit bolshevik rus në Washington, DC. - Dr. Niall Ferguson nënvizoi dhe theksoi se mbi viktimat e komunizmit duhet të tregohet kujdes, tu kërkohet falje, keqardhje dhe respekt, njësoj sikurse edhe për viktimat e Holokaustit. 
Shoku Dalip Grerza, as të kam hyrë në hak, hise dhe as e kam patur ndërmend dhe as e kam, as kur ishe tek gazeta "Illyria", as edhe tani tek gazeta "Dielli" për të zënë vendin e postin tënd, pikërisht sepse desha të qëndroja larg intrigave të njerëzve si natyra juaj, përfshirë edhe pasionin tim për të dhënë diçka për komunitetin bashkëthemelova me Znj. Merita Shkupi - Organizatën e Gruas "Hope & Peace" dhe si një amanet të gruas ish të burgosur e persekutuar politike të Shqipërisë. 
Nuk desha as të varem nga ty e as nga kush tjetër si karakteri yt. Uriah-Heep je ti që fyen padrejtësisht të tjerët deri në emaile anonime që më ke dërguar mua në postën time elektronike, por pa autor në emër të gazetës "Dielli", këto janë fakte që tregojnë veprimet e tua të fshehta e tinzare si ish sigurimsat e diktarës komuniste. Por edhe nuk e di se për çfarë arsye e përmend epitetin Uriah Heep që nuk di as ta shkruash!! 
Unë i dal përballë fjalës time e nuk fshihem si struci, si ty që në emër të gazetës "Dielli" më fyen mua apo dikë tjetër me letra anonime, pa emër. 
Shfrytëzon padrejtësisht autoritetin e gazetës "Dielli" organ i Federatës Pan Shqipare "Vatra" me letra anonime, pa autor duke më sharë e diskritituar mua, gazetarin ish të persekutuar politik Beqir Sina apo dikë tjetër. Ku e gjen e kush ta jep ty këtë të drejtë!!!???
Si kam hyrë njeriut në hak, seicili ka jetën e tij dhe e di vetë se si e ndërton, por ti shiko Sekretaren e Vatrës që e ke vënë aty për të dhënë votën pro teje, e cila ndau burrin e huj për ta marë për vete. Unë s'kam ndarë askënd nga bashkëshorti, e as kam ndërmend të bëj një vepër të tillë. Ja pra ku është morali juaj që keni mësyer "Vatrën" sëbashku me ty si ish editor i gazetës "Shkëndia" - s kuqe!!!
Mua më rrofshin shpatullat e mija, se nuk pres të mar poste askund, mjafton të bëj gjumin të qetë, pa intriga ndaj askujt e pa përfituar nga askush as edhe një dekoratë të pamerituar e asnjë kacidhe.   
Ti shoku Dalip, ishe ai që kur vdiq im atë, ndjesë pastë shkruajte: ish i burgosur politik, vital i palëkundur në çështjen e Kosovës, patriot etj, sepse ashtu është e vërteta, tani më kërkon mua llogari edhe në media, e vë në dyshim biografinë e persekucionit tim politik bashkë me miqtë e tu. Po kush je ti mor, mos të duket vetja se je zyrë emigracioni që duhet të jap ty llogari, apo je ndoshta ndonjë zyrë e fshehtë gestapoje?. 
Edhe nëse nuk do te isha e persekutuar politike çfarë të intereson ty, a të kam zënë gjë vendin tënd në gazetën "Dielli" në "Vater" apo në Parlament? 
Të lutem shumë, shiko hallet e familjes tënde e mos u merr me gratë e botës. Oh, tjetri më është qepur mbrapa si pullë poste e s'më shqitet pa pikë turpi. Nëse je burrë me dy RR shiko hallet e tua e mos u përzi në punë grash sikur të jesh grua. Siç ndërhyre edhe tek aktiviteti i 100 Vjetorit të Lindjes së Heroinës Musine Kokalari, që mbajtëm në "Vatër" me inisiativën time personale, Organizatës së Gruas "Hope & Peace" e mbështetjen e Kryetarit Dr. Gjon Buçaj. 
Nëse ndihmove ti apo dikush tjetër në atë veprimtari, faleminderit, e vlerësoj, u jemi mirënjohëse, por jo të mernit ju frenat e drejtimit e menaxhimit të atij simpoziumi që ne kishim 6 muaj që pregatiteshim deri me conference call së bashku me Znj. Rita Saliu ish të persekutuarin politik gazetarin Beqir Sina e shumë të tjerë, për gruan ish të burgosur e persekutuar politike. Falë qetësisë time, e sime bije prezente aty në sallë, se aty ti me shokët e tu gati sa nuk e shkatërruat aktivitetin duke shfryrë, prishur qetësinë, duke folur me zë të lartë, ecur e parakaluar kaluar disa herë para podiumit për të tërhequr vëmendjen e folësve, etj.  
Organizata jonë erdhi aty për nder të figurës shumë dimesionale të Musine Kokalarit, erdhëm në "Vatër" sepse edhe herë të tjera kur Kryetar në "Vatër" ka qenë i nderuari Z. Agim Karagjozi na ka mbështetur për tubime të tilla për gruan në përgjithësi dhe për gruan e persekutuar politike në veçanti. Me Z. Karagjozi, të atin e tij e patriotë të tjerë ka pas qenë arratisur në të njëjtën datë nga Shqipëria edhe atdhetari Bilal Topulli, nip i heroit Cerciz Tipulli - anëtar i familjes sime nga nëna, për të cilin kam biseduar me Z. Karagjozi që ditën e parë të mbritjes sime në Amerikë, pasi e kisha ëndërr të takoja nga afër Z. Karagjozi, Z. Musli Mulosmani, Z. Elez Biberaj, Z. Mërgim Korça, Z. Beqir Sina, të vizitoja Selinë e "Vatrës" etj. Kemi mbajtur në "Vatër" veprimtari për gruan me zonjat Merita Bajraktari McCormack, Merita Shkupi, Rita Saliu etj, e kurrë s'na është përzier njeri në punët tona, sa zure ti qoshe në "Vatër" filluan avazet e vjetra. 
Sa e sa herë edhe në Shqipëri së bashku me zonjat Yllka Plangarica, Kozara Kati, Marie Dvorani, Jolanda Tahmizi, Vera Dema, Rukie Ndreun, Drita Çarçani, Kate Cima, Abdyl Kerluku, Agim Musta e të tjerë kemi përkujtuar figurën e Musine Kokalarit e grave ish të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, rregjimi shovinist grek në Çamëri dhe nga makineria serbe në Kosovē. 
Salla kishim sa të donim e ku të donim ne këtu në New York. Se e sa herë Profesori i Universitetit "Monroe" në New York patrioti Haxhi Berisha na ka rezervuar ambjente të shkëlqyera me aparatura moderne për veprimtaritë tona, që me këtë rast edhe e falenderoj publikisht. Erdhëm aty jo për show, jo për dekorata, jo për të marr postin ty apo të dikujt tjetër, por për respekt të historisë, vuajtjeve të shtresës së persekutuar politike e figurave kombëtare. 
Organizata jonë është një subjekt jo qeveritar e sigurisht i pavarur nga meshkujt, por kur ka gjëra që na bashkojnë pse mos të bëhemi bashkë. Ku qëndron e keqja, mendon ti se e bëjmë për të xhelozuar ty apo dikë tjetër. Jo more mik jo, gabohesh. Lexo, pyet e njihu pak më tepër (meqë vetë ke treguar interes publikisht për të ditur më shumë rreth personit tim!!!). 
Tani me humorin e Estradave Shqiptare, po të pyes: A do më për Belulin?
 Ti shoku Dalip Grerza vazhdo hyr e dil në "Vatër", publikoi fotot e filmimet e tua sa herë të duash në internet që të bëjnë kolegët e tu, se ajo të ka mbetur për tu mbushur mendjen të tjerëve se sa patriot i madh je, se sa për shkrime aha, ato i ke shumë të pakta që kur ke futur thembrat në "Vatër" apo jo. E nëse do ta dish mua ky lloj "spektakli" yti online nuk më impresion fare. Nuk më duhet gjë, por qëndro serioz, se je familjar, je gjysh, e të këshilloj të vesh arsyen në punë, se je duke më besdisur si shumë, e jo sot por ke vite që më shqetëson.
Se ku e ke "hallin" nuk e di. Por di që më ke persekutuar ti e dikush tjetër si ty.  Si duket prezenca ime ju verbon sytë e ju turbullon shikim, s'keni çbëni do duroni. Por ja që jam krenare që kam gjak e gen kosovar e rrjedh nga familje patriotësh!
Sa e sa shkrime të mijat nuk mi ke botuar tek gazeta "Dielli" duke mi çensuruar, pse nuk e botove shkrimin me pjesëmarjen time në Samitet e C 20 dhe Presidencialin Botëror të G 20 në Hamburg të Gjermanisë, etj, etj. Kush del këtu xhelozia ime ndaj jush apo juaja ndaj meje?
Elbete e ke përvojë komuniste, "të falet" se nuk del dot nga indoktrinimi leninisto stalinist si në kohën e diktaturës kur punoje si editor i gazetës komuniste "Shkëndija" në Lushnjë. Boton ato çfarë do ti tek gazeta "Dielli" të tjerat në kosh të plehrave...paçka se të gjitha shkrimet e mija kanë qenë dhe janë me përmbajtje pro Paqes e Demokracisë e të Drejtave Humane. Por vetëm sapo shikon që emri im është përbri tyre ose brenda artikullit shkrimi nuk botohet automatikisht, e këto janë fakte të pamohueshme. 
Sa herë kemi zhvilluar aktivitete si organizatë gruaje "Hope & Peace" ti gjithmonë ke dalë në shtyp duke thënë nuk kishte pjesëmarrje, pse si e quan ti ardhjen në veprimtaritë tona të grave e vajzave shqiptare në Bronx, Presidentit Bashkisë Bronx Ruben Diaz Jr, Senatorëve Ruth Hasell Thompson e Jeff Klein, Avokatit Steven Kaufman, Liderit të Policisë Nr. 49 në Bronx Joseph Thompson, Ambasadoreve të Republikës së Kosovës nga New Yorku e Washington, DC, pjesemarrjen nga larg të Znj. Rita Saliu së bashku me të shoqin - Ing nuklear Adem Saliu, gazetarit Beqir Sina, veprimtarëve të njohur të komunitetit zotërinjve Sejdi Hysenaj, Marjan Cubi, Zef Balaj me bashkëshorte, Zef Perleshi me bashkëshorte, Esad Rizai, Mark Gjonaj, Haxhi Berisha, Tom Mriaj, Astrit Tota, artistëve e muzikantëve shqiptarë etj, apo nuk i mbledh dot lapsi yt këta njerëz. 
Më akuzon se merrem me thashememe, me lista, unë nuk kam FB, më kërcënon e fyen me fjalë nëpër emaile. Por unë nuk kam marë askënd nëpër gojë, nuk kam fyer askënd përfshi edhe ty, çfarë kam patur ta kam thënë hapur e në sy.
Më ke detyruar të bëj publike këtë letër me emrin tim direkt dhe jo anonim edhe tek gazeta "Bota Sot" e tek të gjitha ato adresa ku ti ke përfolur emrin tim me atë "shaka pa kripë" pasi edhe ti shoku Dalip apo miqtë tuaj kohë më parë dërguat edhe tek gazeta "Bota Sot" etj një letër anonime nga adresa elektronike e gazetës "Dielli" por pa autor si dhe në postën time elektronike, material pra që u është shpërndarë edhe shumë adresave të tjera private, ku nuk ishte lënë gjë pa thënë për mua, gazetarin e palodhur të çështjes kombëtare dhe ish të persekutuarin politik i dekoruar nga Presidenti Nishani - Z. Beqir Sina apo dikë tjetër. Mbiemrin ta kam shkruar grerza se edhe ti dalip sa e sa herë ma ke shkruar mbiemrin gabim - siç të ka "pëlqyer" ty. Turp!! E nëse ti apo ndonjë miku juaj nuk më kërkoni të falur publike tek ato adresa e-maili që më keni lënduar si tek gazeta "Bota Sot" , media të tjera apo njerëz që e di ti shumë mirë që keni folur negativisht kundër meje duke shfrytëzuar pa pikë morali e dinjiteti profesional autoritetin e gazetës "Dielli" dije se do i kemi punët ndryshe. 
Qofsha e gabuar nëse nuk je ti autor i këtij krimi ordiner, por email-e nga adresa e gazetës "Dielli" më kanë ardhur vazhdimisht vetëm nga komunikimi me ty e askush tjetër. Prandaj e ritheksoj qofsha e gabuar, por përgjegjësia kryesore bie mbi ty.
Për këtë veprim të ulët e FLAGRANT tëndin apo dikujt tjetër kam mendimin se duhet të mbajë qëndrim edhe Federata "Vatra" drejtuesit e saj, sepse në rastin konkret është shfrytëzuar autoriteti i "Vatrës", gazetës "Dielli" duke denigruar personalitetet e individëve të ndryshëm, cilët do qofshin.
Mimoza Dajçi
Dora vetë

Gazetari i Top Channel, Marin Mema është nderuar me çmimin “Hasan Prishtina” nga shoqata per kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre.

1.
Marin Mema ka ndjekur gjurmët e historisë shqiptare, duke informuar opinionin për gjenocidin dhe përpjekjet për tkurrjen e trojeve shqiptare.

Kështu u tha sonte një ceremoni me rastin e ndarjes së çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, organizuar nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta me seli në Prishtinë.

Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, pasi foli rreth historikut të formimit të kësaj shoqate në Pejë më 1990, e cila më pas u zgjerua edhe në trojet tjera shqiptare, tha se çmimi “Hasan Prishtina” ka në bazën e tij dhimbjen e popullit tonë dhe krenarinë e luftën për liri.

“Sot është një ditë e veçantë, sepse çmimi “Hasan Prishtina” po ndahet në vigjilje të festës sonë kombëtare Ditës së Flamurit dhe Marinin e përgëzoj për gjithë punën që ka bërë në të gjitha trojet shqiptare. Ai i ndoqi gjurmët e historisë, por e informoi opinionin për gjenocidin dhe përpjekjet që tokat shqiptare po tkurren vazhdimisht”, ka thënë Lluka.


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në historinë e Kosovës ka rrugëtime të vështira dhe është një numër i madh i atdhetarëve shqiptarë që jetën e tyre e kanë përmbyllur me flijim për atdhe.

Haradinaj theksoi se Marin Mema është njëri prej të rinjve shqiptarë që nuk kanë përtuar të gjurmojnë historinë e shqiptarëve andaj edhe ndarja e çmimit “Hasan Prishtina” është një nderi i veçantë që i bëhet atij.

“Marini nuk është nga ata që ka burra, që ka përmbyll karrierën e tij jetësore, por është prej atyre të rinjve shqiptarë që s’ka përtuar të ndalin të gjurmojnë shqiptarin në atdhe dhe më gjerë. Përmes nderimit për Marin Mema nderojmë secilin që punon që shqiptari të dalë në dritë, ajo e sotmja, ajo në atdheun tonë dhe kudo që janë. Duke qenë kështu uroj që shqiptarët në trojet tona të forcohemi, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Maqedoni, Luginë të Presehvës, kudo që jemi dhe uroj që në trojet tona të bashkohemi me vëllezërit tanë shqiptarë në të gjitha kohërat”, ka thënë Haradinaj.

Për më tepër, kreu i ekzekutivit ka falënderuar kryetarin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Llukën, të cilin e ka quajtur arkitekt për angazhimin e tij për sensibilizimin e shqiptarëve për bashkimin e tyre në atdhe.

Ndarjen e çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marian Mema e ka bërë kreu i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta Jahja Lluka.

Marin Mema, si gazetar i Televizionit “Top-Channel”, me emisionin e tij ”Gjurmë shqiptare” ka realizuar me sukses tema shumë të rëndësishme për historinë e shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.

Ai ka thënë se është krenar se pavarësisht historisë së padrejtë ndaj shqiptarëve, kemi arritur të ruajmë gjuhën dhe historinë tonë.



“Për mua ky çmim ka një rëndësi të dyfishtë, e para pasi mban emrin e njërit nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar Hasan Prishtina dhe e dyta, sepse është një detyrim për të ardhmen, për të ecur përpara dhe për të sjellë sa më shumë të vërteta historike, të cilat nuk janë thirrje për hakmarrje, por janë një thirrje për të mos harruar, për të kujtuar mijëra shqiptarë nga veriu në jug, që nuk mund të rikthehen në tokat e tyre”, ka thënë Mema.

Ndërsa, pinjolli i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, tha se ndarja e këtij çmimi për gazetarin Marin Mema bëhet pasi ai solli të dokumentuar gjurmët në trojet e Shqipërisë së vjetër.



“Nderimi që i bën Shoqata për kthimin e shqiptarëve në trojet e veta gazetarit Marian Mema është vetëm një vazhdimësi e denjë e kësaj shoqate që me dekret të presidentit është nderuar edhe me urdhrin Nderi i kombit. Të nderosh Marinin do të thotë të nderojmë veten, të shkuarën tonë, gjurmët tonë. Marini doli përtej guximit të politikanëve dhe jo vetëm që foli por edhe na solli të dokumentuar gjurmët shqiptare kudo në trojet e Shqipërisë së vjetër”, ka thënë Prishtina.

Në këtë ceremoni është shfaqur edhe një përmbledhje dokumentari të ndarjes së çmimit ndër vite “Hasan Prishtina”, si dhe një dokumentar i përmbledhur për veprimtarinë e gazetarit Marian Mema.

Ndryshe, Mema kaloi të gjitha pengesat e vëna nga regjimet e Shkupit, Athinës, Beogradit, duke realizuar dhjetëra dokumentarë mbi historinë shqiptare të Çamërisë, Maqedonisë dhe viseve shqiptare të mbetura nën Serbi.


2

Në ceremoninë e veçantë të organizuar në Prishtinë mori pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili e vuri theksin tek domosdoshmëria për bashkimin dhe forcimin e faktorit shqiptar.
“Marini nuk është nga ata burrat ose zonjat në moshë, nuk është nga ata që e ka përmbyll karrierën e tij, ose është në të arriturat maksimale, por është prej atyre të rinjve shqiptar që s’kanë përtuar, që s’janë ndalur, për të gjurmuar shqiptarin, shqiptaren pra atë kush jemi në atdhe e më gjerë. Tani janë shumë këtu që e bëjnë një punë të tillë e përmes nderimit për Marin Memën ne nderojmë secilin”, deklaroj kryeministri i Kosovës.

Sipas organizatorëve ky çmim ka një vlerë të veçantë sepse lidhet me historinë e dhimbshme e shpesh të mbuluar të popullit shqiptar çka është sjellë në formë të plotë përmes dokumentarëve të ciklit “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel.



“Çmimi “Hasan Prishtina” nuk është vetëm një çmim që ndahet nga shoqata për kthimin e shqiptarëve te shpërngulur nga trojet e veta. Është një çmim që në bazën e tij ka dhimbjen vuajtjen e popullit tonë”, u shpreh  publicisti i mirënjohur pejan Jahja Lluka.



“Marin Mema doli përtej guximit të politikanëve, përtej guximit të asaj që flitet dhe ai jo vetëm që foli, por na solli të dokumentuar “Gjurmët Shqiptare” kudo në trojet e Shqipërisë së vjetër”, tha Mehmet Prishtina, pasardhës i Hasan Prishtinës.



“Për mua ky çmim ka një rëndësi të dyfishtë, e para sepse mban emrin e një prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar Hasan Prishtinës dhe e dyta sepse është një detyrim për të ardhmen, është një detyrim për të ecur përpara dhe për të sjellë sa më shumë të vërteta historike”, tha Marin Mema.
Ky çmim që renditet si më prestigjiozi në Kosovë, është marrë më parë nga gjenerali Klark, sekretarja amerikane e shtetit Ollbrajt, presidenti Klinton, kryeministri Bler, familjet Jashari, Haradinaj e disa figura të tjera që kanë dhënë kontribut për çështjen shqiptare.

3.

“Marin Mema është realizuesi i një sërë dokumentarësh për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë, Gjurmët e historisë për zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Greqi (Çamëri), Maqedoni, Sarajevë, Bosnje, Ulqin, Plavë dhe Guci, Rekë, Dibra e Madhe, nga komunitetet shqiptare në SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Turqi. Në fokus të dokumentarëve dhe reportazheve kanë qenë këto tema, nëpërmjet të cilave, Mema ka arritur që të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare, në ndalimin e asimilimit dhe ikjes së mëtejme të shqiptarëve nga trojet e robëruara dhe zbardhjen e historisë shpesh të dhimbshme por krenare të shqiptarëve në viset tona. Marin Mema ka arritur gjithashtu që të zbardhë dokumente nga arkiva të ndryshme për heronj e veprimtarë të ndryshëm shqiptarë të kohëve të ndryshme. Motivet e fuqishme kombëtare, humane e fisnike të Memas, karakteri i tij fisnik dhe i pandalshëm përball pengesave nga shtetet fqinje, e bëjnë një prej figurave më të fuqishme në gazetarinë shqiptare sot. Duke u bazuar në të gjitha sa u cekën më lartë, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, me seli në Prishtinë, Marian Mema, e ngrit në vendin më të lartë të mbrojtjes së historisë dhe vlerave tona kombëtare duke i ndarë çmimin ”HASAN PRISHTINA”, thuhet në arsyetimin e shoqatës.

2017-11-26

...me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare.

Fotografia e Flori Bruqi


I dashur Flori. 

Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite, nje drite qe mblodhi se bashku disa nga miqte me te afert te krijimtarise tende ne vijushmeri, larmi dhe gjithnje ne ngjitje drejt lartesise ku shkelqen letersia shqipe. Dhe Ju si nje alpinist i fort dhe si nje krijues i talentuar, cilesi qe te kane dhene vullnet e force per te mos u ndalur drejt grumbullimit te prurjeve ne lumin e madh te visareve te kombit. edhe njehere suksese ju dhe familjes ne perpjekje te reja te pandalshme derisa ne krijuesit me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare.

Miqesisht ZEF Pergega
 

“ MOS E LESHO FJALEN SI LOPA BAGLEN….!”


…fjala vret me rende se plumbi!


Fotografia e Flori Bruqi

ZEF PERGEGA



Krimi nuk eshte vetem dhuna e vrasja. Krimi me i madh pas genocidit eshte heshtja ndaj te vertetes. Ta dish te verteten dhe te heshtesh eshte krim i dyte. A mund te heshtesh?! Per c’fare?! Perse?! Ndaj, kur vrasjen e ka provuar njeriu ne familjen e vet nga i huaji nga serbi, mos e lesho fjalen si lopa baglen se ajo vret me rende se plumbi…!
Jeta e komunitetit shqiptar te Amerikes ngjan si nje anije e vjeter qe shkon drejt skadences, ose, duke iu refruar shpreses per mbijetese, nje anije qe shkon perpara me vela pa motor. Ne njerin krah vozit nje grup qe ne bord nuk u jep lopatave por shyen nga vetja dhe nga ana tjeter nje grup maninaresh qe ne vend te levize krahet dhe anijen ta coje ne liman e shkaterron bordin per qellime te veta. Ne mes qendrojne disa dijetare qe ne vend ti bashkojne forcat e marinareve ia bejne me sy here njerit bord e here tjeterit, per te dale ato sundimtare dhe mbajtesit e perjetshem te borise se sirenes, per te thene keta jane shpetimatret dhe pa ta nuk kemi jete.
Po c’fare te beje Dom Ndoja ne kete mes?! Pervec fjales se mire, fjales se drejte, jo lenduese, por inkurajuese…!
I ka kapur nje hall i ato qe drejtojne aktivitetet tona. Ne fakt nje hall i madh. Ata e planifikojne programin dhe kur ia nisin ne salle dalin njerez qe nuk jane ne program qe me cdo kusht duan mikrofonin te flasin. Nuk flasin per temen bije fjala per flamurin, por per grupe qe jane te urtit e komunitetit apo brockulla e kodra mbas bregut. Fjale e lire, thone, por mos e lesho fjalen si lopa baglen se vret. Dhe pikerisht per kete vrasje e marrin mikrofonin.
Dhe nuk jane pak ato qe mendojne se per kete vrasje paguhen. Madje nen ze japin edhe emra konkret…!
Ne qe shkojme ne aktivitete dhe paguajme darken duam vetem nje fjale te rastit dhe muzike e valle. Dhe kaq. Nese ndonje meshtari i ka mbetur pa thene dicka le ta thote ne Kishe ose ne Xhami per besimtaret e vet. Ne nuk jemi delet e buta qe dikush te na mjele qymeshtin e femijeve e ju t’ua hidhni thive. Mos djale! Mos e thuaj ate fjale, qofsh ti edhe meshtar! O njeri, fjala vret!
A jetojne ne Kosove me keq se ne kohen e Millosheviqit?! Si more mund te sillet ne public shembulli i nje ordineri pa syne balle, kosovar qe ka thene: “Ne jetome me keq se ne kohen e Milloshevicit!
Ja koha e katilit te Ballkanit ne popullin shqiptar te Kosoves!
Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”,
Sipas të dhënave të grumbulluara, zyrtare në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.
Bilanci i krimeve serbe në Kosovë sipas Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589 Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358, Zyra të vendit:71
Shtëpi kulture: 30, Biblioteka publike dhe shkollore: 93, Objekte shëndetësore: 123, Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215, Kisha katolike: 5, Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës
Okupimi klasik i Kosovës
Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë
Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:
Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
- 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
- 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
- 1739 femra
- 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
- 1450 banorë ende janë të pagjetur.
Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë
443.300 ishin vendosur në Shqipëri,
247.800 në Maqedoni,
69.300 në Mal të Zi,
21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë
13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.
Edhe njehere po te them, si njeri, o njeri, si shqiptar qe nuk kam gje me per se ty, mos e lesho fjalen si lopa baglen se ende nuk na jane sheruar plaget!
Ka thene mire Agimi, gazetari Kosovar: “Une poe le me kaq!” Ate po bej dhe une!

Luigj Gurakuqi : jam gati, po të jetë nevoja e të shihet me udhë, qi të vij edhe të vritem për Gjirokastrën e për nderin kombëtar"

Gurakuqi.jpg

“Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, - Gjergj Fishta tek "Pika voeset".
“Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjate e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.”, - mendimi i Fan Nolit për Gurakuqin.
“Burrit vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, - dedikimi i veprës "Andrra e Prêtashit" kushtue Luigj Gurakuqit nga Padër Anton Harapi.

Luigj Gurakuqi (Shkodër, 20 shkurt 1879 - Bari, 2 mars 1925) qe veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat,deputet.

Hero i Popullit shqiptar. Është një nga personalitetet më të shquara të levizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda.

Lindi në Shkodër më 20 shkurt 1879, ndërsa në një dorëshkrim shënohet data 19 shkurt 1880 dhe u rrit në gjirin e një familje tregtare të kulturuar shkodrane, nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati.


 Pjetër Gurakuqi ishte një tregtar me kulturë relativisht të ngritur, me një rreth të gjërë shokësh e miqsh në mes tregtarëve e intelektualëve të Shkodrës, me një jetë aktive në pazarin e qytetit dhe me marrëdhënie tregtare me Venedikun e Milanon. Shtëpia e këtij tregtari të kulturuar e të shëtitur gumëzhinte nga hyrjet e daljet e njerëzve që vinin të diskutonin hallet e kohës e të merrnin vesh lajmet e botës.

I ndodhur përherë pranë të atit, dëgjonte me vëmendje bisedat e diskutimet për ngjarje të së kaluarës dhe të ditës, për luftërat heroike të popullit kundër pushtuesit otoman dhe grabitqarëve ballkanikë dhe për burrat që i udhëhoqen ato. Duke kujtuar këto vite, Gurakuqi student do të shkruante:
"Më çohet mall me kenë në shpi e me ndigjue baben tue kallzue, si përpara, në ngjarjet e Pashallarvet të Shkodres, trimnitë e malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndî prej t'et e që edhe ai vetë shume kish pa".

Shkollën fillore e të mesme jo të plotë i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, që ishte shkolla më e organizuar dhe më e kompletuar që kishte Shqipëria e asaj kohe. Luigji qe ndër nxënësit më të zellshëm të shkollës dhe shumë shpejt, që në moshën 13 vjeçare i shfaqen prirjet për gjuhën shqipe dhe krijime letrare, vjershën e parë e ka shkruar 13 vjeç. Prej Kolegjës Saveriane doli më 1897.
Më pas plotëson arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, figurë që e frymëzoi për tërë jetën; ai ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me 'të, Gurakuqi e kujton:
«... tue pà syt e tij të mekun kah ndizeshin e shkëlqeshin, tue e përmendë Shqipnín, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë që punoi sá e sá për Atdhé...!»

Diplomën e pjekurisë e merr në Kozencë për sciences naturelles, duke pasë ndjekur dhe kurse të veçanta në filozofi. Vijoi studimet universitare në Napoli (Itali) në Fakultetin e Mjeksisë në vitet 1901-1906ku njohu Zef Skiroin, profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Lindor të Napolit. Veprës së Skiroit Luigji do t'i përpilonte një parathënie, të cilën Konica do ia paraqiste botës frënge me një përkthim fort të bukur në të përkohshmen "Albania". I përpirë nga ajo frymë që i kushtohej Shqipërisë detyrohet me lanë studimet përgjysmë që t'i kushtohej valës së luftërave për lirinë kombëtare duke marrë emrin e tyre në pseudonimin Lekë Gruda.

Me veprën "Vargënimi n'gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" (Napoli, 1906) bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin "Abetar i vogël shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" e në Napoli "Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja" etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike, për lirizmin dhe teknikën e vjershërimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare. Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár».

Ngatërresën e parë me autoritetet turke e pati më 1904 nga shkaku i një botimi të vogël mbi kolonitë shqiptare në Itali «Dy Koloní Shqiptare n'Italí deri tash të panjohtuna»

 Më 1905 u shtrëngua me marrë malet për t'i shpëtuar ndjekjeve.Me shpalljen e Kushtetutës falen të gjithë ç'kishin bërë faje politike.



Më korrik 1908 mbërrin në Shkodër i adhuruar nga populli, mban një fjalim në shqip në praninë e Komitetit të Turqve të Rinj, e përcjellin deri në shtëpi (shiko pikturën poshtë).

 Në nëntor merr pjesë në Kongresin e Manastirit krah përfaqsuesve nga Shkodra: Atë Fishtës, Dom Mjedës, Hilë Mosit e Mati Logorecit; ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Bashkë me Fishtën ishte përfaqësues i "Bashkimi"-t, me Logorecin kishin mandat të përfaqsonin inteligjencën shkodrane, gjithashtu vetë Luigji kishte mandat të përfaqsonte arbëreshët e Italisë[8]. Gurakuqi pati meritën dhe fatin që udhëhoqi drejtpërdrejtë luftën për krijimin e shkollës kombëtare shqiptare dhe të sistemit tonë arsimor. Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e para të sistemit arsimor fillor shtetëror në Shqipëri. U krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve.

 Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatëve. Në tetor të 1909 u emërua drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. Gurakuqi ka meritën se përcaktoi drejt e qartë, më shumë se çdo paraardhës, konceptin mbi shkollën kombëtare shqiptare, përmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndertimit të saj. Ai kërkonte që gjithë fryma dhe përmbajtja e shkollës të ishte në funksion të qëllimeve dhe idealeve kombëtare. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Ai i dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh.



 Detyrohet me ikë prej Elbasanit, të dalë jashtështetit bashkë me Aqif pashë Elbasanin.

Në prill 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve të Mbishkodrës e si një nga udhëheqësit e saj, harton së bashku me Atë Mati Prennushin Memorandumin e Greçës, apo Librin e Kuq siç njihet ndryshe të malësorëve kryengritës, zjarri i armëve të të cilëve do të paralajmëronte pavarësinë.


Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, duke qenë i pranishëm në Toskëri dhe më vonë edhe pranë krerëve të Kosovës.

Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, dhe do merrte pjesë në shtegtimin nga Bukureshti në Vienë. Me vaporrin e dhënë nga austro-hungarezët duke shoqëruar Ismail Qemalin zbret në Durrës më 24 nëntor në orën 4 mbasdite, u nisën të nesërmen me 25. Një natë fjetën në Çermë tek Dervish bej Biçakçiu, dhe një natë në Fier tek Omer Pashë Vrioni. Në Vlorë mbërritën më 27 dhjetor në darkë.
Vorrimi i Gurakuqit në Bari të Italisë, foto Pici, mars 1925
Deklarata e Pavarsisë formuluar nga Ismail Qemali e shkruar nga Gurakuqi
.
Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (dhjetor 1912) u zgjodh Ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza. Merr pjesë në Konferencën e Londrës më 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Nga gjendja e tensionuar në Shqipërinë e mesme, pasi qëndresa nuk u shfaq e frytshme tërhiqet në Shkodër me Aqif pashën ku vihet në krye të një Komisioni Sundimtar të Përkohshëm.

Me Luftën I Botërore Shkodra pushtohet nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë nga 17 korriku 1915 deri në janar 1916. Gjatë pushtimit austro-hungarez, prania e Komparmatës XIX të komanduar nga gjen. Trollmann vihet drejtor i përgjithshëm i Arsimit, hapi shumë shkolla shqipe. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916. Profesori i Filologjisë romane në universitetin e Ljubjanës, më parë prof. në Univ. e Gratz-it në Austri që bëri pjesë në punimet e kësaj Komisie, Radomir Nachtingall, e çmon Gurakuqin.

 Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tone. Arsimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare.

Gurakuqi kishte një vizion të qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore t'individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare. Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit ku ishte përfaqësues i Shkodrës dhe Mirditës, u emërua zëvendës i dr. Mihal Turtullit në ministrinë e Arsimit të kabinetit të Turhan Pashë Përmetit.

Që në mbledhjen e parë të Kongresit të Durrësit, më 1918, L.Gurakuqi "âsht kundër që në një mbledhje kombëtare të përmenden fjalët toskë e gegë dhe të krishtenë e mysliman", kërkon që fjalë të tilla të jenë të ndaluara dhe shton se "...çështja e lirisë dhe e nderimit të feve në Shqipni duhet të zgjidhet mbas formulës: "Feja e lirë në shtet të lirë".

I ngarkuar nga kjo qeveri si anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris ku qendroi 15 muaj. Çdo shkresë e përdorur nga delegacioni u shkrua nga duart e tij e të Mustafa Merlikës.
Iu dha edhe posti i ministrit të brendshëm, në kabinetin disa ditor të H. Prishtinës. Këto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollësisht në diskutime në parlamentin shqiptar dhe, posaçërisht n'artikullin "Bazat e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëvet muhamedanë e të krishtenë". Ai ishte kategorikisht kundër atyre që mendonin se për të larguar konfliktet fetare që mund te lindnin, duhet, me të butë e me të fortë, të shuhen besimet fetare në Shqipëri. Më 1921-1924 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar ku si një nga udhëheqësit e opozitës demokratike luftoi për demokratizimin e jetës së vendit, për lehtësimin e gjendjes së bujkut nga shtypja e rëndë, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese të fuqive imperialiste. I qëndroi besnik deri në fund të jetës idealit për të parë një ditë të bashkuar rreth tokës amtare gjithë vëllezërit e kombit.

Ai ankohej se:
"Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na kanë marrë viset ma të çmueshme t'atdheut duke na lanë si një trup pa kokë".

Tingëllojnë të freskta demaskimet që i bënte Gurakuqi politikës së pastrimit etnik që ndiqnin shovinistët serbë:

"Qeveria jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti",- deklaronte ai,- "për t'i ndërrue fytyrën Kosovës".

Për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve në shtetin jugosllav fajëson Fuqitë e Mëdha, të cilat bënë theror shqiptarët e trojet e tyre për interesat e veta e të aleatëve të tyre. L. Gurakuqi është partizan për të ndihmuar e për t'u dalur zot të drejtave të popullsisë së Kosovës. E quante si detyrë të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Faji i vetëm i kosovarëve qëndronte vetëm në atë se ata ishin shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar.
Ndër fjalimet më të fuqishme të Gurakuqit në parlament janë ato mbi mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës. Kur qeveria jugosllave në një telegram e quante ndërhyrje në punët e brendshme të saj interesimin e shqetësimin e qeverisë shqiptare për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve të Kosovës, Gurakuqi, plot indinjatë e zemërim do të merrte fjalën e do të thoshte:

"Si mundte me thanë një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendshme të saj. Si mundte nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e mbrendshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshur e të zbathur këtu nepër Tiranë e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë. Qeveria Jugosllave nuk ka të drejtë për të na akuzue për një gjë të tillë kur parlamenti shqiptar kërkonte vetëm në emër të njerëzizë e humanizmit të ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve."

Më 5 mars 1924 u sëmur rëndë nga një grip i fortë që e mbërtheu afro një muaj në shtrat.

Shtypi i dha vëmendje të veçantë, aq sa Avni Rustemi i thoshte Dom Shantojës "Opozita po pushon: Kemi Gurakuqin e sëmurë".

Në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli u emërua Ministër i Financave. U dallua për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe për vendosmërinë e përpjekjet për krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924. Kur në Parlament Ali Këlcyra i bën vërejtje për qëndrimet e tij liberale, Luigji përgjigjet,
"Z. Ali Këlcyra më tha si për qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund të jetë i sigurtë zotnia e tij se vdekja do të më ndajë nga mendimet e mija liberale".

Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk është as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte këto që në vitet '20 ishin të barazvlefshëm dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhunë, me forcën e armëve, me kryengritje. Mark Gurakuqi do shkruajnë ishte trim por s'e pëlqente gjakderdhjen. Gurakuqi ishte për zgjidhjen paqësore të probleme nepërmes ligjeve, zgjidhjeve "me drejtësi e në mënyrë të butë".

Si i tillë, ishte kundër futjes se popullit në udhën e kryengritjes së armatosur. Duke pasur këto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqësore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhunë të problemeve, Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e 1924, pas një hezitimi e kundërshtimi të fortë.


Miku i tij, Mustafa Merlika-Kruja shkruan në letërkëmbimin me Atë Paulin Margjokajn:
"Në lëvizjen e qershorit 1924 ka qenë kundërshtar deri që nuk qe vendosun, ka luftue si Luâ për t'a ndalue, tue profetue pikë për pikë të gjitha pasojat qi u vërtetuen ma vonë njana mbas tjetrës. Por, mjerisht, mandej kur s'i eci fjala, vot mbas rrymës e u bâ edhe ministër me Fan Nolin".


"Gurakuqi u tërhoq (në revolucion) pas një kundërshtimi të fortë. Mund ta dëshmojnë sa u ndodhën në Vlorë". - shkruante Stavro Vinjau.

Për veprimtarinë e tij si ministër vazhdojmë të lexojmë Vinjaun:

«... si ministër i Financavet i Kabinetit Noli bëri çudira. Gjeti 4 milion franga ari të papaguara; me administrimin e tij të shkëlqyer, me ngursimet e tij (ngursente parat e Shtetit më tepër se paratë e tij) arriti që jo vetëm buxhetin e ri t'a mbyllnjë me një tepricë prej 1.000.000 franga ari, po edhe të gjithë borxhet e Shtetit të kohës së kaluar të paguhen; nëpunësit të cilët prej 2-3 vjetëvet qenë mësuar të paguheshin me një vonesë prej 3-4 muajsh, arritne ditët e fundit të administrimit të tij të paguhen rregullisht. Dhe barasimin e buxhetit e bëri pa mbyllur asnjë pagesë të dobishme në arësim e P. Botore, pa pakësuar ushtrin dhe duke i dhënë xhandarmëris sa kërkoj Komanda e Përgjithëshme.»

Ndër kujtimet e Atë Anton Harapit tregohet se sapo po përgatiteshin për nxjerrjen e numrit të ri të gazetës "Ora Maleve", një telegram nga Vlora i njoftonte mbi nisjen e Lëvizjes, pasi Padër Harapi e pyeti se ç'kishte ngjarë, Gurakuqi i ishte përgjigjur,"Na kánë fik' Padër Anton: qè, e kanë fillue revolucionin atje në Vlonë, deputetët tonë... pra âsht' e kotë të kjahena: duhet të jena solidar me shokët, çou ta fillojmë edhe na".

Qëndrimin e mësipërm të L. Gurakuqit, Padër Anton Harapi e përforcon si vijon:
Si me falimentue kështu, Luigj? Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie?
Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s'kishte qitë. U kuq, i u muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes:
- Padër Anton na skredituen (diskredituan) tepër keqas, na kanë deklarue komunista n'opinionin publik t'Europës. Për Zoten, nuk due t'iku, por po ndeja un këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m'vjen si trathtí ta marr në qafë popullin e shkretë".

Padër Anton Harapi nxjerr konkluzionin se Gurakuqi për besë e për burrni qe i zoti të vepronte edhe kundër bindjes së vet. Sidoqoftë, ky është një nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka lënë "vijën e mesme të tij".

Vrasja


Letra e Baltjon Stamolles

Pas shtypjes së Lëvizjes së qershorit shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari prej Baltjon Stamollës në derë të Hotel Cavour, kushëri i vetë Luigjit.

Ishte mbrëmja e 2 marsit, në restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do t'shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij.[20] Në xhepat e shkyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat.


Varrimi i Luigj Gurakuqit, në qendër Hasan Prishtinën duke e përshëndetur bashkëpatriotin e tij
N'organizimin e këtij atentanti kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Çatin Saraçi, dëftuar kjo nga letra nisur nga vrasësi që kërkon ndihmë:
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)
Çatin Saraçit Hotel de la Ville...”

Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: "Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës."

Ceremonia mortore dhe Gjyqi i Tranit

Vorrimi i Gurakuqit në Bari të Italisë, foto Pici, mars 1925

Autoritetet italiane nuk lejuan që funerali të mbahej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezave. N'ato çaste tragjike miku i afërt i Gurakuqit, Gjon Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte vra "trimi i bardhë si dborë" për t'ia lanë si kujtim brezave të ardhshëm. Në Bari rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinës, Llazar Fundos, Beqir Valterit etj.

Gjyqi i mbajtur në qytezën e Tranit në Puglia më 31 gusht 1925, cilësohet nga miku i tij Dom Lazër Shantoja

"si shêmbull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore—na difton sheshasit se diktatori i Romes desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranes, të Zogut. Zogu nemosé e vrau Gurakuqin me kubure, me armen e barbarizmes e të padrejtësiës, Mussolini na e vrau me gjyqë... me armen e civilizimit e të drejtësiës! Nuk mjaftoj lirimi i plotë i kriminelt të poshtër; drejtesia italjane i intonon nji apologië sakrilege gjaksorit e ferfllon nji të fyeme trashamane mbî viktimen."

Nuk u mor parasysh prova e fotos së letrës, bërë nga Sali Hoxha prej Elbasani, apo z. Pollastrini që kishte pa Stamollën duke folur me një person, që dyshohej t'ishte Çatin Saraçi. Ikja e Saraçit prej Barit përbën një hollësi tjetër të pazakontë. Pala mbrojtëse kishte tre avoketën, ndërsa pala e të vrarit asnjë. Mundohet me e nxjerrë Baltjonin të çmendur dhe bazohen vetëm tek dëshmitë e tij.

Sipas botëkuptimit të kohës, miqtë e tij, Mustafa Merlika-Kruja veçan do merrte hakun me t'ardhur në krye të qeverisë në dhjetor 1941.

«Tjetërkund, njerzt e idealit, ne u mbytshin për së gjalli, nderohen per së dekuni.
Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen?
Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk
kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë?»

Fjalët e Atë Gjon Shllakut në një artikull përkujtimor do shprehnin harresën që iu bë Viganit Liberator.

Mendësia dhe veprat

Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjërë dhe enciklopedike, e njiheri edhe trim si zana.

Njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të popullit të vet dhe i kulturës klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo botërore ishin objekt i përhershëm i studimeve të tija. Njihte arkeologjinë e shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë arsimore pedagogjike kombëtare dhe europiane. Gurakuqi ishte poliglot. Përveç shqipes, zotëronte latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten, njihte greqishten e gjermanishten, ka të ngjarë edhe anglishten dhe kishte një kujtesë të çuditshme. Në formimin filozofik botëkuptimor L. Gurakuqi është idealist objektiv. Ai mbante qëndrime liberale ndaj fesë e praktikave fetare, qëndronte larg çdo fanatizmi fetar. Pranonte ekzistencën e Zotit si krijues i gjithësisë. Sipas tij Zoti është qënie që s'ka as fillim e as mbarim, se asgjë nuk mund të krahasohet me të, se:

"...qielli e toka, fushat e gjana,
Malet e nalta, detrat e mëdhana,
T'gjitha prej Zotit paten krijim,
Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim"

Është ky Zot i plotfuqishëm tek i cili L. Gurakuqi ka shpresë dhe besim se do të marrë në dorë fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve, se do të bekojë punët e tyre e do t'u plotësojë dëshiren për liri e pavarësi. Dialektika e zhvillimit është ndër anët më racionale të idealizmit objektiv. L. Gurakuqi e pranonte parimin e zhvillimit të botës, të natyrës, të shoqërisë e të shpirtit njerezor, se çdo gjë në botë "ndërron pa prâ", se "bota asht si një rrotë që sillet pa rreshtur" dhe se "vetëm fatalistët e krymbun, trêmben prej përparimit... kondendohen (kënaqen) me ndêj gjithmonë në një shtet (gjendje) t'gurtë e t'pa jetë". Sipas F. Nolit,"qëndronte aq larg fanatizmës fetare të ngushtë, sa muhamedanët e Veriut kishin një besim të pakufishëm, aq sa në Gegëri, s'ka patur një tjetër udhëheqës, i cili bashkonte rreth vehtes së tij, katolikët e muhamedanët gegë. Ai ka qenë aq pak regjionalist sa që kur lindi çështja kombëtare s'ka patur një gegë patriot, aq të dashur midis toskëve sa Gurakuqi"

Gurakuqi gjatë gjithë jetës së tij pati marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë ata drejtues të komuniteteve fetare që luftonin për një Shqipëri të lirë. Me 26 shtator 1913, Abati i Mirditës, i dërgon telegram në Vlorë, Gurakuqit, Ministër i Arsimit të Qeverisë së Përkohshme,"Të lutem epi zemën Komisionit të meetingu-t të Vlonës e shtrengoi doren Kryetarit të Qeveries së pertashme për bashkim e të lidhun bese që kena me ta në të gjitha punt e mbara për ngallnimin e lulzimin e Shqypenies. Sot âsht dita me kqyr edhe Shqypetarët kundershtarë, si vllazën e me mndyra vllaznore me i avit nga mprojtja e Atdheut nen hije t'Ismail Qemal Begut e t'atyne burrave qi njohin e nderojnë flamurin e Shqypenies. Uroj shndêt e jetë e faqe të bardhë të gjithë atyne Shqypetarëve qi me vepra urtie, bese e dashunie diftohen të dênjë per kujdes t'Europes e cila mundohet me e mkâmb e me e burrnue Atdheun tonë".

Levizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore i dhanë personalitetit të L. Gurakuqit peshën e përmasave mbarëkombëtare, e bënë atë një figurë tepër autoritare e të besueshme edhe ndër punët më të vështira e më delikate për fatet e atdheut. L. Gurakuqi i dhá gjithçka kësaj levizjeje: tërë forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rininë, gëzimet e jetës, shpirtin e gjakun e vet.

"Fitimet qi kam pasun deri më sot prej jetës s'eme politike janë këto: rrezik jete, të shame e borxhe".

Ai ishte gati të luftojë e të vritet jo vetëm për Shkodrën, por edhe per çdo cep të dheut që i thonë Shqipëri. Nga Parisi, në dhjetor të vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastrës i shkruante Myfit bej Libohovës,"... jam gati, po të jetë nevoja e të shihet me udhë, qi të vij edhe të vritem për Gjirokastrën e për nderin kombëtar"


Monument'i kushtuar Luigj Gurakuqit në qendër të Shkodres


Luigj Gurakuqi ka meritën se është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të levizjes sonë kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Në këtë kuadër ai ishte njohësi dhe propaganduesi më i mirë i traditave të popullit tonë, i traditave kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit tonë. Thelbin e qëndrimit të tij në këtë fushë e përbën ideja se nuk duhen mohuar të parët, paraardhesit, sepse përndryshe nuk do jemi shqiptar, s'kemi kujt t'i shkojmë mbrapa e prej kujt tjetër të frymëzohemi. Duke propaganduar me zjarr traditat e popullit tonë ai kishte një synim të qartë: Shqiptarët të njohin vlerat e veta, të njohin e çmojnë vlerat e gjakut të tyre.
Gurakuqi u përpoq për të dhënë një pamje sa më realiste të Shqipërisë. Prandaj ai vinte në dukje edhe të metat e gabimet e shqiptarëve, duke u bërë thirrje për t'i luftuar e ndrequr ato. Veçanërisht i shqetësuar ka qenë për zakonin e gjakmarrjes. E dënonte atë si një akt të dëmshëm dhe si mjet të nxitjes nga të huajt të përçarjes në popullin shqiptar.

Si krijues Gurakuqi pati marrdhënie të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtes, Prenk Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e perkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, "S'kndôn bylbyli". Gjergj Fishta i dedikon atij vepren "Pika e voeset". Por me Faik Konicën pas Kongresit të Durrësit nuk do shkojnë aq mirë.

Piktura kushtuar Gurakuqit

Kthimi në Shkodër të Gurakuqit, pas shpalljes së kushtetutës nga xhonturqit, me 2 korrik 1908.
Është fjala për një kompozim në vaj mbi karton, në përmasat 55 me 78 cm, pa firmë dhe pa diçiturë, që ka fiksuar kthimin në Shkodër të Gurakuqit, pas shpalljes së kushtetutës nga xhonturqit, me 2 korrik 1908. Shkak për njohjen e paktë të pikturës ka qenë vendosja në një kënd të pandriçuar mirë, në një mjedis të mbyllur e me një numër të kufizuar shikuesish, si dhe afërsia me aksponatin e rrobeve të përgjakura të Luigjit, vatër dominante ku përqëndrohej vëmendja e çdokujt. Piktori Kel Kodheli e solli punën e tij, në shtëpinë muze (që me kthimin e saj me 19 shkurt 1964) “Luigj Gurakuqi”. Është një interpretim realist me disa penelata impresioniste, që duken tek drita, ajri, prekja e figurave. Autori ka punuar me masa të plota penelatash. Telajoja ndahet në dy masa: në pjesën e poshtme të errët, ku spikat ndonjë e kuqe-vjollcë-okër e kostumit kombëtar dhe në pjesën e sipërme të kaltër të çelët, ku spikat figura e të riut 29 vjeçar. Ngjyrat janë kontrastuese. Dinamizimi i tabllosë theksohet prej penelatave të shkathta.

 Drita që vjen nga liqeni, tregon një çast pasdrekeje dhe krijon një atmosferë mjaft sugjestive. Peizazhi ka një lloj qetësie, ndërsa figurat janë plot lëvizje. Luigj Gurakuqi kthehet në ShkodërI porsazbritur nga anija në breg të Bunës, Gurakuqi ka hipur në pajton, të cilit në çast turma që shtyhej t'i dilte para, ia ka shmprehur kalin, për të tërhequr vetë shtagat e për të çuar Luigjin gjer në Lulishten Popullore, pikërisht aty ku sot ndodhet përmendorja e tij… Populli i bëri një pritje madhështore, që Noli do ta quante të denjë për një Mesí.

Gurakuqi me kapelë republika në dorë përshëndet njerëzit, të cilët të zënë me pritjen e tij s'iu del koha të heqin kapelet, qeleshet, fesat… Drita bashkë me ngjyrat bëhen elemente të dorës së parë, për të krijuar atmosferën festive. Ngjarja shpaloset në një mjedis të hapur dhe mënyra e paraqitjes është perspekti-ve. Është një kompozim asimetrik, i ndërtuar me dy linja horizontale: më e fortë e poshtmja, më e butë e sipërmja, e cila ndihmon perspekti-vën. Mbi këto dy linja horizontale përftohet një linjë vertikale (figura e Luigjit), por që mbështetet nga linja pak të fshehura diagonale (nga shtagat e karrocës, tek duart e hapura të Luigjit). Mbi këtë ndarje vërejmë vlerë trekëndëshi… Zhvendosja e figurës kryesore djathtas qendrës së kompozimit ndihmon për të dhënë idenë e lëvizjes. Ndaj ndjejmë një ritëm në rritje, ndjejmë një sens hapjeje, që përfundon në mënyrë tepër të dukshme tek duart e Luigjit, përmes një këndvështrimi romantik.

 Protagonisti megjithëse nga ana proporcionale më i vogël, ngaqë s'është në plan të parë, gëzon nga piktori forcën grafike, duke u siluetuar në sfond të çelët, gjë që s'e kanë figurat e tjera edhe të planit të parë. Mesazhi i pikturës është kthimi në atdhe. Por me ardhjen e Luigj Gurakuqit në Shkodër, apo të Ismail Qemalit në Vlorë, që i bëhet e njëjta pritje, rikthehet shpresa. Kjo tabllo kompozicionale e një artisti me bagazh profesional, si Kodheli, e lë syrin e shikuesit të çdo kohe të sintetizojë.


Vepra


Abetare nga Luigj Gurakuqi (Lek Gruda), Bukuresht, 1906
"Vargënimi n'gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" - Napoli, 1906
"Abetar i vogël shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" prej Lek Grudës.
"Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja" - Napoli
"Abetari i gjuhës shqipe". Athinë, 1912.

Ka thënë

"Kam pas nderin me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim de Rada . Tue u gjetë përpara t’amblit kangtar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë,., e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipnin, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe...!"

"Zoti i madh dhe ai vërtetë ka në dorë fatin e njerzimit e të popujve, ai din gjithçka, bân gjithçka dhe sheh gjithçka."

"Feja âsht' e mirë, âsht' nji ndihmë e madhe për jeten e k'saj bote. Parimet e fesë të ndjekuna mirë, i bâjnë njerzt qytetarë të ndershëm, i msojnë që t'i shërbejnë atdheut, që t'u nënshtrohen ligjeve të shtetit".

"Atdheu âsht gjâja mâ e çmueme që kena në kyt jetë."

"Nji komb rron me tradita, me gojdhâna. Ay popull kur kujton e nderon të parët e vet, âsht' me të vërtetë nji komb trim'".

"Shqipnia e shqiptar't në kufijt që i ka falur zoti deri ku flitet gjuha e âmbel e zogjvet të shqipes."

"Un' po ju tham se nevojë e madhe âsht' të pajtoni muhamedanë me të krishtenë. Duhet t'a marrim vesht të gjithë se jemi në rrezik të madh e mund të hupim për jetë të jets",- shtator 1912.

""Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekeson kujtimin e tyne, jo vetëm ndêr faqet e historisë por edhe mbi rrasa e në monumenta, ai popull tregon se ka ndêrgjegje, se ka ndiesi të holla, se njef miradijen e ka dishirë me u sjell e me u drejtue mbâs shembullit të të Mëdhajvet të vet".

""Në parlament mâ mirë se askûnd mund të mbrohen ligjërisht ashtu si duhet të drejtat e popullit kundër shpërdorimeve t'organeve të qeverisë".

"Nji qeveri konstitucionale nuk mundet me prishe asnje dhjeteshe pa e futun ne buxhet e pa aprovimin e parlamentit".

"Kur bujku të jetë skllav nuk e punon mirë token, e ma vonë shtyhet në bolshevizëm. Shtimi i pronave të vogla âsht mjeti mâ i fortë kundër përhapjes së bolshevizmit".

""Diplomacia e vërtetë mbështetet mbi udhen e mesme, t'cilen e gjejnë vetëm ata që, tue mbajt të patundun parimet, dijnë me pajtue të drejtat e nevojat e atdheut të vet, me kushtet e politikës së përgjithshme".

"Të mos besojmë si disa shqiptarë, se Vilsoni u smuer, se Klemonso-it nuk i shkon buka e se zotin Lloyd George nuk e zén gjumi nga kujdesi i Shqipnisë, se Fuqitë e Mdhá s'kujtohen ndonjiherë për Shqipninë kur duen të zgjidhin konfliktet në mes vedi apo të ndreqin ngatresat e të tjerëve në dam të interesave të Shqipnisë."


Burime


^ a b c Dr. Hoti V., Luigj Gurakuqi - Personalitet i shquar i jetës politiko-shoqërore dhe kulturore-arsimore shqiptare, Phoenix. - Nr. 2, , 1999, f. 147-161
^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 - Republika e Shqipërisë KUVENDI Tiranë 2005
^ a b c Gjikam, Luigj Gurakuqi "Vjersha", Laterza, Bari 1940
^ a b c d e f g h i Prof. Fishta F., Luigj Gurakuqi - Njeriu i Shtetit e Shkrimtari, Hylli i Dritës 3/1944
^ a b c Gjikam, "Lote ë lule për mi varr të Luigj Gurakuqit", "Shqipëri e Ré" nr.28-XI 1933
^ «Due colonie albanesi in Italia finora sconosciute» botue në vedi edhe tek e përkohshmja e A. Lorecchio-s «La Nazione Albanese»
^ Andoni B., Luigj Gurakuqi, si nuk e kemi njohur
^ Ditari i Pater Palit 6.XI.1908
^ Letër nga Eqrem Bej Vlora drejtuar Mustafa Merlika-Krujës, Ku isha në vigjilje të pavarësisë, Romë me 2 maj 1955
^ a b c Ukcamaj B., "Shqiptarët në qytetërimin perëndimor": toleranca fetare, "Princi", 2009
^ Merlika E., “Mustafa Kruja në historinë shqiptare”, OMSCA-1, Tiranë 2012
^ "Bisedimet e Këshillit Kombëtar" Viti I, Nr.12.1921, fq. 178-179
^ a b Tako P., “Luigj Gurakuqi. Jeta dhe vepra”, Tiranë, 1980.
^ a b Dom Shantoja L., "Vepra", nën kujdesin e Arben Markut. Botime Françeskane, Shkodër 2006
^ Këlcyra A., Shkrime për historinë e Shqipërisë, nën kujdesin e Tanush Frashërit, Onufri, 2012
^ a b Epistolari Kruja-Margjokaj, nën kujdesin e Gjovalin Çunit, Camaj-Pipa, Shkodër - 2008
^ a b c Vinjau S., "Luigj Gurakuqi", «Dielli», Boston Mass., N. 2886, (429), 14 korrik 1925
^ a b P. Harapi A., "Si e njoh unë Gurakuqin", HD 3/1944
^ Këlliçi S., Jehona e një krimi të shëmtuar politik: rrethanat e vrasjes së Luigj Gurakuqit në mars 1925, Koha jonë. - Nr. 83, 28 mars, 2006, f. 6.
^ Merlika E., Përtej mjegulles së historisë, albanovaonline, maj 2006
^ «Liria Kombëtare», Genève Suisse, Nr. 5, me 26 gusht 1925
^ Radovani F., Ja vrasësit e atdhetarit Luigj Gurakuqi...!, Gazeta shqiptare. - Nr. 4888, 6 prill, 2010, f. 27.
^ Ndreca A., Andrra e parealizueme e Luigj Gurakuqit, Gazeta 55. - Nr. 60, 4 mars, 2008, f. 14.
^ Dom Shantoja L., Beograd, me 2 Tetuer 1925. "Liria Kombëtare", botue me 7 tetor 1925.
^ "Padrejtësia e gjyqit të Trani-t", Hylli i Dritës, 3/1944
^ Shllaku Gj., Të vramë dy herë, Hylli i Dritës 1942
^ Prej epistolarit të L. Gurakuqit, 27 korrik 1924. Botuar te Hylli i Dritës, 3/1944
^ Letër e L. Gurakuqit drejtuar Myfid b. Libohovës, Paris më 4 dhetor 1918
^ Shtëpia muzé e Luigj Gurakuqit, marrë nga Koha Jonë.
^ Çapaliku A., "Alfabeti i munguar: studime letrare" (Luigj Gurakuqi: Një poezi dhe një pikturë pak të njohura), red. Gjon Shllaku 'Camaj-Pipa', Shkodër, 2003.
^ Dr. Kazazi Nj., Pedagogu Luigj Gurakuqi dhe abetaret e tij